Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • News

Shaheen: Rusia po intensifikon luftën hibride, SHBA-ja duhet të godasë burimet e financimit të Kremlinit

The Geopost September 18, 2026 2 min read
Share the news

Senatorja amerikane Jeanne Shaheen ka paralajmëruar se përballja me Rusinë nuk kufizohet më vetëm në luftën në Ukrainë, duke e lidhur Moskën me një varg aktivitetesh hibride, presionin ekonomik, sabotimet dhe përpjekjet për të testuar NATO-n në krahun lindor të Evropës.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 17 shtator, Shaheen tha se Rusia po intensifikon luftën hibride dhe se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre duhet të jenë në gjendje t’u përgjigjen këtyre veprimeve përtej fushëbetejës ukrainase.

Në të njëjtën kohë, ajo e konsideroi projektligjin e ri të sanksioneve si një instrument për të goditur një prej burimeve kryesore të fuqisë së Kremlinit – të ardhurat nga nafta dhe gazi.

Sipas Shaheen, masat synojnë sektorin financiar rus, oligarkët dhe personat pranë Vladimir Putinit, por edhe vendet që vazhdojnë të blejnë energji ruse. Ajo veçoi Kinën dhe Indinë si blerës të mëdhenj dhe tha se mesazhi i Uashingtonit është se financimi i luftës ruse duhet të ketë një kosto.

Por, për Shaheen, presioni ndaj Moskës nuk është vetëm ekonomik.

Ajo tha se Rusia po përdor gjithnjë e më shumë mjete hibride – nga dronët dhe sulmet kibernetike te sabotimet – dhe se aktiviteti rus po testohet edhe në Baltik dhe në Poloni.

Senatorja amerikane e lidhi këtë me një sfidë më të gjerë ndaj sigurisë së NATO-s.

Në këtë kuadër, Shaheen përmendi edhe Ballkanin, duke shprehur shqetësim për lidhjet e Serbisë dhe të serbëve në Republikën Sërpska me Rusinë dhe për atë që ajo e konsideron interes të Moskës për destabilizimin e rajonit.

Në fund, senatorja amerikane e vendosi Rusinë në një rrafsh edhe më të gjerë, duke thënë se Moska po bashkëpunon me Kinën, Iranin dhe Korenë e Veriut. Për të, këto zhvillime nuk janë kriza të izoluara, por pjesë të ndërlidhura të një sfide ndaj sigurisë evropiane dhe amerikane.

The GeoPost

Tags: Ballkani Rusia Serbia

Continue Reading

Previous: Rusët pranojnë suksesin ukrainas: Debakël, situata është alarmante
Next: Polonia mbyll përkohësisht aeroportet për shkak të operacioneve ushtarake

Forcat ajrore britanike përdorin për herë të parë dronë për të monitoruar aktivitetin e marinës ruse pranë brigjeve britanike 4 min read
  • News

Forcat ajrore britanike përdorin për herë të parë dronë për të monitoruar aktivitetin e marinës ruse pranë brigjeve britanike

The Geopost November 2, 2026
Zelensky: Ukraina çliroi më shumë territor sesa humbi gjatë tetorit, Rusia pësoi mbi 54 mijë humbje 2 min read
  • Botë

Zelensky: Ukraina çliroi më shumë territor sesa humbi gjatë tetorit, Rusia pësoi mbi 54 mijë humbje

The Geopost November 2, 2026
SHBA-ja reagon pasi Kina dhe Rusia thellojnë bashkëpunimin në Arktik 7 min read
  • Botë
  • News

SHBA-ja reagon pasi Kina dhe Rusia thellojnë bashkëpunimin në Arktik

The Geopost November 2, 2026
Një Serbi pa Vuçiqin, por me të njëjtën politikë ndaj Kosovës? 10 min read
  • Analiza
  • News

Një Serbi pa Vuçiqin, por me të njëjtën politikë ndaj Kosovës?

The Geopost November 1, 2026
SHBA-ja shet 500 raketa Patriot për Ukrainën, por dërgesat pritet të nisin vetëm pas vitit 2030 4 min read
  • Botë
  • News

SHBA-ja shet 500 raketa Patriot për Ukrainën, por dërgesat pritet të nisin vetëm pas vitit 2030

The Geopost November 1, 2026
Kallas thotë se rikthimi i mundshëm i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës ruse 2 min read
  • Botë
  • News

Kallas thotë se rikthimi i mundshëm i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës ruse

The Geopost November 1, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.