Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë

“Sulmet goditjet në thellësi të Rusisë”, Zelensky: Vetëm kështu negociojmë në kushte të barabarta

The Geopost June 4, 2026 2 min read
Share the news

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka deklaruar se sulmet e intensifikuara ndaj objektivave ushtarake brenda territorit rus po i japin Kievit një pozicion më të fortë për negociata dhe mundësinë për t’i dhënë fund luftës në kushte të barabarta me Rusinë.

Duke folur në Kiev në një konferencë të përbashkët me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, Zelensky tha se forcat ukrainase kanë shënuar përparim të rëndësishëm në goditjet me rreze të gjatë veprimi.

Sipas tij, Ukraina ka arritur së fundmi të godasë një objektiv në një distancë prej 1,100 kilometrash brenda territorit rus, duke e cilësuar këtë si një rezultat konkret të kapaciteteve në rritje të ushtrisë ukrainase.

“Fuqia jonë po ndihet sot në fushën e betejës. Kemi bërë përparim të rëndësishëm në goditjet e thella. Sot kemi arritur një objektiv në 1,100 kilometra largësi dhe ky nuk është një rast i izoluar”, deklaroi Zelensky.

Ai paralajmëroi se Rusia duhet të presë kundërpërgjigje të ngjashme për çdo sulm që kryen ndaj Ukrainës me raketa dhe dronë.

“Ata duhet ta dinë se nëse përdorin dronë dhe raketa kundër nesh, ne do të bëjmë të njëjtën gjë. Është vetëm çështje kohe para se të mund të rrisim shkallën e përgjigjeve tona”, tha presidenti ukrainas.

Zelensky foli edhe për perspektivën e anëtarësimit të Ukrainës në NATO, duke argumentuar se kjo do të ishte në interes të sigurisë afatgjatë të rajonit, madje edhe të vetë Rusisë.

“Besoj se edhe rusët kanë nevojë që Ukraina të jetë në NATO, sepse në të ardhmen mund të jetë e dhimbshme për Rusinë nëse Ukraina nuk është pjesë e Aleancës”, u shpreh ai.

Deklaratat e Zelenskyt vijnë në një periudhë kur Ukraina ka intensifikuar sulmet ndaj objektivave ushtarake dhe infrastrukturës strategjike në thellësi të territorit rus, ndërsa lufta mes dy vendeve vazhdon pa shenja të një zgjidhjeje të afërt diplomatike.

The GeoPost

Tags: Rusia Ukraina

Continue Reading

Previous: Pentagoni, Departamenti amerikan i Shtetit dhe USAID fillojnë shqyrtimin e përbashkët të luftës në Iran
Next: Rutte: Rusia po humb më shumë njerëz në një muaj sesa Bashkimi Sovjetik në 10 vite në Afganistan

Brukseli përgatit masa për të frenuar ndikimin e Kinës në portet evropiane 4 min read
  • Botë

Brukseli përgatit masa për të frenuar ndikimin e Kinës në portet evropiane

The Geopost June 9, 2026
BE-ja vendos sanksione ndaj Iranit për pengimin e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit 2 min read
  • Botë

BE-ja vendos sanksione ndaj Iranit për pengimin e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit

The Geopost June 9, 2026
Përparimet ruse po ngadalësohen në terren, Kievi optimist për fundin e luftës deri në dimër 4 min read
  • Botë

Përparimet ruse po ngadalësohen në terren, Kievi optimist për fundin e luftës deri në dimër

The Geopost June 9, 2026
Markat ruse të veshjeve në prag kolapsi: Deri në 40% e dyqaneve rrezikojnë mbylljen 13 min read
  • Botë

Markat ruse të veshjeve në prag kolapsi: Deri në 40% e dyqaneve rrezikojnë mbylljen

The Geopost June 9, 2026
Ukraina thotë se këtë vit ka rikthyer mbi 600 kilometra katrorë territor të marrë nga Rusia 2 min read
  • Botë

Ukraina thotë se këtë vit ka rikthyer mbi 600 kilometra katrorë territor të marrë nga Rusia

The Geopost June 8, 2026
Zelensky: Ngrirja e vijës së frontit është mënyra më e shpejtë për t’i dhënë fund luftës 3 min read
  • Botë

Zelensky: Ngrirja e vijës së frontit është mënyra më e shpejtë për t’i dhënë fund luftës

The Geopost June 8, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.