Rutte
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar sot të rinjtë rusë se ka shumë gjasa të vriten nëse i bashkohen luftës së Rusisë në Ukrainë.
“Burra si ju që i bashkohen luftës nuk do të trajnohen. Pajisjet që do t’ju jepen janë nën standard. Ekziston një probabilitet shumë i lartë që të vriteni ose të plagoseni”, tha Rutte gjatë një konference për shtyp në Kiev, duke iu drejtuar drejtpërdrejt “të rinjve rusë dhe familjeve të tyre”.
“Dhe ka shumë gjasa që, nëse plagoseni, të mbeteni duke vuajtur në baltë dhe të vdisni”, shtoi ai.
Shefi i aleancës ushtarake tha se Rusia po pëson humbje “krejtësisht tronditëse” në Ukrainë, ku sipas tij çdo muaj vriten mbi 30 mijë ushtarë rusë, duke përsëritur shifrat që i ka përmendur edhe më herët.
“Kjo do të thotë humbje më e madhe në një muaj sesa që Bashkimi Sovjetik pësoi gjatë dhjetë viteve të luftës në Afganistan në vitet ’80”, tha kreu i NATO-s dhe shtoi se “kjo nuk është diçka abstrakte. Ka shumë gjasa që të jeni ju”.
Rusia, e cila konfliktin e përshkruan zyrtarisht si “operacion special ushtarak” dhe u premton rekrutëve paga të larta, ka pretenduar prej kohësh se zgjerimi i NATO-s drejt lindjes dhe mundësia që Ukraina të anëtarësohet në Aleancë përbëjnë kërcënim ekzistencial për sigurinë e saj.
The GeoPost
NATO’s Rutte to young Russian men:
You are being sold a raw deal.
Men like you who join the fight, you won’t be trained.
The equipment they’ll provide you is substandard.
There is a very high chance you’ll die or be wounded while you’re out there.
And odds are that if you… pic.twitter.com/NssYgtAHf5
— Clash Report (@clashreport) June 3, 2026

Britania paralajmëron për Rusinë: NATO-ja duhet të jetë e përgatitur për skenarët më të këqij
Asnjëri bllok nuk fitoi shumicën – kush do ta udhëheqë tani Izraelin?
Alarm nga Demokratët Evropianë: Njerëz të lidhur me Vuçiqin mund të provokojnë përplasje sonte në Serbi
Merz ngre alarmin: Rusia po përpiqet të destabilizojë Gjermaninë
SHBA-ja i shpall Institutet kineze Konfuci kërcënim për sigurinë kombëtare
Austria dëbon katër diplomatë rusë, shpallen “persona non grata”