Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Der Spiegel rikthen online artikullin për Vuçiqin, pavarësisht urdhrit të mëparshëm të gjykatës gjermane

The Geopost June 4, 2026 3 min read
Share the news

Revista gjermane Der Spiegel ka rikthyer online një artikull që trajton pretendime për ngjarje gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë, ku përmendet edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetari gjerman Michael Martens, i cili njoftoi se artikulli është publikuar sërish, megjithëse më herët ishte urdhëruar të hiqej nga një gjykatë në Hamburg.

Artikulli me titullin “Evropianët e pasur që udhëtonin për gjueti njerëzish në Sarajevë” trajton pretendime që lidhen me të ashtuquajturën “gjueti njerëzish” gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë në vitet 1992–1995. Në raportim përmendej edhe emri i Vuçiqit.

Më herët, një gjykatë në Hamburg kishte lëshuar një urdhër të përkohshëm ndaj revistës, duke vlerësuar se disa nga pretendimet e publikuara nuk ishin verifikuar mjaftueshëm dhe se mënyra e raportimit cenonte parimin e prezumimit të pafajësisë.

Gjykata kishte pranuar se ekziston interes i lartë publik për raportimin mbi Vuçiqin për shkak të pozitës së tij si president i Serbisë, por njëkohësisht kishte vlerësuar se forma e paraqitjes së disa pretendimeve ishte “e papranueshme” dhe “e njëanshme”.

Në vendimin e saj, gjykata i kishte ndaluar shprehimisht revistës të publikonte pretendime sipas të cilave Vuçiq, në rininë e tij, kishte shërbyer si vullnetar në një njësi paramilitare serbe në zonën e varrezave hebraike të Sarajevës dhe se aty kishte pasur kontakte me persona të përfshirë në të ashtuquajturën “gjueti njerëzish”.

Ndërkohë, çështja ka marrë vëmendje të re pas publikimit të librit “Snajperistët e fundjavës” nga gazetari italian Ezio Gavazzeni, i cili trajton pretendimet për të ashtuquajturin “Safari i Sarajevës”.

Sipas hulumtimeve të paraqitura në libër dhe raportimeve të mediave ndërkombëtare, Prokuroria e Milanos po shqyrton akuza sipas të cilave shtetas të pasur nga vende të Evropës Perëndimore udhëtonin gjatë luftës në kodrat përreth Sarajevës për të qëlluar civilë. Pretendimet flasin për dhjetëra apo qindra persona nga Italia, Franca, Belgjika dhe Zvicra, të cilët paguanin shuma të mëdha parash për të marrë pjesë në këto aktivitete.

Gjyqtari italian Guido Salvini ka deklaruar se hetimet kanë zbuluar një rrjet të organizuar transporti dhe logjistike, ndërsa dëshmitë e mbledhura përfshijnë pretendime për përfshirjen e figurave të strukturave ushtarake dhe të sigurisë serbe të kohës.

Në raportime përmenden gjithashtu emrat e ish-shefit të shërbimit sekret serb, Jovica Stanišić, si dhe pretendime të publikuara nga gazetari kroat Domagoj Margetić lidhur me rolin e mundshëm të Vuçiqit gjatë luftës. Këto pretendime mbeten objekt debatesh dhe nuk janë vërtetuar përmes një vendimi gjyqësor të formës së prerë.

Raportimet përmendin edhe dëshmi të ish-ushtarakëve dhe politikanëve boshnjakë, përfshirë Zlatko Miletić, i cili ka deklaruar se beson se aktivitetet e ashtuquajtura “Safari i Sarajevës” janë organizuar nga strukturat e sigurisë serbe gjatë luftës.

Çështja vazhdon të mbetet objekt hetimesh dhe polemikash, ndërsa publikimi i materialeve të reja ka rikthyer në qendër të vëmendjes një nga episodet më të errëta dhe më të kontestuara të luftës në Bosnje e Hercegovinë.

The Geo Post

Tags: Aleksandar Vuçiq Safari Sarajevo Serbia

Continue Reading

Previous: SHBA i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
Next: Vuçiq vazhdon të ndërhyjë në zgjedhjet në Kosovë

Gjurmët ruse dhe serbe në fillimet e sagës së Gjykatës Speciale 6 min read
  • Ballkan
  • News

Gjurmët ruse dhe serbe në fillimet e sagës së Gjykatës Speciale

The Geopost September 18, 2026
Senatorja amerikane paralajmëron për Ballkanin: Serbia, Republika Srpska dhe Rusia mund të hapin një “front të dytë” 4 min read
  • Ballkan

Senatorja amerikane paralajmëron për Ballkanin: Serbia, Republika Srpska dhe Rusia mund të hapin një “front të dytë”

The Geopost September 18, 2026
Gazeta gjermane FAZ: Fjala e parafundit për Thaçin dhe një fakt historik – lufta kundër Serbisë ishte e pashmangshme dhe e drejtë 1 min read
  • Ballkan
  • News

Gazeta gjermane FAZ: Fjala e parafundit për Thaçin dhe një fakt historik – lufta kundër Serbisë ishte e pashmangshme dhe e drejtë

The Geopost September 18, 2026
Në vend të punës humanitare, vëllazëritë ortodokse po merren me Mlladiqin, Jadranin, Prevlakën, Srebrenicën… 8 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Në vend të punës humanitare, vëllazëritë ortodokse po merren me Mlladiqin, Jadranin, Prevlakën, Srebrenicën…

The Geopost September 18, 2026
Vuçiq i ndan urdhrin për merita në mbrojtje dhe siguri zyrtarit të qendrës Serbo-Ruse 1 min read
  • Ballkan
  • News

Vuçiq i ndan urdhrin për merita në mbrojtje dhe siguri zyrtarit të qendrës Serbo-Ruse

The Geopost September 17, 2026
Vuçiq rikthehet te Shesheli, Stojkoviq: Serbia ende beson në mitologjinë millosheviqiane-shesheliane 3 min read
  • Ballkan

Vuçiq rikthehet te Shesheli, Stojkoviq: Serbia ende beson në mitologjinë millosheviqiane-shesheliane

The Geopost September 14, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.