Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë

Fundi i epokës së Putinit? Raportet flasin për krizë të brendshme në Rusi

The Geopost May 7, 2026 5 min read
Share the news

Dhjetë vite nga sot, një president i ri i Rusisë do të bëjë betimin para kombit, përpara elitës politike, fetare dhe ushtarake të vendit. Vetëm për herë të dytë në këtë shekull, vëmendja e tyre do të jetë e drejtuar ndaj dikujt tjetër dhe jo ndaj Vladimir Putinit.

Të paktën kështu është në teori, pasi sipas kushtetutës ruse, kufizimi i mandateve presidenciale të Putinit përfundon në vitin 2036, ndërsa inaugurimet tradicionalisht mbahen më 7 maj, shkruan The Times.

Megjithatë, shumë gjëra mbeten të pasigurta. A do të jetë Putini, i cili në vitin 2036 do të jetë 83 vjeç, i gatshëm t’ia dorëzojë pushtetin një pasardhësi, apo do të përpiqet, si carët e së kaluarës, të sundojë deri në fund të jetës?

Duke pasur parasysh se lufta në Ukrainë po krijon gjithnjë e më shumë probleme ekonomike dhe shoqërore në Rusi, shtrohet pyetja nëse ai do ta arrijë fare momentin për të marrë një vendim të tillë.

Frika nga një grusht shteti në Kremlin

Kur Putini nisi luftën në vitin 2022, ai besonte se kjo do t’i siguronte një vend ndër liderët më të mëdhenj rusë në histori. Në vend të kësaj, pushtimi i pasuksesshëm e ka lënë atë ndoshta në pozicionin më të dobët gjatë 26 viteve të sundimit të tij.

Në vend të paradave fitimtare në Kiev, Putini gjithnjë e më shumë po përballet me frikën nga një komplot i mundshëm nga anëtarë të elitës politike ruse, të cilët mund të përpiqen ta rrëzojnë apo madje ta vrasin me dronë, sipas një vlerësimi të një agjencie evropiane të inteligjencës, emri i së cilës nuk është bërë publik dhe që ka rrjedhur në media.

Në raportin e dorëzuar mediave perëndimore thuhet se Kremlini ka forcuar masat e sigurisë rreth Putinit, përfshirë ndalimin e përdorimit të telefonave me qasje në internet për zyrtarët që punojnë me të. Ai dhe familja e tij thuhet se kanë ndalur vizitat në rezidencat e tyre luksoze, ndërsa Putini kalon javë të tëra në bunkerë, përfshirë edhe ata në rajonin e Krasnodarit në jug të Rusisë.

Pas vrasjes së liderit suprem iranian, ajatollahut Ali Khamenei, në një sulm ajror amerikano-izraelit në shkurt, Rusia ka filluar të kufizojë internetin mobil në Moskë. Këto kufizime kanë prekur më së shumti qendrën e qytetit.

Ndërprerja e internetit

Besohet se ky veprim është nxitur nga raportimet sipas të cilave Izraeli ka arritur të gjurmojë lëvizjet e Ali Khameneit dhe zyrtarëve të tjerë të lartë iranianë duke hakuar kamerat e mbikëqyrjes në rrugë.

Në Moskë ka rreth 250 mijë kamera të tilla, dhe Kremlini është shqetësuar se Putini mund të bëhej objektiv në të njëjtën mënyrë nga Ukraina ose kundërshtarë të tjerë, sipas figurave opozitare dhe mediave ruse, transmeton Telegrafi.

Nga Kremlini është thënë se ndërprerja e internetit, e cila ka shkaktuar pakënaqësi të madhe në Moskë, ishte e domosdoshme për të parandaluar sulmet ukrainase, pa përmendur shqetësimet për sigurinë e Putinit.

Megjithatë, portali ultranacionalist moskovit “Cargrad” ka raportuar se ndalimi i paprecedentë i internetit mobil është me shumë gjasë pasojë e drejtpërdrejtë e “ndjekjes së pamëshirshme” të Izraelit dhe aleatit të tij amerikan ndaj liderëve iranianë.

“Janë shfaqur teknologji të reja – inteligjenca artificiale, sistemet e mbikëqyrjes dhe kamerat që mundësojnë gjurmimin e lëvizjeve të njerëzve”, ka thënë për televizionin ukrainas, Dmitrij Gudkov, ish-deputet rus që jeton në mërgim. “Mendoj se Putini para së gjithash e sheh këtë situatë dhe mendon për sigurinë e tij personale. Ai tashmë ka një nivel të jashtëzakonshëm mbrojtjeje, por ngjarje të tilla sigurisht që mund t’i shtojnë frikërat e tij”, shtoi ai.

