Ditë më parë u bë e ditur se Departamenti amerikan i Shtetit e ka njoftuar Kongresin amerikan për një leje të propozuar për eksportimin e artikujve të mbrojtjes, të dhënave teknike dhe shërbimeve të mbrojtjes drejt Kosovës, në vlerë prej 14 milionë dollarësh.
E këtë e ka përshëndetur Asociacioni i Shqiptarëve për Amerikën (Albanians For America).
“Një tjetër dëshmi e partneritetit të vazhdueshëm ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës. Njoftimi se Departamenti amerikan i Shtetit, ka proceduar në Kongresin amerikan lejen për eksportimin e artikujve të mbrojtjes dhe shërbimeve ushtarake për Kosovën në vlerë prej mbi 14 milionë dollarësh, është mesazh i qartë besimi ndaj shtetit tonë dhe institucioneve të sigurisë.
Përcjellja për shqyrtim në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan dëshmon seriozitetin institucional dhe mbështetjen bipartizane që gëzon Kosova në Washington”, thuhet në komunikatë.
Tutje në reagim thuhet se nga Humvee, ASV, dronët dhe sistemet moderne të mbrojtjes, e deri te mbështetja për transformimin e FSK-së në ushtri profesionale e të denjë për NATO, SHBA-të kanë qenë gjithmonë më Kosovën në momentet vendimtare.
“Angazhimi i FSK-së në misione ndërkombëtare dhe përgatitjet për pjesëmarrje në forcën stabilizuese në Gazë janë dëshmi e rolit gjithnjë e më aktiv të shtetit tonë në krah të aleatëve.
Albanians For America, shprehë mirënjohjen e thellë për Departamentin amerikan të Shtetit, Kongresin e Shteteve të Bashkuara, Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit, si dhe për të gjitha institucionet amerikane që vazhdojnë ta mbështesin Kosovën në forcimin e sigurisë, sovranitetit dhe rrugëtimit të saj euro-atlantik.
Mbështetja e Amerikës për Kosovën mbetet një nga shtyllat më të rëndësishme të paqes, stabilitetit dhe demokracisë në rajonin tonë.
Albanians For America mbetet e përkushtuar për forcimin e raporteve Kosovë–SHBA dhe në mbështetjen e çdo hapi që e afron Kosovën me NATO-n dhe familjen euro-atlantike.
Miqësia jonë me Amerikën është aleancë politike, vlerash, lirie dhe besimi në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

Kuvendi i Kosovës miraton në parim Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë
Wilson: Regjimi i Vuçiqit po përpiqet të pengojë votimin e diasporës serbe, njësoj si Georgian Dream në Gjeorgji
Biljana Pllavshiq, gruaja që pas masakrës e puthi Arkanin dhe boshnjakët i quajti “material gjenetik të prishur”
“Tela me gjemba inteligjentë”: Kurthi i ri i Ukrainës për dronët
Sulmet ruse godasin Kievin gjatë vizitës së kancelarit Merz – publikohen pamjet e sulmit ndaj një prej urave kryesore të kryeqytetit ukrainas
Shefi i NATO-s: Jemi më të fortë se Rusia