Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • News

Gazeta zvicerane: Vuçiq u premton qytetarëve miliona euro për të vazhduar të qeverisë, ashtu si idhulli i tij Putin

The Geopost July 3, 2026 2 min read
Share the news

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u premton qytetarëve miliona euro për të qëndruar në pushtet dhe planifikon të largohet nga posti i presidentit të shtetit, vetëm për t’u kthyer si kryeministër dhe për të vazhduar të qeverisë sipas modelit të idhullit të tij, presidentit rus Vladimir Putin, shkruan sot gazeta zvicerane Tages-Anzeiger.

Gazeta shkruan se udhëheqësi serb ka premtuar pagesa njëhershme për pensionistët, përfituesit e ndihmës sociale dhe “të ashtuquajturit veteranë të luftës, të cilët gjatë luftërave në shpërbërjen e ish-Jugosllavisë kanë shkaktuar shumë dëme ndaj popujve të tjerë”.

Në total, Vuçiq, “politikani më i fuqishëm i atij vendi ballkanik”, ka premtuar rreth 600 milionë euro, dhe ndërsa opozita flet për blerje votash, ai thotë se vepron vetëm për mirëqenien e qytetarëve, shkruan Tages-Anzeiger.

Gazeta zvicerane raporton gjithashtu njoftimin e paqartë të Vuçiqit se së shpejti do të largohet nga posti i kreut të shtetit, por vlerëson se pushteti gjithmonë shkon aty ku ndodhet ai vetë. Sipas artikullit, qëllimi i tij është të largohet më herët nga posti i presidentit dhe më pas të marrë postin e kryeministrit.

“Meqenëse ai dominon pothuajse plotësisht skenën politike serbe, pushteti gjithmonë zhvendoset aty ku ndodhet Vuçiq”, shkruan gazeta zvicerane.

Kjo, sipas saj, është dëshmuar edhe në periudhën 2014–2017, kur ish-nacionalisti i skajshëm, i njohur për aftësinë e tij politike të përshtatjes, ishte kryeministër.

Nëse partia e Vuçiqit fiton dhe i mundëson atij të bëhet kryeministër, në postin e presidentit do të vendoset një person besnik që do të kryejë vetëm detyra ceremoniale.

“Ky manovrim kujton lëvizjen e Vladimir Putinit kur në vitin 2008 instaloi Dmitrij Medvedevin si president të vendosur, ndërsa vetë mbajti të gjitha fijet e pushtetit dhe më pas u kthye në Kremlin në vitin 2012,” vlerëson Tages-Anzeiger.

The GeoPost

Continue Reading

Previous: Radhë kilometërshe për karburant në Rusi
Next: Trump publikon shifrat – kush sa shpenzon për mbrojtjen në NATO?

Në Zubin Potok identifikohen mbetje kockore të së paku 23 personave 2 min read
  • Ballkan
  • News

Në Zubin Potok identifikohen mbetje kockore të së paku 23 personave

The Geopost August 19, 2026
Si Rusia rekruton të huaj për luftën në Ukrainë përmes mashtrimit në rrjetet sociale 9 min read
  • Botë

Si Rusia rekruton të huaj për luftën në Ukrainë përmes mashtrimit në rrjetet sociale

The Geopost August 19, 2026
Çfarë janë dronët britanikë që përdoren nga ukrainasit në sulmet e thella brenda Rusisë? 2 min read
  • Botë

Çfarë janë dronët britanikë që përdoren nga ukrainasit në sulmet e thella brenda Rusisë?

The Geopost August 18, 2026
Gjermania shqyrton mbylljen e Shtëpisë Ruse në Berlin, dyshohet se përdoret për spiunazh 3 min read
  • Botë
  • Siguri

Gjermania shqyrton mbylljen e Shtëpisë Ruse në Berlin, dyshohet se përdoret për spiunazh

The Geopost August 18, 2026
RT Balkan dezinformon për KFOR-in dhe Rezolutën 1244 4 min read
  • Fact Checking
  • News

RT Balkan dezinformon për KFOR-in dhe Rezolutën 1244

The Geopost August 18, 2026
Arkitektura e propagandës: Si mediat pro-Vuçiq e mbajnë gjallë narrativën kundër Kosovës 7 min read
  • News

Arkitektura e propagandës: Si mediat pro-Vuçiq e mbajnë gjallë narrativën kundër Kosovës

The Geopost August 17, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.