Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka zbuluar një lidhje mes dy kërcënimeve të rreme për bombë që kishin në shënjestër Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, duke dyshuar se pas tyre qëndron i njëjti autor i telefonatave, i lokalizuar në Serbi.
Sipas njoftimit zyrtar, më 30 qershor rreth orës 07:48, Qendra Operative e Policisë së Kosovës ka pranuar një telefonatë nga një person që fliste në gjuhën serbe, i cili ka pretenduar në mënyrë të rreme se në objektin e Stacionit të Autobusëve ishte vendosur një mjet shpërthyes.
Menjëherë pas sinjalizimit, njësitë policore kanë evakuuar qytetarët dhe kanë siguruar perimetrin, ndërsa në vendngjarje janë angazhuar edhe Njësia për Trajtimin e Mjeteve Shpërthyese, njësia K9, hetuesit policorë, zjarrfikësit, autoambulanca dhe Drejtoria e Emergjencave e Komunës së Prishtinës.
Pas kontrollit të detajuar, nuk është gjetur asnjë mjet shpërthyes dhe stacioni është rikthyer në funksion normal.
Lidhur me rastin, prokurori kompetent ka autorizuar inicimin e procedurës për veprën penale “Lajmërim apo kallëzim i rremë”, ndërsa hetimet po vazhdojnë.
Policia ka bërë të ditur se rasti është i ndërlidhur me një kërcënim të ngjashëm të ndodhur më 22 qershor, ku ishte synuar i njëjti objekt. Hetimet e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike kanë zbuluar se të dy telefonatat janë realizuar nga i njëjti numër telefoni në Serbi.
Sipas Policisë së Kosovës, analizat teknike dhe provat elektronike të siguruara e forcojnë dyshimin për lidhjen mes dy rasteve, të cilat tashmë janë pjesë e procedurës hetimore.
Policia ka theksuar se posedon kapacitete të avancuara në hetimet kibernetike dhe gjurmimin e komunikimeve kriminale, duke shtuar se autorët e tillë nuk mbeten anonimë.
Në fund, Policia e Kosovës ka bërë thirrje për qytetarët që të mos bien pre e dezinformatave dhe ka ritheksuar përkushtimin për garantimin e sigurisë publike dhe luftimin e çdo aktiviteti kriminal që cenon rendin dhe qetësinë në vend.
The GeoPost

Kuvendi i Kosovës miraton në parim Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë
Wilson: Regjimi i Vuçiqit po përpiqet të pengojë votimin e diasporës serbe, njësoj si Georgian Dream në Gjeorgji
Biljana Pllavshiq, gruaja që pas masakrës e puthi Arkanin dhe boshnjakët i quajti “material gjenetik të prishur”
YouTuberët austriakë depërtojnë në Batajnicë, publikojnë pamje të bazës ku Serbia operon avionë dhe dronë
Propozimi për Serbinë “tregon se Kongresi ndjek zhvillimet në mënyrë të pavarur nga Shtëpia e Bardhë”
“Malit të Zi i kushtëzohet hyrja në BE”, Kroacia i kërkon pasuri me vlerë mbi 2.4 miliardë euro