Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

NATO: S’ka partneritet individual me Serbinë pa llogaridhënie e drejtësi për Banjskën

The Geopost May 21, 2026 4 min read
Share the news

Zëvendësndihmësi i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Kevin Hamilton, ka thënë se thellimi i partneritetit me Serbinë është i pezulluar për sa kohë që Serbia nuk i mban përgjegjës organizatorët dhe kryesit e sulmit në Banjskë. Hamilton, gjatë një takimi me gazetarë në Prishtinë, tha se Rusia synon nxitje të pakënaqësive e përçarjeve në rajon

NATO-ja do ta mbajë pezull thellimin potencial të partneritetit me Serbinë nëse nuk ka llogaridhënie për sulmin në Banjskë, ka thënë Kevin Hamilton, zëvendësndihmës sekretar i përgjithshëm i NATO-s.
Hamilton, që është ambasador i aleancës për partneritete, tha të enjten në një takim me gazetarë në Prishtinë, se këtë mesazh ua ka përcjellë edhe udhëheqësve shtetërorë në Beograd.

“Ajo që mund të them është që këto incidente dhe sulmet mbi personelin e KFOR-it ishin plotësisht të papranueshme. Isha në Beograd para se të të vija në Prishtinë dhe mesazhi im për autoritetet serbe është që NATO-ja pret llogaridhënie, drejtësi ndaj atyre që kryen dhe organizuan ato sulme–duhet të sillen para drejtësisë dhe ndonëse NATO-ja do që të ketë raport transparent e pozitiv me Serbinë, ka disa aspekte që nuk mund të ecin përpara pa pasur llogaridhënie për këto sulme. Disa aspekte nuk mund të ecin përpara derisa nuk ka llogaridhënie për këto sulme. Ky është mesazhi që ua dhashë bashkëbiseduesve të mi serb dhe topi është në fushën e tyre”, tha Hamilton.

Pos për Banjskën e kanalin e Ibër-Lepencit, nga Serbia ai pret përgjegjësi e vendosje të drejtësisë edhe për lëndimin e mbi 90 pjesëtarëve të KFOR-it në protestën e 29 majit 2023 në Zveçan.

“Do të thosha (v.j se ajo që pezullohet është) thellimi i marrëdhënieve mes NATO-s dhe Serbisë, për shembull lëvizja drejt një partneriteti të përshtatur individual me Serbinë. Në një kuptim real, do të donim ta shihnim këtë, por nuk do të lëvizim në këto aspekte të bashkëpunimit praktik pa pasur ose deri kur të ketë llogaridhënie e drejtësi lidhur me incidentet e 2023-ës”, theksoi Hamilton.

Ambasadori i NATO-s që mbulon edhe rajonin e Kaukazit dhe Azisë Qendrore deklaroi se fuqi të huaja qëllimkëqija po përdorin dezinformimin në dëm të sigurisë së Kosovës, tek u bëri thirrje qytetarëve të kenë kujdes me ato që i lexojnë.

“Fatkeqësisht shohim aktorë të huaj dhe do ta përmend një, Rusinë, që përfshihet në fushata të dezinformimit, fushata hibride jo vetëm këtu në Ballkan Perëndimor, por edhe në Botë gjetiu. Është pjesë e manualit rus të nxisë pakënaqësi dhe përçarje edhe këtu në Ballkan Perëndimor, andaj është me rëndësi që njerëzit në Kosovë, por edhe në rajon, të jenë vigjilentë, të jenë pjesë e asaj doktrinës që e gjithë shoqëria të jetë reziliente (e qëndrueshme), të jenë me aftësi kibernetike – t’i kuptojnë kur ka fushata të phishing dhe fushata kubernetike që synojnë ta minojnë stabilitetin dhe koherencën e shoqërisë dhe t’i njohin dezinformatat, t’i njohin përpjekjet që qëndrojnë mbrapa tyre dhe të jenë vazhdimisht vigjilentë”, tha Hailton.

