Policia malazeze ka marrë vendim që kryeredaktorit të tabloidit beogradas “Informer”, Dragan J. Vuçiçeviq, t’i ndalohet hyrja në Mal të Zi.
Vendimin e ka konfirmuar për “Vijesti” një burim nga Drejtoria e Policisë së Malit të Zi.
Sipas raportimeve, arsyeja lidhet me deklaratat dhe përmbajtjet e publikuara nga Vuçiçeviq dhe mediumi i tij, i cili konsiderohet i afërt me presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Autoritetet malazeze pretendojnë se “Informer” ka përhapur në vazhdimësi gjuhë urrejtjeje ndaj Malit të Zi dhe qytetarëve të tij.
Këshilli i Agjencisë për Shërbime Mediale Audiovizive në Mal të Zi kishte vendosur më herët kufizimin e përkohshëm të transmetimit të programit të “Informer TV”, duke argumentuar se përmbajtjet e tij cenojnë dinjitetin e popullit malazez, mohojnë identitetin kombëtar të Malit të Zi dhe nxisin diskriminim.
Vuçiçeviq e ka mohuar se ka fyer ndonjëherë Malin e Zi dhe ka reaguar duke thënë se nuk e kupton ndalimin, pasi sipas tij ai as nuk kishte planifikuar të udhëtonte atje. “Pse do të ma ndalonin hyrjen në një vend ku as nuk kam dashur të shkoj”, ka deklaruar ai.
Ai gjithashtu ka kundërshtuar akuzat ndaj tij, duke thënë se programi i “Informer TV” tashmë është i ndaluar në Mal të Zi dhe se qytetarët atje nuk kanë mundur të shohin përmbajtjet e transmetuara nga televizioni i tij.
Vendimi vjen pas një episodi të mëparshëm, kur pas ndalimit të hyrjes për 87 shtetas serbë në Mal të Zi, Vuçiçeviç përdori në televizionin e tij deklarata të ashpra ndaj institucioneve malazeze, duke i akuzuar ato për qëndrime “antiserbe”.

Serbia glorifikon kriminelët e dënuar për gjenocid, Vulin kërkon funeral shtetëror dhe ushtarak për Ratko Mladiqin
Spajiq: Një operacion hibrid po përgatitet nga rajoni për të destabilizuar Malin e Zi
Krimineli i luftës Ratko Mladiq dhe rruga e tij drejt rrethimit të Sarajevës dhe gjenocidit në Srebrenicë
Vdiq krimineli i luftës, Ratko Mladiq – i dënuar për gjenocid në Srebrenicë
Hungaria e shpallë Rusinë “kërcënim për Evropën”, kthesë e fortë pas largimit të Orbanit
Margetiq për Vuçiqin: Para 34 vitesh dogji Sarajevën, sot vështron Serbinë në flakë