Sulmi masiv i Rusisë është treguesi më i fundit se presidenti rus, Vladimir Putin nuk është i gatshëm të zvogëlojë përpjekjet e tij të luftës, pavarësisht përparimit të ngadaltë gjatë katër viteve dhe pengesave të fundit në fushëbetejë.
Në vlerësimin e tij të fundit, Instituti për Studimin e Luftës (Institute for the Study of War) thotë se Putin ka gjasa të mos tërhiqet sepse ka krijuar një perceptim të rremë për situatën në frontin e luftës.
Kjo ndodh pavarësisht se zyrtarë të lartë në bankën qendrore të Rusisë dhe në ministrinë e financave e kanë paralajmëruar presidentin se shpenzimet e luftës po bëhen të papërballueshme, sipas Bloomberg, i cili citon persona të njohur me çështjen.
Veteranë të luftës në Ukrainë që marrin pjesë në paradën e Ditës së Fitores në Rusi muajin e kaluar.
ISW vlerëson se presidenti po merr “pretendime tepër të ekzagjeruara nga komanda e lartë ushtarake ruse”.
Analistët e këtij “think-tank” shkruajnë se “përpjekjet e tij të luftës sugjerojnë se Putin beson se ai mund ta fitojë luftën në afat të shkurtër deri në atë të mesëm dhe se ekonomia ruse është në gjendje të përballojë deri atëherë”.
Kjo bindje u pasqyrua edhe sot nga Kremlini, ku zëdhënësi Dmitry Peskov këmbënguli se nuk do të ketë ulje të përpjekjeve të luftës së Rusisë, ndërsa procesi i paqes me Ukrainën mbetet i pezulluar.
The GeoPost

Polonia mbyll përkohësisht aeroportet për shkak të operacioneve ushtarake
Shaheen: Rusia po intensifikon luftën hibride, SHBA-ja duhet të godasë burimet e financimit të Kremlinit
Rusët pranojnë suksesin ukrainas: Debakël, situata është alarmante
A po përgatitet Polonia për luftë me Rusinë?
Zelensky: Deri në 50 mijë trupa koreano-veriore janë dërguar në Rusi
Trump paralajmëron bazë të re amerikane në Poloni: Do të jetë hap historik