Gjermania ka dëbuar dy diplomatë rusë për shkak tw, siç njoftoi Gjykata gjermane, vrasjes sw një shtetasi gjerman me origjinë çeçene në Berlin në vitin 2019 me urdhër të Rusisë.
Në një incident të profilit të lartë, Zelimkan “Tornike” Kangoshvili u qëllua për vdekje në një park të Berlinit.
Gykata gjermane të mërkurën e shpalli fajtor rusin Vadim Krasikov për vrasje dhe e dënoi me burgim të përjetshëm, duke thënë se ai punonte për autoritetet ruse që i dhanë atij një identitet të rremë dhe resurse të tjera.
Duke e quajtur vrasjen “një shkelje të rëndë të ligjit gjerman dhe sovranitetit të Republikës Federale të Gjermanisë”, Ministrja e Jashtme Analena Berbok i bëri thirrje ambasadorit rus për të diskutuar rastin dhe e njoftoi se dy diplomatët do tw dëbohen.
Në vitin 2004, Kangoshvili mori pjesë në një sulm në një stacion policor rus që vrau oficerë policie dhe civilë.
“Nuk ka dyshim se Kangoshvili është përgjegjës për vdekjet”, tha gjykatësi Olaf Arnoldi, duke shtuar se autoritetet ruse donin “hakmarrje dhe kthim” për sulmin
“Kangoshvili hoqi dorë nga lufta kundër Federatës Ruse vite më parë. Ai nuk ka mbajtur një armë në duart e tij që nga viti 2008,” tha Arnoldi.
“Ky nuk ishte një akt vetëmbrojtjeje i Rusisë. Ky ishte dhe nuk është gjë tjetër veçse terrorizëm shtetëror”.
Në dhjetor 2019, presidenti rus Vladimir Putin e quajti Kangoshvili një “terrorist dhe vrasës”.
Ndërsa jetonte në Gjeorgji në vitin 2015, Kangoshvili i mbijetoi një atentati. Më vonë u transferua në Ukrainë dhe më pas në Berlin.
Ambasadori i Rusisë në Berlin ka mohuar përfshirjen ruse në vrasjen e Kangoshvilit.
“Ne e konsiderojmë vendimin një vendim joobjektiv, të motivuar politikisht, që përkeqëson seriozisht marrëdhëniet tashmë të komplikuara ruso-gjermane”, tha ambasadori rus Sergei Nechayev, duke shtuar se ishte “një akt armiqësor ndaj të cilit nuk do të mbetet pa përgjigje”.
“Ideja absurde e përfshirjes së Rusisë në krime gjatë gjithë gjyqit iu imponua në mënyrë metodike publikut, ajo ishte endur në sfondin e përgjithshëm anti-rus, por në fund nuk u vërtetua me prova bindëse”, tha ai.
Në raport janë përdorur disa informacione nga Reuters dhe Associated Press.

Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq
Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin
Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë
Evropa nis financimin prej 24 miliardë dollarësh, Ukraina në fokus të planit SAFE
Ukraina, Rusia dhe SHBA-ja drejt bisedimeve të reja për paqe në Abu Dhabi
Raporti nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH: Lëvizjet e autoriteteve të RS po çojnë në ndarje de facto nga BiH