Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

“Mos blini te shqiptarët”, Kandiqi fton studentët serbë të dalin në mbështetje të furrës së shqiptarit në Krushevc

The Geopost July 6, 2026 2 min read
Share the news

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë në Serbi, Aleksandar Radovanoviq, ka shpërndarë disa fotografi për të cilat ka thënë se janë ngjitur si poster para furrës së bukës së një shqiptari në Krushevc, në Serbi.

Mes tjerash në mes të fotografive shkruan në gjuhën serbe: Mos e harro Gazimestanin. Mos bli te shqiptarët.

Shqiptarëve në këtë rast iu është referuar “Shiptarë” që zakonisht serbët e përdorin kur duan t’i nënçmojnë shqiptarët.

Përmes një postimi në X, Radovanoviq ka thënë se personi që e ka bërë këtë duhet të dënohet publikisht për nxitje të urrejtjes kombëtare.

“Posteri që u ngjit sot në Krushevc, para furrës së bukës që e mban një shqiptar. Politika e masave reciproke ndaj shqiptarëve në Serbi duhet të dënohet publikisht dhe të ndalet, ndërsa ai që e ka menduar dhe organizuar këtë duhet të mbahet përgjegjës, në përputhje me ligjin, për nxitjen e urrejtjes kombëtare”, ka shkruar ai.

Postimin e tij e ka shpërndarë në profilin e saj në X, themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare në Serbi, Natasha Kandiq.

@studentblokade, okupite se ispred pekare u Kruševcu, pokažite solidarnost, da ste protiv svih etničko nacionalističkih postupaka. https://t.co/fnjoenZmz3

— Natasa Kandic (@natasakandic) July 5, 2026

Ajo ka ftuar edhe studentët që po protestojnë prej muajsh, të mblidhen para kësaj furre të bukës për të treguar solidaritet dhe që janë kundër veprimeve etno-nacionaliste.

“Mblidhuni para furrës së bukës në Krushevc, tregoni solidaritet dhe se jeni kundër të gjitha veprimeve etno-nacionaliste”, ka shkruar Kandiq.

Më 28 qershor, gjatë kremtimit të Vidovdanit në Gazimestan, Policia e Kosovës ndaloi 37 persona kryesisht nga Serbia, prej të cilëve 36 u proceduan para gjykatës.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj 36 të pandehurve për thirrje provokuese me elemente të nxitjes së përçarjes në manifestimin e Vidovdanit, në Gazimestan.

Të pandehurit janë dënuar me nga 700 euro gjobë, e ata që nuk janë shtetas të Kosovës, janë dënuar edhe me ndalesë futjeje në Kosovë për tre vjet.

Tags: Natasha Kandiq Serbia Shqiptarët në Serbi

Continue Reading

Previous: Mal i Zi ndalon tre shtetas rusë, u gjetën pajisje të sofistikuara pa dokumentacion
Next: Videnoviq: “Bota Serbe” është vazhdim i projektit të “Serbisë së Madhe” – pa shkëputje nga Rusia s’ka rrugë drejt BE-së

Çerimagiq: Përmes Vulinit, Serbia promovon mbështetjen ruse për Vuçiqin dhe projektin e “Botës Serbe” 3 min read
  • Ballkan
  • News

Çerimagiq: Përmes Vulinit, Serbia promovon mbështetjen ruse për Vuçiqin dhe projektin e “Botës Serbe”

The Geopost October 11, 2026
Rusia, BE-ja, Kina, SHBA-ja: Kah cili vend anojnë 18 listat zgjedhore në Serbi? 15 min read
  • Ballkan
  • News

Rusia, BE-ja, Kina, SHBA-ja: Kah cili vend anojnë 18 listat zgjedhore në Serbi?

The Geopost October 11, 2026
Nga Banjska deri te “Bota Serbe”, zbulohet plani i Vuçiqit dhe Vulinit për destabilizimin e Ballkanit! 2 min read
  • Ballkan
  • News

Nga Banjska deri te “Bota Serbe”, zbulohet plani i Vuçiqit dhe Vulinit për destabilizimin e Ballkanit!

The Geopost October 11, 2026
Bosnje dhe Hercegovina pas zgjedhjeve: Mes Rusisë dhe Perëndimit 9 min read
  • Ballkan
  • News

Bosnje dhe Hercegovina pas zgjedhjeve: Mes Rusisë dhe Perëndimit

The Geopost October 11, 2026
Ish-ministri gjerman për deklaratën e Daçiç-it: Kjo rrugë çon drejt luftës, jo BE-së 1 min read
  • Ballkan
  • News

Ish-ministri gjerman për deklaratën e Daçiç-it: Kjo rrugë çon drejt luftës, jo BE-së

The Geopost October 11, 2026
Studentët në protestë në Nish, Demokratët Evropianë: Vuçiqi po ndjek gjurmët e Orbanit 1 min read
  • Ballkan
  • News

Studentët në protestë në Nish, Demokratët Evropianë: Vuçiqi po ndjek gjurmët e Orbanit

The Geopost October 11, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.