Serbia ka shënuar nivelin më të ulët të mbështetjes publike për anëtarësim në Bashkimin Evropian krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Evropian, vetëm 31 për qind e qytetarëve në Serbia mbështesin integrimin e vendit në BE.
Ky nivel mbështetjeje e vendos Serbinë dukshëm pas vendeve të tjera të rajonit, ku shumica e qytetarëve vazhdojnë ta shohin anëtarësimin në Bashkimin Evropian si një objektiv strategjik.
Në krye të listës renditet Shqipëria me 92 për qind mbështetje për integrimin evropian, ndërsa Kosova zë vendin e dytë me 83 për qind.
Sipas vlerësimit të Komisionit Evropian, qytetarët e vendeve aspirante e konsiderojnë zgjerimin e Bashkimit Evropian si një investim për të ardhmen.
Ata e lidhin procesin e integrimit me forcimin e paqes dhe sigurisë, krijimin e mundësive ekonomike dhe përmirësimin e perspektivës për brezat e rinj.
Të dhënat pasqyrojnë dallime të dukshme në perceptimin e qytetarëve të rajonit ndaj procesit të integrimit evropian, me Serbinë që mbetet vendi ku skepticizmi ndaj anëtarësimit në BE është më i lartë në krahasim me fqinjët e saj të Ballkanit Perëndimor.


Hulumtimi zbulon lidhjet e pronarit të Euronews me Orbanin dhe Vuçiqin, ish-gazetarët flasin për presion politik
Lista Studentore vizitojnë manastiret në Kosovë, nuk dallojnë në deklarime me regjimin e Vuçiqit
Plani amerikan për sigurinë e Evropës: Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën?
“Lista e Studentëve” kërkon hetim ndaj Vuçiqit për lidhjet me rrjetet kriminale në Serbi
Analisti gjerman: Pas Vuçiqit, Dodiku është partneri më i vlefshëm i Moskës në Ballkan
“Një milion njerëz do të dalin me arkivolin tim”, kolumnisti serb tallet me kërcënimet e Vuçiqit