Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

Barometri i BE-së: Qytetarët serbë më afër Rusisë sesa Bashkimit Evropian, ndërsa shumica nuk kanë besim te Vuçiqi

The Geopost May 8, 2026 4 min read
Share the news

Sondazhi më i ri i Eurobarometrit Standard ka nxjerrë në pah një rënie të besimit të qytetarëve serbë ndaj Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, ndërsa shumica e tyre vazhdojnë të mbajnë qëndrime pozitive ndaj Rusisë dhe Kinës.

Sipas botimit të 105-të të Eurobarometrit, të publikuar nga Komisioni Evropian dhe të realizuar gjatë marsit dhe prillit 2026, vetëm 35 për qind e qytetarëve serbë besojnë se anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian do të ishte një gjë e mirë, ndërsa 30 për qind e konsiderojnë atë si negative. Një tjetër 35 për qind u shprehën neutralë.

Megjithatë, në pyetjen nëse Serbia do të përfitonte nga anëtarësimi në BE, 55 për qind e të anketuarve thanë se vendi do të kishte përfitime, ndërsa 41 për qind u përgjigjën negativisht, raportoi Nova.

Sondazhi tregon gjithashtu se vetëm 32 për qind e qytetarëve serbë kanë perceptim pozitiv për Bashkimin Evropian, ndërsa 34 për qind e shohin atë negativisht dhe 34 për qind mbajnë qëndrim neutral.

Besimi ndaj institucioneve evropiane mbetet i ulët. Vetëm 36 për qind e qytetarëve deklaruan se kanë besim në BE, ndërsa 59 për qind thanë se nuk kanë besim. Sipas raportimeve të Savremena Politika, kjo është shkalla më e ulët e besimit ndaj BE-së krahasuar me të gjitha vendet e tjera kandidate nga Ballkani Perëndimor.

Qëndrimet ndaj SHBA-së janë përkeqësuar ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar. Vetëm 19 për qind e qytetarëve thanë se kanë qëndrim pozitiv ndaj Shteteve të Bashkuara, ndërsa 79 për qind u shprehën negativisht. Në Eurobarometrin e vjeshtës 2025, 33 për qind kishin qëndrim pozitiv dhe 66 për qind negativ ndaj SHBA-së.

Nga ana tjetër, Rusia vazhdon të gëzojë mbështetje të lartë në opinionin publik serb. Sipas sondazhit, 71 për qind e qytetarëve kanë qëndrim pozitiv ndaj Rusisë, ndërsa vetëm 28 për qind negativ.

Edhe Kina vazhdon të perceptohet pozitivisht nga shumica e qytetarëve. Rreth 64 për qind thanë se kanë qëndrim pozitiv ndaj Kinës, ndërsa 35 për qind negativ. Ndërkohë, India shihet pozitivisht nga 56 për qind e të anketuarve dhe negativisht nga 36 për qind.

Sondazhi evidenton edhe rritjen e pakënaqësisë së qytetarëve me drejtimin në të cilin po shkon Serbia. Në pyetjen nëse vendi po lëviz në drejtimin e duhur apo të gabuar, 57 për qind u përgjigjën se Serbia po shkon në drejtimin e gabuar, ndërsa vetëm 39 për qind thanë se po lëviz në drejtimin e duhur.

Krahasuar me sondazhin e vjeshtës së vitit të kaluar, situata është përkeqësuar. Atëherë, 43 për qind mendonin se vendi po ecte në drejtimin e duhur dhe 53 për qind në drejtimin e gabuar.

Sa i përket ekonomisë, 30 për qind e qytetarëve presin përmirësim në 12 muajt e ardhshëm, 32 për qind presin përkeqësim, ndërsa 38 për qind besojnë se gjendja do të mbetet e njëjtë.

Situata e përgjithshme në vend u vlerësua si e mirë nga 41 për qind e të anketuarve dhe si e keqe nga 58 për qind. Ndërkohë, ekonominë e konsiderojnë të mirë vetëm 38 për qind e qytetarëve, ndërsa 60 për qind e shohin negativisht.