Ai theksoi rëndësinë e edukimit për medimin kritik, tek për pjesën e mbrojtjes kibernetike tha se janë duke e ndihmuar Kosovën.

“Një pjesë e saj është vetëm edukimi, të bësh takime si ky, intervista si këto për ta shpërndarë fjalën te popullata e Kosovës se duhet të jenë vigjilentë dhe që të bëjnë mendim kritik për shembull kur ballafaqohen me materiale që kanë burime të dyshimta, kjo është njëra. E sigurisht forcat e NATO-s këtu po punon me institucionet e Kosovës që ato ta ndërtojnë reziliencën (qëndrueshërinë), dhe kapacitetet e tyre për tu mbrojtur nga sulmet kibernetike dhe sulmet hibdide”, deklaroi Hamilton.
Hamilton u shpreh se NATO ka partneritet me Kosovën tash e mbi 27 vjet dhe “ka marrëdhënie të fortë” me të.

Po ashtu tha se fokusi i NATO-s nuk është tek anëtarësimi i Kosovës në aleancë, por te siguria dhe stabiliteti që sipas tij, në radhë të parë e sjell dialogu i ndërmjetësuar nga Brukseli zyrtar.

Tags: NATO Rasti Banjska Serbia

Continue Reading

Previous: Çfarë do të thoshte Xhandarmëria e Kosovës për sigurinë në veri të Kosovës?
Next: Një muaj paraburgim për shtatë drejtorët e institucioneve serbe në Kosovë

Margetiq për Vuçiqin: Para 34 vitesh dogji Sarajevën, sot vështron Serbinë në flakë 2 min read
  • Ballkan

Margetiq për Vuçiqin: Para 34 vitesh dogji Sarajevën, sot vështron Serbinë në flakë

The Geopost August 27, 2026
Anatomia e një operacioni të BIA-s: Si u tentua diskreditimi i Albin Kurtit përmes “Masave Aktive” të stilit sovjetik, duke përdorur një vend të tretë 4 min read
  • Ballkan
  • News

Anatomia e një operacioni të BIA-s: Si u tentua diskreditimi i Albin Kurtit përmes “Masave Aktive” të stilit sovjetik, duke përdorur një vend të tretë

The Geopost August 26, 2026
“Topi i zjarrtë nga Kosova” dhe teoritë e tjera: Si u përhap dezinformimi për zjarret në Serbi 8 min read
  • Ballkan

“Topi i zjarrtë nga Kosova” dhe teoritë e tjera: Si u përhap dezinformimi për zjarret në Serbi

The Geopost August 26, 2026
Thirrja që SHBA-ja ta njohë pavarësinë e Republikës Serbe, reagon Murphy: Çmenduria më e madhe e shkruar për Bosnjën 2 min read
  • Ballkan

Thirrja që SHBA-ja ta njohë pavarësinë e Republikës Serbe, reagon Murphy: Çmenduria më e madhe e shkruar për Bosnjën

The Geopost August 26, 2026
Wikoff: KFOR-i s’ka mandat për të përcaktuar nëse ura mbi Ibër hapet, vendimi u takon BE-së dhe Kosovës 4 min read
  • Ballkan

Wikoff: KFOR-i s’ka mandat për të përcaktuar nëse ura mbi Ibër hapet, vendimi u takon BE-së dhe Kosovës

The Geopost August 26, 2026
AKTAKUZA E PLOTË: Fatmir Sheholli zbatoi planin e përgatitur nga zyrtari i BIA-s me synim dëmtimin e interesave të Kosovës 6 min read
  • Ballkan
  • Siguri

AKTAKUZA E PLOTË: Fatmir Sheholli zbatoi planin e përgatitur nga zyrtari i BIA-s me synim dëmtimin e interesave të Kosovës

The Geopost August 26, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.