Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

“I hapi rrugë narrativës serbe”: Kritika për mediumin zviceran ‘20 Minuten’ pas intervistës me ambasadorin serb në Bern

The Geopost May 8, 2026 3 min read
Share the news

Një ish-kryeredaktor i portalit zviceran “20 Minuten” realizoi një intervistë të gjatë me ambasadorin serb në Bern.

Rezultati nuk është një bisedë kritike mbi pushtetin, përgjegjësinë apo të drejtat e njeriut, por një skenë e ndriçuar mirë për narrativat qeveritare serbe. Dhe këto të fundit janë çdo gjë tjetër veçse të padëmshme. Për një gazetari që nuk kundërshton, shkruan portali i pavarur zviceran “Babanews”.

“Babanews” është një platformë mediale e vlerësuar me çmime që raporton nga këndvështrimi i komuniteteve multietnike në Zvicër.

Ky medium ka publikuar një analizë të detajuar lidhur me një intervistë të botuar së fundmi në gazetën “20 Minuten”.

Shkrimi i autores Albina Muhtari analizon bisedën e realizuar nga ish-kryeredaktori Gaudenz Looser me ambasadorin e Serbisë në Bern, Ivan Trifunoviq, duke u fokusuar në atë që Muhtari e cilëson si mungesë të qasjes kritike gazetareske përballë narrativave zyrtare shtetërore serbe.

Analiza e “babanews” vë në dukje se në një bisedë që trajton tema me rëndësi publike, si korrupsioni, liria e shtypit dhe krimet e luftës, roli i gazetarit është të ballafaqojë bashkëbiseduesin me fakte dhe raporte ndërkombëtare.

Sipas portalit, në rastin konkret, gazetari i ka mundësuar ambasadorit të Serbisë një hapësirë të pakontestuar për të paraqitur qëndrimet e qeverisë së tij, pa u sfiduar mbi vërtetësinë apo ndikimin e tyre shoqëror.

Ky veprim vlerësohet si një shndërrim i gazetarisë në një platformë për marrëdhënie me publikun (PR) në shërbim të një autoriteti shtetëror.

Një prej pikave qendrore të kritikës lidhet me terminologjinë e përdorur për të përshkruar luftërat e viteve të 90-ta në Ballkan.

Ambasadori Trifunoviq i referohet kësaj periudhe si “turbulenca”, ndërkohë që “babanews” thekson se ky përshkrim anashkalon realitetin e agresionit, dëbimeve masive dhe gjenocidit të kryer nga forcat serbe.

Artikulli vëren se gazetari nuk ndërhyn për të kërkuar sqarime mbi këto nocione apo për të pyetur mbi mosnjohjen e gjenocidit të Srebrenicës nga ana e Serbisë.

Po ashtu, theksohet se e kaluara politike e presidentit Aleksandar Vuçiq, i cili ka shërbyer si Ministër i Informimit në kohën e regjimit të Sllobodan Millosheviqit, u la tërësisht jashtë kontekstit të bisedës.

Në lidhje me marrëdhëniet me Kosovën, analiza nënvizon se intervista i dha mundësi ambasadorit të artikulojë pretendime territoriale.

“Babanews” argumenton se pretendimi i ambasadorit serb se “mosnjohja e pavarësisë (së Kosovës nga Serbia) nuk është problemi kyç” mbetet i pasfiduar nga gazetari, ndonëse ky fakt përbën pengesën kryesore për stabilitetin e rajonit dhe jetën e qytetarëve, përfshirë edhe pakicën serbe në Kosovë.

Sa i përket situatës së brendshme në Serbi, “Babanews” kritikon mënyrën se si në intervistë u trajtua liria e medias dhe korrupsioni. Ndërsa ambasadori e cilësoi korrupsionin si një lloj “lubrifikanti” për ekonominë, gazetari nuk kërkoi llogari mbi pasojat e këtij fenomeni, siç ishte rasti i tragjedisë në Novi Sad, ku si pasojë e rrëzimit të një pjese të pullazit të stacionit të trenit humbën jetën 16 veta.

“Babanews” sjell në vëmendje raportet e organizatave si “Reporterët pa Kufij” dhe “Freedom House”, të cilat e klasifikojnë Serbinë si një vend vetëm pjesërisht të lirë, të dhëna këto që munguan gjatë bisedës në “20 Minuten”.

“Babanews” e konsideron intervistën e portalit “20 Minuten” me ambasadorin serb në Zvicër si një dështim të standardeve profesionale.

Sipas analizës, kur gazetaria nuk ushtron funksionin e saj kontrollues ndaj pushtetit dhe i lëshon rrugë relativizimit të krimeve të luftës apo politikave autoritare, ajo humb vlerën e saj në një shoqëri demokratike.

“Babanews” thekson se ky rast shërben si shembull se si mungesa e kundërshtimit ndaj narrativave propagandistike mund të çojë në deformimin e perceptimit publik mbi konfliktet aktuale dhe historike.

Tags: Serbia Zvicer

Continue Reading

Previous: Barometri i BE-së: Qytetarët serbë më afër Rusisë sesa Bashkimit Evropian, ndërsa shumica nuk kanë besim te Vuçiqi
Next: Polonia e para në BE që nënshkruan marrëveshjen e kredisë për riarmatim SAFE

Rasti i “topit zanor” vazhdon të ndjekë Serbinë, BE kërkon llogaridhënie 2 min read
  • News

Rasti i “topit zanor” vazhdon të ndjekë Serbinë, BE kërkon llogaridhënie

The Geopost June 24, 2026
“Zgjedhjet, dhuna dhe liria e shprehjes”, Këshilli i Evropës alarmon për demokracinë në Serbi 3 min read
  • Ballkan

“Zgjedhjet, dhuna dhe liria e shprehjes”, Këshilli i Evropës alarmon për demokracinë në Serbi

The Geopost June 24, 2026
“Pa nënshkrim dhe vulë”: Si manipuloi regjimi i Vuçiqit raportin rus për “topin zanor” 2 min read
  • Ballkan

“Pa nënshkrim dhe vulë”: Si manipuloi regjimi i Vuçiqit raportin rus për “topin zanor”

The Geopost June 24, 2026
Akuza të ashpra nga Beogradi: Petkoviqi mbron Radoiçiqin, akuzon Kurtin 2 min read
  • Ballkan

Akuza të ashpra nga Beogradi: Petkoviqi mbron Radoiçiqin, akuzon Kurtin

The Geopost June 23, 2026
YIHR: Serbia mohoi mbi 110 herë krimet e luftës – përfshirë masakrën e Reçakut, Srebrenicën dhe rrethimin e Sarajevës 2 min read
  • Ballkan

YIHR: Serbia mohoi mbi 110 herë krimet e luftës – përfshirë masakrën e Reçakut, Srebrenicën dhe rrethimin e Sarajevës

The Geopost June 23, 2026
Serbia me mbështetjen më të ulët për anëtarësim në BE në Ballkanin Perëndimor 1 min read
  • Ballkan

Serbia me mbështetjen më të ulët për anëtarësim në BE në Ballkanin Perëndimor

The Geopost June 23, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.