Megjithatë, 55 për qind e qytetarëve deklaruan se janë të kënaqur me gjendjen financiare të familjeve të tyre, ndërsa 43 për qind thanë se janë të pakënaqur.

Sondazhi mat edhe besimin ndaj institucioneve në Serbi. Vetëm 39 për qind e qytetarëve kanë besim në Qeverinë serbe, ndërsa 59 për qind nuk kanë besim. Parlamenti gëzon edhe më pak besueshmëri, me vetëm 31 për qind besim dhe 67 për qind mosbesim.

Sistemi gjyqësor besohet nga 47 për qind e qytetarëve, ndërsa 52 për qind nuk kanë besim në të. Policia gëzon besimin e 48 për qind të qytetarëve, ndërsa ushtria mbetet institucioni më i besuar me 68 për qind mbështetje.

Mediat vazhdojnë të përballen me krizë besimi. Vetëm 35 për qind e qytetarëve deklaruan se u besojnë mediave, ndërsa 65 për qind thanë se nuk kanë besim. Partitë politike rezultojnë institucionet më pak të besuara, me vetëm 24 për qind besim dhe 74 për qind mosbesim.

Sipas sondazhit, qytetarët serbë vazhdojnë të jenë të përfshirë në diskutime politike. Rreth 33 për qind thanë se diskutojnë shpesh çështje politike me miqtë dhe familjarët, shifër kjo më e lartë se mesatarja e Bashkimit Evropian prej 26 për qind. Një tjetër 51 për qind thanë se diskutojnë herë pas here për politikën, ndërsa vetëm 16 për qind deklaruan se nuk flasin kurrë për tema politike.

The Geopost

Tags: Aleksandar Vuçiq Bashkimi Evropian BE Serbia

Continue Reading

Previous: Qeveria serbe ndan buxhet për shoqatën e “Beretave të Kuqe”, e lidhur me krime lufte në Kosovë
Next: “I hapi rrugë narrativës serbe”: Kritika për mediumin zviceran ‘20 Minuten’ pas intervistës me ambasadorin serb në Bern

“I hapi rrugë narrativës serbe”: Kritika për mediumin zviceran ‘20 Minuten’ pas intervistës me ambasadorin serb në Bern 3 min read
  • Ballkan
  • News

“I hapi rrugë narrativës serbe”: Kritika për mediumin zviceran ‘20 Minuten’ pas intervistës me ambasadorin serb në Bern

The Geopost May 8, 2026
Qeveria serbe ndan buxhet për shoqatën e “Beretave të Kuqe”, e lidhur me krime lufte në Kosovë 8 min read
  • Ballkan

Qeveria serbe ndan buxhet për shoqatën e “Beretave të Kuqe”, e lidhur me krime lufte në Kosovë

The Geopost May 8, 2026
Ngritet aktakuzë ndaj ish-policit Bojan Jevtiq – dyshohet për spiunazh dhe posedim të paligjshëm të armëve 1 min read
  • Ballkan
  • News

Ngritet aktakuzë ndaj ish-policit Bojan Jevtiq – dyshohet për spiunazh dhe posedim të paligjshëm të armëve

The Geopost May 8, 2026
“Zona e Vdekjes” – Si po i josh Rusia afrikanët për të luftuar në Ukrainë? 8 min read
  • Botë
  • News

“Zona e Vdekjes” – Si po i josh Rusia afrikanët për të luftuar në Ukrainë?

The Geopost May 8, 2026
Arabia Saudite dhe Kuvajti hapin bazat për SHBA-në, rikthehet operacioni në Ngushticën e Hormuzit 2 min read
  • Botë
  • News

Arabia Saudite dhe Kuvajti hapin bazat për SHBA-në, rikthehet operacioni në Ngushticën e Hormuzit

The Geopost May 8, 2026
BE-ja rrit presionin ndaj Serbisë, por pa vendim të qartë për sanksione 3 min read
  • News

BE-ja rrit presionin ndaj Serbisë, por pa vendim të qartë për sanksione

The Geopost May 8, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.