Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • News

Dodik në Moskë: Republika Srpska si ‘fortesë ruse’ në Ballkan

The Geopost May 30, 2026 1 min read
Share the news

Në një kohë kur bota demokratike po distancohet qartë nga regjimi i Kremlinit, lideri i SNSD-së Milorad Dodik dhe ministrja Zheljka Budimir e shfrytëzuan sërish vizitën në Moskë për ta pozicionuar Republikën Srpska si një fortesë ruse në Ballkan.

Delegacioni nga Banja Luka, në të ashtuquajturin “Forum Ndërkombëtar për Siguri” në Moskë, demonstroi edhe një herë dezorientimin e plotë në politikën e jashtme.

Dodik u takua atje me Sergej Shoigun, sekretarin aktual të Këshillit të Sigurisë së Rusisë, nga i cili mori edhe një tjetër premtim protokollar për “mbështetje gjithëpërfshirëse politike”.

Shoigu e shfrytëzoi rastin për ta falënderuar Dodikun që më 9 maj mori pjesë në paradën ushtarake në Moskë, me çka lideri i SNSD-së konfirmoi edhe një herë rolin e njërit prej zyrtarëve të rrallë evropianë që pranojnë të jenë pionë në teatrin propagandistik të Kremlinit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Dodik deklaroi para publikut në Moskë se populli serb “orientohet drejt popullit vëllazëror rus”, duke pretenduar se Rusia kinse zhvillon “një politikë të qëndrueshme dhe të drejtë që u lë hapësirë shteteve të vogla”.

Ndërsa Dodik pretendon se populli serb “zgjedh anën”, politika e tij aktuale po zgjedh anën që është e izoluar nga i gjithë kontinenti evropian, të cilit Republika Srpska i përket gjeografikisht dhe ekonomikisht.

/The Geopost/

Continue Reading

Previous: F16 në alarm në Rumani pas incidentit me dronë: NATO reagon ashpër ndaj Rusisë
Next: Tre vjet nga sulmi ndaj ushtarëve të NATO-s: Roli i drejtpërdrejtë i Vuçiqit përmes Radoiçiqit në destabilizimin e veriut

Dyshime se mund të ketë manipulime, Parlamenti Evropian emëron vëzhgues për zgjedhjet në Serbi 3 min read
  • Ballkan
  • News

Dyshime se mund të ketë manipulime, Parlamenti Evropian emëron vëzhgues për zgjedhjet në Serbi

The Geopost October 16, 2026
Ukraina do të rifillojë sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës, thotë Zelensky 2 min read
  • Botë
  • News

Ukraina do të rifillojë sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës, thotë Zelensky

The Geopost October 16, 2026
Kallas: Rusia nuk do ta detyrojë Ukrainën të dorëzohet, Evropa do të vazhdojë ta mbështesë Kievin 3 min read
  • Botë
  • News

Kallas: Rusia nuk do ta detyrojë Ukrainën të dorëzohet, Evropa do të vazhdojë ta mbështesë Kievin

The Geopost October 15, 2026
BE-ja jep edhe 2.86 miliardë euro për të mbuluar ‘nevojat më urgjente’ të Ukrainës – dronë dhe raketa 3 min read
  • News

BE-ja jep edhe 2.86 miliardë euro për të mbuluar ‘nevojat më urgjente’ të Ukrainës – dronë dhe raketa

The Geopost October 15, 2026
Diplomati rus i dëbuar nga Bullgaria shfaqet në Serbi 9 min read
  • News

Diplomati rus i dëbuar nga Bullgaria shfaqet në Serbi

The Geopost October 12, 2026
Çerimagiq: Përmes Vulinit, Serbia promovon mbështetjen ruse për Vuçiqin dhe projektin e “Botës Serbe” 3 min read
  • Ballkan
  • News

Çerimagiq: Përmes Vulinit, Serbia promovon mbështetjen ruse për Vuçiqin dhe projektin e “Botës Serbe”

The Geopost October 11, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.