Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

“Serbia mafioze”: Dokumentari francez zbulon lidhjet e errëta mes shtetit, huliganëve dhe krimit të organizuar serb

The Geopost May 11, 2026 3 min read
Share the news

Një dokumentar investigativ francez zbulon lidhjet e errëta mes mafies serbe, huliganëve të futbollit dhe strukturave shtetërore, duke e përshkruar Serbinë si një nga nyjet kryesore të krimit të organizuar në Evropë.

Gazetari francez Jerome Pira, i cili prej dy dekadash investigon botën e krimit, udhëtoi në Serbi për të ndjekur gjurmët e armëve që furnizojnë grupet kriminale në Evropën Perëndimore.

Sipas tij, shumica e armëve ilegale që përdoren nga bandat në Francë, Itali apo Gjermani vijnë nga Ballkani, veçanërisht nga Serbia dhe Bosnja.

Në dokumentar, ai takohet me trafikantë armësh në Beograd, të cilët tregojnë hapur mënyrën se si armët kalojnë drejt Evropës përmes kamionëve turq apo rrugëve ilegale nëpër Hungari dhe Kroaci.

“Shumica e armëve vijnë nga Bosnja për shkak të luftës. Ka ende shumë rezerva armësh nga ish-Jugosllavia”, thotë një trafikant në dokumentar, duke shtuar se armët e shitura për disa qindra euro në Ballkan.

Sipas dokumentarit armët nga Ballkani (Serbia) janë përdorur edhe gjatë sulmeve terroriste në Bataclan në Paris.

Por trafiku i armëve paraqitet vetëm si një pjesë e mozaikut kriminal. Sipas dokumentarit, Serbia është kthyer prej vitesh në qendër të trafikut të drogës, grabitjeve dhe rrjeteve mafioze që operojnë në gjithë Evropën.

Një pjesë e rëndësishme e investigimit fokusohet te huliganët e futbollit, sidomos tifozët e Crvena Zvezdës dhe Partizanit në Beograd, të cilët përshkruhen si grupe me ndikim të madh në botën kriminale dhe me lidhje të forta me shtetin.

Disa nga personazhet e intervistuar pretendojnë se huliganët përdoren nga politika dhe shërbimet shtetërore për protesta, presion në rrugë dhe kontroll të territorit.

“Nëse shteti ka problem, huliganët dalin në terren. Nëse huliganët kanë problem, shteti i mbron”, thotë një prej të intervistuarve.

Në qendër të dokumentarit është figura e famëkeqe e Zeljko Raznatoviq, i njohur si Arkan, ish-udhëheqës paramilitar, bos mafioz dhe lider i tifozëve të Crvena Zvezdës.

Sipas dokumentarit, Arkan ishte simboli i bashkimit mes mafies, nacionalizmit dhe shtetit serb gjatë viteve ’90. Ish-zyrtarë të sigurisë thonë se ai dhe kriminelë të tjerë janë përdorur nga shërbimet sekrete jugosllave për eliminime politike jashtë vendit.

Një ish-zyrtar i sigurisë në dokumentar pohon se gjatë viteve të komunizmit, kriminelët rekrutoheshin për operacione sekrete kundër kundërshtarëve politikë në Evropë.

“Ata ishin kriminelë të lindur. Ne nuk i krijuam, ne i përdorëm”, thotë ai.

Dokumentari rikthen gjithashtu ngjarjet e viteve të luftërave në ish-Jugosllavi, duke zbuluar se shumë huliganë dhe kriminelë u shndërruan në komandantë paramilitarë gjatë konflikteve në Kroaci dhe Bosnje.

Një ish-komandant i “Tigrave të Arkanit” e përshkruan atë si figurë heroike, ndërsa dokumentari sjell edhe akuza për krime lufte dhe lidhje të ngushta me regjimin e Slobodan Millosheviqit.

Në fund, investigimi ngre pyetjen se sa kanë ndryshuar realisht marrëdhëniet mes politikës dhe krimit në Serbi pas viteve 2000.

Sipas disa bashkëbiseduesve në dokumentar, korrupsioni dhe lidhjet mes mafies, biznesit dhe politikës vazhdojnë të jenë të rrënjosura thellë në sistem.

“Gjithçka blihet. Nga institucionet te lejet dhe mbrojtja politike”, thotë një prej tyre.

Dokumentari përfundon me ceremoninë përkujtimore në varrin e Arkanit, ku mblidhen ish-paramilitarë, tifozë, biznesmenë dhe figura publike, një skenë që sipas autorëve simbolizon vazhdimësinë e ndikimit të botës kriminale në shoqërinë serbe.

The GeoPost

Tags: Arkani Krime Lufte Serbia

Continue Reading

Previous: Schmidt jep dorëheqje nga posti i përfaqësuesit të lartë në Bosnje dhe Hercegovinë
Next: Drejtori i Qendrës Memoriale të Srebrenicës ngre padi kundër Dodikut për glorifikim të kriminelëve të luftës

Drejtori i Qendrës Memoriale të Srebrenicës ngre padi kundër Dodikut për glorifikim të kriminelëve të luftës 2 min read
  • Ballkan

Drejtori i Qendrës Memoriale të Srebrenicës ngre padi kundër Dodikut për glorifikim të kriminelëve të luftës

The Geopost May 11, 2026
Schmidt jep dorëheqje nga posti i përfaqësuesit të lartë në Bosnje dhe Hercegovinë 4 min read
  • Ballkan

Schmidt jep dorëheqje nga posti i përfaqësuesit të lartë në Bosnje dhe Hercegovinë

The Geopost May 11, 2026
Partia proserbe dhe proruse në Mal të Zi paralajmëron nisjen e betejës institucionale për çnjohjen e Kosovës 2 min read
  • Ballkan

Partia proserbe dhe proruse në Mal të Zi paralajmëron nisjen e betejës institucionale për çnjohjen e Kosovës

The Geopost May 11, 2026
Fetoshi: Serbia mund të tentojë destabilizim dhe ndërhyrje në zgjedhjet e 7 qershorit 2 min read
  • Ballkan
  • News

Fetoshi: Serbia mund të tentojë destabilizim dhe ndërhyrje në zgjedhjet e 7 qershorit

The Geopost May 10, 2026
Shormaz: “Anti-terrorizëm” si mbulesë për shpërbërjen e shtetit 4 min read
  • Ballkan

Shormaz: “Anti-terrorizëm” si mbulesë për shpërbërjen e shtetit

The Geopost May 10, 2026
Pas pezullimit të fondeve të BE-së për Serbinë, Vuçiq sulmon Marta Kos 1 min read
  • Ballkan
  • News

Pas pezullimit të fondeve të BE-së për Serbinë, Vuçiq sulmon Marta Kos

The Geopost May 9, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.