Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka falur 32 të dënuar në prag të Ditës së Pavarësisë së vendit, përfshirë 28 persona që vuajnë dënime për vepra të lidhura me “ekstremizëm”, raportojnë mediat shtetërore.
Sipas njoftimit, të falurit përfshijnë 20 gra dhe 12 burra. Autoritetet thanë se vendimi është marrë mbi bazën e “parimit të humanizmit ndaj të dënuarve dhe familjeve të tyre”.
Po sipas të njëjtave burime, të gjithë personat e falur kishin dorëzuar kërkesa për mëshirë, duke pranuar fajin dhe duke shprehur pendesë për veprimet e tyre.
Faljet vijnë në një moment simbolik për Bjellorusinë, në prag të festimeve të Ditës së Pavarësisë, e cila shënohet çdo vit me aktivitete zyrtare shtetërore.
Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme për identitetin e të falurve apo natyrën e saktë të veprave për të cilat ishin dënuar.

Estonia zhvendos trupat pranë kufirit me Rusinë, përgatitet për një sulm të mundshëm
Putini po teston kufijtë e Perëndimit – MacMillan: Rusia po sillet si një shtet mashtrues
“Tela me gjemba inteligjentë”: Kurthi i ri i Ukrainës për dronët
Sulmet ruse godasin Kievin gjatë vizitës së kancelarit Merz – publikohen pamjet e sulmit ndaj një prej urave kryesore të kryeqytetit ukrainas
Shefi i NATO-s: Jemi më të fortë se Rusia
Ukraina përdori për herë të parë raketën balistike vendase – rëndësia e saj shkon përtej fushëbetejës