Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Videnoviq: “Bota Serbe” është vazhdim i projektit të “Serbisë së Madhe” – pa shkëputje nga Rusia s’ka rrugë drejt BE-së

The Geopost July 6, 2026 3 min read
Share the news

Profesori I Universitetit të Beogradit dhe ish-zëvendësministri i Shkencës në Serbi, Ivan Videnoviq, ka deklaruar se koncepti i “Botës Serbe” përfaqëson një rikthim ideologjik të projektit të “Serbisë së Madhe” të viteve 1990, duke vlerësuar se Serbia nuk mund të bëhet një partner i besueshëm për Bashkimin Evropian dhe fqinjët e saj pa u shkëputur përfundimisht nga kjo politikë dhe ndikimi rus.

Në një intervistë për BGNES, Videnoviq e përshkroi Serbinë si një shtet që ndodhet në një periudhë të zgjatur paqëndrueshmërie dhe që qeveriset nga një “autokraci elektorale”, ku zgjedhjet mbahen, por konkurrenca e lirë politike është e pamundur.

Ai tha se protestat masive që shpërthyen pas tragjedisë në Novi Sad, ku humbën jetën 16 persona, ishin reagim ndaj korrupsionit, marrëveshjeve të errëta dhe lidhjeve të pushtetit me interesa të caktuara ekonomike.

Sipas Videnoviqit, regjimi i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, është ndërtuar mbi kultin e individit, ndërsa vendimet kryesore merren në mënyrë të centralizuar.

Ai theksoi se sot ekziston një shumicë qytetarësh që janë kundër pushtetit aktual, por opozita mbetet e fragmentuar dhe e paaftë të bashkohet për shkak të kushteve të pabarabarta politike.

Duke komentuar protestat studentore, Videnoviq kritikoi mungesën e udhëheqësve të identifikueshëm, duke thënë se frika nga sulmet mediatike ka bërë që lëvizja të mbetet pa drejtim të qartë politik.

“Lëvizja vazhdon të jetë amorfe dhe ende nuk është shkëputur nga politikat nacionaliste që dominojnë Serbinë prej dekadash”, u shpreh ai.

Profesori serb argumentoi se koncepti i “Botës Serbe” nuk është gjë tjetër veçse një vazhdim i projektit të “Serbisë së Madhe”, duke kujtuar se ish-presidenti Slobodan Millosheviq vazhdon të paraqitet pozitivisht në mediat pranë pushtetit, ndërsa ish-gjeneralët e dënuar nga Gjykata e Hagës shfaqen si analistë të rregullt.

Ai shtoi se Serbia ka ndërtuar me vetëdije një varësi energjetike nga Rusia dhe se ndikimi rus në vend është shumë i madh, përmes mediave dhe strukturave propagandistike.

“Serbia është bërë një qendër e propagandës ruse. Nuk ekziston asnjë forcë e madhe politike që kërkon vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, ndërsa edhe mediat e pavarura shpesh bien në kurthin e balancimit të propagandës ruse”, deklaroi ai.

Sipas Videnoviqit, Serbia nuk mund të ruajë njëkohësisht ndikimin rus dhe të ketë një perspektivë reale për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Duke folur për marrëdhëniet rajonale, ai tha se propaganda kundër vendeve fqinje vazhdon të jetë e fortë, ndërsa e cilësoi Kisha Ortodokse Serbe si një organizatë me rol politik dhe ideologjik në promovimin e konceptit të “Botës Serbe”.

Videnoviq u ndal edhe te raportet me Kosovën, duke vlerësuar se Serbia vazhdon ta kërcënojë Kosovën me retorikë ushtarake dhe se pavarësia e saj ishte rezultat i dështimit të Beogradit për t’i trajtuar shqiptarët si qytetarë të barabartë gjatë periudhës sa e administroi territorin.

“Nëse Serbia pranon realitetin dhe heq dorë nga politikat hegjemoniste, ajo mund të zhvillohet më shpejt dhe të bëhet një partner i besueshëm për fqinjët dhe Bashkimin Evropian”, përfundoi ai.

The GeoPost

Tags: Ivan Videnoviq Serbia

Continue Reading

Previous: “Mos blini te shqiptarët”, Kandiqi fton studentët serbë të dalin në mbështetje të furrës së shqiptarit në Krushevc
Next: Vuçiq jep miliona euro për të akuzuarin e Banjskës në ndërtimin e spitaleve, shtëpive dhe shkollave në Kosovë

Margetiq për Vuçiqin: Para 34 vitesh dogji Sarajevën, sot vështron Serbinë në flakë 2 min read
  • Ballkan

Margetiq për Vuçiqin: Para 34 vitesh dogji Sarajevën, sot vështron Serbinë në flakë

The Geopost August 27, 2026
Anatomia e një operacioni të BIA-s: Si u tentua diskreditimi i Albin Kurtit përmes “Masave Aktive” të stilit sovjetik, duke përdorur një vend të tretë 4 min read
  • Ballkan
  • News

Anatomia e një operacioni të BIA-s: Si u tentua diskreditimi i Albin Kurtit përmes “Masave Aktive” të stilit sovjetik, duke përdorur një vend të tretë

The Geopost August 26, 2026
“Topi i zjarrtë nga Kosova” dhe teoritë e tjera: Si u përhap dezinformimi për zjarret në Serbi 8 min read
  • Ballkan

“Topi i zjarrtë nga Kosova” dhe teoritë e tjera: Si u përhap dezinformimi për zjarret në Serbi

The Geopost August 26, 2026
Thirrja që SHBA-ja ta njohë pavarësinë e Republikës Serbe, reagon Murphy: Çmenduria më e madhe e shkruar për Bosnjën 2 min read
  • Ballkan

Thirrja që SHBA-ja ta njohë pavarësinë e Republikës Serbe, reagon Murphy: Çmenduria më e madhe e shkruar për Bosnjën

The Geopost August 26, 2026
Wikoff: KFOR-i s’ka mandat për të përcaktuar nëse ura mbi Ibër hapet, vendimi u takon BE-së dhe Kosovës 4 min read
  • Ballkan

Wikoff: KFOR-i s’ka mandat për të përcaktuar nëse ura mbi Ibër hapet, vendimi u takon BE-së dhe Kosovës

The Geopost August 26, 2026
AKTAKUZA E PLOTË: Fatmir Sheholli zbatoi planin e përgatitur nga zyrtari i BIA-s me synim dëmtimin e interesave të Kosovës 6 min read
  • Ballkan
  • Siguri

AKTAKUZA E PLOTË: Fatmir Sheholli zbatoi planin e përgatitur nga zyrtari i BIA-s me synim dëmtimin e interesave të Kosovës

The Geopost August 26, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.