Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • News

NATO lëviz në Baltik – deri në 60 mijë trupa pranë kufirit me Rusinë

The Geopost May 29, 2026 1 min read
Share the news

Aleanca po ndërton urgjentisht një strukturë të veçantë komanduese për Letoninë dhe Estoninë, të bazuar në modelin e korpusit gjermano-holandez.

Në rast lufte, deri në 60 mijë trupa mund të dislokohen brenda disa orësh – pa nevojë për miratime të gjata politike apo vonesa burokratike.

Nuk bëhet fjalë për dërgim të menjëhershëm të trupave, por për plane dhe ristrukturim komandues të NATO-s në Baltik, shkruan reuters.

Koha është kritike në rajonin e Baltikut – “Suwałki Gap” është një korridor i ngushtë, i shtrënguar mes Kaliningradit nga njëra anë dhe rajonit rus të Pskovit nga ana tjetër. Në një krizë reale, çdo orë do të kishte rëndësi.

Sipas “The Wall Street Journal”, zyrtarë evropianë dhe agjenci të inteligjencës po shqyrtojnë seriozisht një skenar sipas të cilit presidenti rus, Vladimir Putin mund të përshkallëzojë qëllimisht tensionet ndaj shteteve baltike, për të justifikuar një valë të re mobilizimi brenda Rusisë.

Letonia tashmë po përgatitet. Në javët e ardhshme, përgjatë kufirit me Rusinë do të vendosen njësi të lëvizshme kufitare të pajisura me dronë përgjues dhe kulla të automatizuara mbrojtëse.

Shtetet baltike po shndërrohen me shpejtësi në një nga pikat më të rrezikshme të Evropës.

Tags: Evropa NATO Rusia

Continue Reading

Previous: Mburoja e padukshme e Amerikës – Si funksionon NORAD sot?
Next: Evropa dhe NATO-ja e paralajmërojnë Moskën pasi droni rus goditi një ndërtesë banimi në Rumani

Pentagoni dhe Lockheed Martin nënshkruajnë marrëveshje për 850 aeroplanë F-35 2 min read
  • Botë
  • News

Pentagoni dhe Lockheed Martin nënshkruajnë marrëveshje për 850 aeroplanë F-35

The Geopost October 23, 2026
Pse anijet ruse të peshkimit po qëndrojnë pranë shtetit të NATO-s? 1 min read
  • Botë
  • News

Pse anijet ruse të peshkimit po qëndrojnë pranë shtetit të NATO-s?

The Geopost October 23, 2026
Ukraina zbulon detajet e operacionit sekret “Vivaldi” 2 min read
  • Botë
  • News

Ukraina zbulon detajet e operacionit sekret “Vivaldi”

The Geopost October 23, 2026
Shqiptarët dëshirojnë katër mandate të garantuara në Parlamentin e Malit të Zi 2 min read
  • Ballkan
  • News

Shqiptarët dëshirojnë katër mandate të garantuara në Parlamentin e Malit të Zi

The Geopost October 23, 2026
Rubio: Askush nuk po e fiton luftën në Ukrainë, SHBA-ja do të vazhdojë përpjekjet për paqe 4 min read
  • Botë

Rubio: Askush nuk po e fiton luftën në Ukrainë, SHBA-ja do të vazhdojë përpjekjet për paqe

The Geopost October 20, 2026
Lavrov në Teheran mes pyetjeve nëse Moska po e ndihmon Iranin në luftë me SHBA-në 5 min read
  • Botë

Lavrov në Teheran mes pyetjeve nëse Moska po e ndihmon Iranin në luftë me SHBA-në

The Geopost October 20, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.