Pasi Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë akuzoi Mbretërinë e Bashkuar se “po e shtyn Evropën drejt një konflikti të drejtpërdrejtë me Rusinë”, këtë pretendim dezinformues e kanë transmetuar RT Balkan, Sputnik dhe portale të shumta pro-ruse në rajon.
Analiza e fakteve tregon se bëhet fjalë për një model të njohur propagandistik me të cilin përpiqet të zhvendoset përgjegjësia për luftën në Ukrainë nga Rusia te Perëndimi dhe BE-ja.
Çfarë dezinformon MPJ ruse?
MSP e Rusisë pretendon: “Londra po e nxit Evropën të përgatitet për një konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë…”
CILA ËSHTË E VËRTETA: Britania e Madhe dhe shtetet e tjera evropiane nuk e iniciojnë konfliktin, por po forcojnë kapacitetet e tyre mbrojtëse si reagim i drejtpërdrejtë ndaj agresionit rus në shkallë të gjerë. Që nga fillimi i pushtimit të paligjshëm të Ukrainës, Moska ka lëshuar vazhdimisht kërcënime bërthamore dhe ka zhvilluar luftë hibride kundër vendeve evropiane.
Rusia më 24 shkurt 2022 nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, i cili vlerësohet si fillimi i konfliktit më të madh të armatosur në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Një përfundim të ngjashëm jep edhe EUvsDisinfo, i cili shpjegon se narrativa për “Perëndimin si fajtor për luftën në Ukrainë” përdoret për të relativizuar pushtimin rus dhe për të shtrembëruar faktet.
Gjithashtu, siç tregojnë analizat e detajuara të qendrave kryesore evropiane për studime strategjike, paralajmërimet ushtarake nga Londra nuk janë “shtyrje drejt konfliktit”, por reagim ndaj doktrinave zyrtare ushtarake të Moskës dhe sulmeve të shpeshta kibernetike.
MSP e Rusisë pretendon: “Moska është e gatshme për normalizimin e marrëdhënieve me SHBA-në, nëse respektohen interesat e saj dhe nuk ka ndërhyrje në punët e brendshme.”
CILA ËSHTË E VËRTETA: Nën frazën “respektimi i interesave ruse”, MSP e Rusisë në fakt kërkon që Uashingtoni dhe Perëndimi të pranojnë aneksimin ilegal të territoreve ukrainase dhe të pranojnë “sferën e ndikimit” ruse mbi shtetet sovrane të Evropës Lindore.
Kjo është një taktikë e zakonshme e Kremlinit, ku shantazhi dhe kërkesa për kapitullim të së drejtës ndërkombëtare paketohen si “gatishmëri për normalizim”.
Pretendimet se Moska dëshiron normalizim të marrëdhënieve, ndërsa Perëndimi e pengon këtë, përbëjnë një paraqitje të thjeshtuar dhe të kornizuar propagandistikisht të situatës politike.
Hulumtime të organizatave ndërkombëtare tregojnë ekzistencën e rrjeteve të koordinuara për përhapjen e dezinformatave pro-ruse në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Përfundim
Deklarata e MSP të Rusisë përfaqëson një devijim nga fakti se pikërisht Moska është ajo që ka prishur njëanshmërisht arkitekturën e sigurisë në Evropë.
Ky është një përpjekje e Kremlinit për të zhvendosur përgjegjësinë për luftën nga Rusia – shteti që ka pushtuar Ukrainën – te vendet që ofrojnë mbështetje politike, ekonomike dhe ushtarake për shtetin e sulmuar.

/The Geopost/

Nga kritikat ndaj SHBA-së te elozhet për Trumpin: Transformimi i Vuçiqit në një servil të rafinuar
Tre vjet nga sulmi ndaj ushtarëve të NATO-s: Roli i drejtpërdrejtë i Vuçiqit përmes Radoiçiqit në destabilizimin e veriut
Vuçiq në Pekin: Ankohet për BE-në, por e lidh Serbinë gjithnjë e më fort me Kinën
Si regjimi i Vuçiqit dhe Lista Serbe po përdorin shantazhet dhe kërcënimet ndaj serbëve në Kosovë
RT Balkan dezinformon për serbët në Kosovë përmes narrativës propagandistike për barrikadat
RT Ballkan dezinformon për FSK-në dhe armatosjen e Kosovës