Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

Kos pas takimit me Kurtin: Nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

The Geopost May 15, 2026 2 min read

Foto: European Parliamen

Share the news

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos tha sot në Prishtinë se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën.

Kos këtë deklaratë e tha pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti në një konferencë të përbashkët për media.

“Ka disa arsye pse themi jeni në një moment kritik. E para, jeni para zgjedhjeve dhe e dyta është se kur kemi folur sot për procesin e zgjerimit kemi folur nga një perspektivë më e gjerë.

Ajo që po përjetojmë sot në procesin e zgjerimit është përparimi dhe për herë të parë pas zgjerimit të fundit në vitin 2013 me Kroacinë, ekzistojnë perspektiva reale që në vitet e ardhshme të ketë shtete të reja anëtare”, tha ajo, raporton Telegrafi.

Tutje, komisionerja për Zgjerim tha se ky proces i anëtarësimit po shtyhet para edhe për shkak të çështjeve që kanë të bëjnë me sigurinë.

“…Dhe kur kemi diskutuar për rolin e Kosovës në këtë, nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën. Kosova është pjesë integrale e një ‘pasqyre’ më të madhe. Arsyeja pse zgjerimi sot është shumë më tepër sesa thjesht zgjerim, ka të bëjë me kujdesin për sigurinë në Evropë, me të qenit bashkë, me bashkëpunimin rajonal që e përmendët edhe ju…”, tha ajo në konferencën me Kurtin, transmeton Telegrafi.

Tutje, komisionerja për Zgjerim foli për procesin integrues të Kosovës, duke thënë se ka vend në BE.

“…Sigurisht që ka vend për Kosovën në BE….Sa më e suksesshme të jetë Kosova në përmbushjen e reformave, sa më e suksesshme të jetë në dialogun Prishtinë-Beograd, aq më të mëdha janë gjasat që të jemi në gjendje të nisim negociatat, kjo është politike”, tha Kos.

Ajo theksoi se do të punoj pa u lodhur që ta ofrojë Kosovën më afër BE-së. “Nuk mund të mendojmë një Evropë pa Kosovën në të”, tha ajo.

Kos po ashtu përmendi rëndësinë e formimit të institucionale stabile dhe funksionale.

“2026 është një vit që të gjej dhe të hap mundësi për Kosovën… Pas zgjedhjeve do të kthehem dhe do të diskutojmë akoma tema me rëndësi për Kosovën dhe BE-në”, tha ajo, duke potencuar rëndësinë që të ndërpritet ngërçi politik.

Sipas saj, shumë reforma kanë stagnuar për shkak të zgjedhjeve të përsëritshme.

Kos më tej ka folur për Planin e Rritjes, ndihmën financiare nga BE-ja, etj.

Tags: Albin Kurti BE Kosova Marta Kos

Continue Reading

Previous: Mali i Zi i përgjigjet provokimeve të Vuçiqit: Nuk jemi shkëputur nga Serbia dhe kurrë nuk kemi qenë pjesë e saj
Next: SHBA i dha dritën e gjelbër armatimit në vlerë 14-milionësh, AFA: Amerikanët kanë qenë gjithmonë pranë Kosovës

Samiti i NATO-s në Ankara – 80 miliardë dollarë për Ukrainën dhe riafirmim i mbrojtjes kolektive 2 min read
  • Botë
  • News

Samiti i NATO-s në Ankara – 80 miliardë dollarë për Ukrainën dhe riafirmim i mbrojtjes kolektive

The Geopost July 5, 2026
Krizë karburanti në Rusi, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të mos ngasin veturat 1 min read
  • Botë
  • News

Krizë karburanti në Rusi, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të mos ngasin veturat

The Geopost July 5, 2026
Suedia porosit 16 aeroplanë Gripen E për Ukrainën 2 min read
  • Botë
  • News

Suedia porosit 16 aeroplanë Gripen E për Ukrainën

The Geopost July 5, 2026
Edhe një rafineri e madhe ruse e karburanteve ndalon së funksionuari 1 min read
  • Botë
  • News

Edhe një rafineri e madhe ruse e karburanteve ndalon së funksionuari

The Geopost July 5, 2026
Si dezinformon portali Novosti për stërvitjet e rregullta ushtarake në Kroaci 3 min read
  • News

Si dezinformon portali Novosti për stërvitjet e rregullta ushtarake në Kroaci

The Geopost July 5, 2026
Gazetari gjerman Brey: Si mediat serbe, pa kontekst, riprodhojnë narrativat e Kremlinit 3 min read
  • Ballkan
  • News

Gazetari gjerman Brey: Si mediat serbe, pa kontekst, riprodhojnë narrativat e Kremlinit

The Geopost July 4, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.