Bashkimi Evropian nuk ka reaguar ndaj informacioneve të fundit se përgjegjësit për sulmin në Banjskë mbrohen nga struktura zyrtare në Serbi.
Nga Zyra për Shtyp e Komisionit Evropian vetëm përsëritet qëndrimi se shprehet keqardhje që Serbia ende nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në veri të Kosovës në vitin 2023.
Megjithatë, nuk ka pasur reagim zyrtar lidhur me hulumtimin e Radios Evropa e Lirë, në të cilin identifikohen dy pjesëtarë të Xhandarmërisë së Serbisë, të përmendur si pjesë e sigurimit të Zvonko Veselinoviqit dhe Millan Radoiçiqit.
Hulumtimi bazohet në analiza fotografish, burime të hapura dhe gjurmë publike që i lidhin ata me njësinë speciale të policisë.
Presidenti i Serbisë ka mohuar se ata mbrohen nga pjesëtarë të strukturave shtetërore serbe, ndërsa njëkohësisht ka deklaruar se Millan Radoiçiq nuk është kriminel.
Sjellja para drejtësisë e përgjegjësve për sulmin në Banjskë mbetet një kërkesë e vazhdueshme e institucioneve evropiane ndaj Serbisë.
Në përfundimet e Këshillit të BE-së dënohet vazhdimisht sulmi në Banjskë, shprehet keqardhje e thellë që Serbia nuk ka ndërmarrë hapa të mjaftueshëm për t’i sjellë autorët para drejtësisë dhe kërkohet llogaridhënie, raporton Televizioni Publik i Kosovës.

Miniq: Beogradi po kontribuon në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor
Brey godet Vuçiqin: Propaganda serbe fajëson Brukselin për dështimin e Serbisë drejt BE-së
Vuçiqi kërcënon me ndryshimin e Ibrit, Janjiq: Rikthim te idetë nacionaliste të viteve ’80
Kush po përhap narrativat e Kremlinit në Serbi? Nga faqet anonime te media shtetërore ruse
“Zelensky promovoi narrativën e Beogradit kundër Kosovës”, Joseph: Serbia po armatos Ukrainën, por vazhdon t’i qëndrojë besnike Rusisë
“Retorika dhe praktika në drejtime të kundërta”, gazetari serb kritikon politikën e Beogradit ndaj Kosovës