Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Analiza
  • Fact Checking

RT Ballkan dezinformon për FSK-në dhe armatosjen e Kosovës

The Geopost May 18, 2026 3 min read
Share the news

Portali RT Balkan ka publikuar një tekst me titull senzacionalist, “Pranimi nga Prishtina: Një miliard dollarë për një ushtri të paligjshme me bekimin e NATO-s”, në të cilin pretendohet se armatimi dhe zhvillimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) përbën pjesë të një strategjie më të gjerë të drejtuar kundër serbëve dhe Serbisë.

Në artikull përdoret një narrativë dezinformuese dhe propaganduese, duke e cilësuar FSK-në si “ushtri të paligjshme”, ndonëse transformimi dhe mandati i saj janë të përcaktuara në kuadër të institucioneve të Kosovës dhe zhvillohen në koordinim me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë NATO-n.

Teksti i publikuar nga RT Balkan paraqet investimet në kapacitetet mbrojtëse të Kosovës si kërcënim rajonal, ndërsa përpiqet të krijojë perceptimin se mbështetja e vendeve perëndimore për FSK-në është pjesë e një politike kundër Serbisë.

Përmes këtij publikimi, mediumi serb me lidhje me rrjetin rus RT vazhdon narrativën e njohur propagandistike që synon delegjitimimin e institucioneve të Kosovës dhe paraqitjen e forcave të saj të sigurisë si faktor destabilizues në rajon.

• se Kurti “po ndërton një ushtri për të cilën Kosova nuk ka të drejtë”
• se zhvillimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës është një projekt politik i drejtuar kundër Serbisë
• se strukturat e sigurisë zhvillohen me “bekimin e NATO-s si një formë e militarizimit të fshehtë”
• se ekziston një plan strategjik për destabilizim dhe presion ndaj komunitetit serb në Kosovë
• se proceset e sigurisë në rajon zhvillohen jashtë të drejtës ndërkombëtare

Analizë:

Forcat e Sigurisë së Kosovës funksionojnë brenda sistemit kushtetues dhe ligjor të Kosovës dhe kalojnë përmes një procesi shumëvjeçar transformimi dhe zhvillimi, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

NATO përmes misionit KFOR mban praninë në Kosovë dhe bashkëpunon rregullisht me strukturat lokale të sigurisë në kuadër të mandatit për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në rajon.

Në këto dokumente, bashkëpunimi i NATO-s me institucionet lokale të sigurisë përshkruhet si pjesë e proceseve stabilizuese dhe partnere, dhe jo si aktivitet ushtarak i paligjshëm apo i fshehtë.

Pretendimet për ekzistencën e “planeve sekrete” ose “militarizimit të fshehtë të drejtuar kundër Serbisë” nuk janë të konfirmuara në burime ndërkombëtare të disponueshme publikisht dhe as në dokumente zyrtare të organizatave relevante.

Në kontekstin rajonal, modernizimi dhe zhvillimi i kapaciteteve të mbrojtjes nuk është proces i izoluar — disa shtete në rajon po zbatojnë programe të ngjashme në përputhje me politikat e tyre të sigurisë dhe partneritetet ndërkombëtare.

Nuk ekziston asnjë dokument i OKB-së, NATO-s apo BE-së që e definon FSK-ja si strukturë ushtarake të drejtuar kundër Serbisë apo serbëve në Kosovë.

KFOR dhe institucionet ndërkombëtare theksojnë qartë se qëllimi i strukturave të sigurisë në Kosovë është stabiliteti, mbrojtja e të gjitha komuniteteve, siguria dhe mbrojtja civile.

Se FSK nuk është e drejtuar kundër serbëve në Kosovë e tregon edhe fakti se në përbërje të saj ka pjesëtarë nga komuniteti serb, turk, boshnjak, rom dhe komunitete të tjera, pasi ligji i Kosovës parashikon përfshirjen e minoriteteve në institucionet e sigurisë.

Përfundim:

Në një pjesë të hapësirës mediatike në rajon, veçanërisht në tekste si ato të publikuara nga RT Balkan, Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe udhëheqja politike në Prishtinë shpesh paraqiten përmes narrativave për “ushtri ilegale”, “destabilizim” dhe “plane të fshehta ushtarake”.

Megjithatë, kur këto pretendime krahasohen me burime zyrtare ndërkombëtare – NATO, OKB, BE dhe misioni KFOR – vihet re një hendek i madh midis interpretimit politik dhe fakteve institucionale.

Proceset e sigurisë në Kosovë zhvillohen brenda kornizave ekzistuese ligjore dhe ndërkombëtare, me praninë dhe mbikëqyrjen e misioneve dhe partnerëve ndërkombëtarë në rajon.

/The Geopost/

Continue Reading

Previous: Kosova në NATO fundi i vakuumit të sigurisë në Ballkan
Next: RT Balkan dezinformon për serbët në Kosovë përmes narrativës propagandistike për barrikadat

“Shteti mafioz”: Pse Serbia e sotme ngjan me Palermon e viteve ’70 9 min read
  • Analiza
  • News

“Shteti mafioz”: Pse Serbia e sotme ngjan me Palermon e viteve ’70

The Geopost June 23, 2026
Studentët serbë pas vizitës në Kosovë rrëzojnë propagandën e Beogradit: Na kanë gënjyer, serbët nuk janë të shtypur 3 min read
  • Analiza

Studentët serbë pas vizitës në Kosovë rrëzojnë propagandën e Beogradit: Na kanë gënjyer, serbët nuk janë të shtypur

The Geopost June 21, 2026
Si dezinformon Sputnik për praninë e NATO-s në Kosovë 4 min read
  • Fact Checking

Si dezinformon Sputnik për praninë e NATO-s në Kosovë

The Geopost June 19, 2026
Katër kryeqytete, një problem: Shembja e kullës prej letrash të Vuçiqit! 7 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Katër kryeqytete, një problem: Shembja e kullës prej letrash të Vuçiqit!

The Geopost June 17, 2026
Njëzet e shtatë vjet nga Marrëveshja e Kumanovës: Fundi i spastrimit etnik të Millosheviqit kundër shqiptarëve 3 min read
  • Analiza

Njëzet e shtatë vjet nga Marrëveshja e Kumanovës: Fundi i spastrimit etnik të Millosheviqit kundër shqiptarëve

The Geopost June 12, 2026
MPJ ruse dezinformon se Britania po e shtyn Evropën në luftë me Rusinë 3 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

MPJ ruse dezinformon se Britania po e shtyn Evropën në luftë me Rusinë

The Geopost June 3, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.