Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

Për Vuçiqin “nuk janë kriminelë”, por po për amerikanët – kush janë “kumbarët” Radoiçiq dhe Veselinoviq

The Geopost July 3, 2026 3 min read
Share the news

Për shkak të akuzave që lidhen me krimin e organizuar dhe korrupsionin, Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq ndodhen nën sanksionet e SHBA-së prej më shumë se katër vitesh.

Në Serbi, sipas informacioneve të N1, ata ruheshin nga policia, përkatësisht nga xhandarmëria. Sipas autoriteteve serbe, kjo praktikë ka përfunduar para dy ditësh, kur presidenti i Serbisë konfirmoi se, citojmë, “kjo nuk është më rasti”, duke shtuar se biznesmenët kontroversë nga Kosova nuk janë kriminelë.

Por, kush janë Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq?

“Milan Radoiçiq nuk është, natyrisht, as akademik, as piktor, as shkrimtar…”, deklaronte për të presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në vitin 2023.

Tre vjet më parë, Vuçiq thoshte se Radoiçiq “nuk është i pafajshëm si një lule”, ndërsa sot pretendon se ai nuk është as kriminel.

“Po e ndjekin për shkak të Kosovës, e jo për atë që ju po përpiqeni të nënkuptoni këtu, se bëhet fjalë për një kriminel”, tha udhëheqësi serb.

Bëhet fjalë për njeriun që ka pranuar përgjegjësinë për sulmin terrorist të vitit 2023 në Banjskë, ku në përplasjen e armatosur humbi jetë një polic i Kosovës dhe tre terroristë.

Për këtë arsye, Radoiçiq po akuzohet në Kosovë për terrorizëm dhe emri i tij ndodhet në listën e kuqe të Interpolit. Për rastin e Banjskës ai u arrestua edhe në Serbi si i dyshuar për prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim të paligjshëm të armëve dhe lëndëve shpërthyese. Megjithatë, në Serbi, Milan Radoiçiq është një njeri i lirë, i cili, siç duket, vazhdon të ketë nevojë për mbrojtje.

Prandaj, ata dhe kumbara i tij Zvonko Veselinoviq mbrohen nga pjesëtarë aktivë të xhandarmërisë.

“Këta njerëz, kumbarët kosovarë, Radoiçiq dhe Veselinoviq, prej kohësh janë ndër njerëzit më të fuqishëm në këtë vend. Kjo fuqi veçanërisht shfaqet përmes ndikimit të tyre në përzgjedhjen dhe emërimin e njerëzve në sektorin e sigurisë, i cili në fakt është i mbushur plot me njerëz të besuar të tyre”, vlerëson gazetari i të përjavshmes “Radar”, Milan Radonjiq.

“Suksesi biznesor i kumbarëve kosovarë”

Prandaj nuk është e lehtë të besohet se shteti do t’u marrë atë që vetë ua ka dhënë – mbrojtjen policore.

“Do të kujdesem dhe do të bëj gjithçka që kjo të mos ndodhë”, tha presidenti i Serbisë.

Dhe duket se u kujdes, vetëm një ditë më vonë.

Vuçiq deklaroi se “pra, sa kuptova, Radosllav (Repac, vërejtje e redaksisë), kjo nuk është më rasti apo nuk është rasti?”

Ndërkohë, Repac u përgjigj me “xhandarmëria nuk i siguron personat e përmendur”.

Fakti që “kjo nuk është më rasti” qartësisht nënkupton se ka qenë rasti.

Gazetarët që ndjekin suksesin biznesor të “kumbarëve kosovarë”, me të cilin po rritet edhe pasuria e tyre, nuk habiten nga kjo.

“Ai pasuri që përfshin helikopterë, jahte, hotele, gjithçka që përfaqëson jetën e një ‘jet-setteri’ klasik, të gjitha këto ata i kanë marrë nga shteti, përmes tenderëve ku kanë qenë ofertuesit e vetëm. Thjesht, gjithçka që kanë e kanë marrë nga shteti në një mënyrë, apo tjetër”, thotë Radonjiq. Se në cilën mënyrë saktësisht – nuk merret asnjë institucion në Serbi.

Prokuroria e Lartë Publike nuk i është përgjigjur pyetjes së N1 se në cilën fazë ndodhet hetimi ndaj Milan Radoiçiq dhe nëse masat për moslargim nga vendi dhe paraqitjen dy herë në muaj në polici janë ende në fuqi.

Zvonko Veselinoviq nuk është i dënuar, megjithëse prej vitesh është lidhur me vepra të ndryshme penale, nga vjedhja e organizuar e veturave, arrestimet për trafik heroine, deri në vitin 2011 kur edhe vetë BIA, në një raport të siguruar nga KRIK, e cilëson si drejtues të një grupi kriminal të përfshirë në trafik droge, kontrabandë armësh dhe nafte, fajde dhe pastrim parash.

Të dy, si Veselinoviq ashtu edhe Radoiçiq, ndodhen gjithashtu nën sanksione amerikane.

Tags: Aleksandar Vuçiq Kosova Milan Radoiçiq Serbia SHBA

Continue Reading

Previous: Në mungesë të ushtarëve, Rusia po rekruton me forcë burra për të luftuar në Ukrainë
Next: Dezertojnë ish-të burgosurit rusë që luftonin në Ukrainë

Miniq: Beogradi po kontribuon në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor 6 min read
  • Ballkan

Miniq: Beogradi po kontribuon në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor

The Geopost August 19, 2026
Brey godet Vuçiqin: Propaganda serbe fajëson Brukselin për dështimin e Serbisë drejt BE-së 2 min read
  • Ballkan

Brey godet Vuçiqin: Propaganda serbe fajëson Brukselin për dështimin e Serbisë drejt BE-së

The Geopost August 19, 2026
Vuçiqi kërcënon me ndryshimin e Ibrit, Janjiq: Rikthim te idetë nacionaliste të viteve ’80 4 min read
  • Ballkan

Vuçiqi kërcënon me ndryshimin e Ibrit, Janjiq: Rikthim te idetë nacionaliste të viteve ’80

The Geopost August 19, 2026
Kush po përhap narrativat e Kremlinit në Serbi? Nga faqet anonime te media shtetërore ruse 8 min read
  • Ballkan

Kush po përhap narrativat e Kremlinit në Serbi? Nga faqet anonime te media shtetërore ruse

The Geopost August 19, 2026
“Zelensky promovoi narrativën e Beogradit kundër Kosovës”, Joseph: Serbia po armatos Ukrainën, por vazhdon t’i qëndrojë besnike Rusisë 3 min read
  • Ballkan

“Zelensky promovoi narrativën e Beogradit kundër Kosovës”, Joseph: Serbia po armatos Ukrainën, por vazhdon t’i qëndrojë besnike Rusisë

The Geopost August 18, 2026
“Retorika dhe praktika në drejtime të kundërta”, gazetari serb kritikon politikën e Beogradit ndaj Kosovës 4 min read
  • Ballkan

“Retorika dhe praktika në drejtime të kundërta”, gazetari serb kritikon politikën e Beogradit ndaj Kosovës

The Geopost August 18, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.