Operacioni “Pasardhësi”

Raporti evropian pretendon se Sergei Shoigu, ish-Ministër i Mbrojtjes dhe aktualisht kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë, “lidhet me rrezikun e një grushti shteti, pasi vazhdon të ketë ndikim të konsiderueshëm brenda elitës ushtarake”.

Shojgu dikur konsiderohej shumë i afërt me Putinin, madje nga disa shihej edhe si një pasardhës i mundshëm. Megjithatë, arrestimi në mars i ish-zëvendësministrit të tij dhe bashkëpunëtorit të ngushtë, Ruslan Calikov, nën akuza për korrupsion, sipas raportit mund të jetë një paralajmërim për Shojgun.

Raporti nuk ka mundur të konfirmohet në mënyrë të pavarur, dhe publikimi i tij ka nxitur dyshime se mund të jetë një përpjekje e shërbimeve perëndimore të inteligjencës për të shkaktuar përçarje në Moskë. Edhe politikanët opozitarë në mërgim shprehin dyshime se Shojgu ka potencial apo vullnet për t’u përballur me Putinin.

“Putini nuk bën plane afatgjata”

Andrej Pivovarov, politikan opozitar i liruar nga burgu rus gjatë një shkëmbimi të të burgosurve në vitin 2024, tha për Shoigun se “ai është bërë objekt talljeje. Është e vështirë të besohet se mund të mbështetet seriozisht në besnikërinë e njerëzve, sidomos të atyre nga aparati i sigurisë”.

Abas Galiamov, analist politik në mërgim dhe ish-shkrues i fjalimeve të Putinit, vlerëson se Putini nuk bën plane afatgjata.

“Putini jeton nga dita në ditë. Prandaj, aktualisht nuk përjashton asnjë mundësi, madje as atë që mund të largohet nga pushteti. Ai po shqyrton pasardhës të ndryshëm dhe përpiqet të kuptojë se kush prej tyre është më i përshtatshëm për role të caktuara”, tha ai.

Putini në vitin 2025 deklaroi se “gjithmonë mendon” për atë se kush mund ta udhëheqë Rusinë pas tij, por nuk përmendi asnjë emër. Megjithatë, analistët kanë përmendur disa pasardhës të mundshëm, ndër të cilët veçohen Alexey Djumini, ish-truproja e tij dhe bashkëpunëtor i afërt, kryetari i bashkisë së Moskës, Sergej Sobjanin, si dhe zëvendëskryeministri Dmitrij Patrushev.

The Geopost

Tags: Rusia Vladimir Putin

Continue Reading

Previous: Një tjetër sondazh tregon se mbështetja e rusëve për Putinin është në nivelin më të ulët që nga viti 2022
Next: Ekspertët evropianë: Rusia po përdor luftë hibride të sofistikuar ndaj NATO-s – nga migrimi te sabotimi dhe rekrutimi online

Si Rusia rekruton të huaj për luftën në Ukrainë përmes mashtrimit në rrjetet sociale 9 min read
  • Botë

Si Rusia rekruton të huaj për luftën në Ukrainë përmes mashtrimit në rrjetet sociale

The Geopost August 19, 2026
Çfarë janë dronët britanikë që përdoren nga ukrainasit në sulmet e thella brenda Rusisë? 2 min read
  • Botë

Çfarë janë dronët britanikë që përdoren nga ukrainasit në sulmet e thella brenda Rusisë?

The Geopost August 18, 2026
Gjermania shqyrton mbylljen e Shtëpisë Ruse në Berlin, dyshohet se përdoret për spiunazh 3 min read
  • Botë
  • Siguri

Gjermania shqyrton mbylljen e Shtëpisë Ruse në Berlin, dyshohet se përdoret për spiunazh

The Geopost August 18, 2026
Suedia, Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu do të ndalojnë njohjen e pasaportave jo-biometrike ruse 2 min read
  • Botë

Suedia, Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu do të ndalojnë njohjen e pasaportave jo-biometrike ruse

The Geopost August 17, 2026
Nga Irani te Rusia e Kina – Profesori amerikan paralajmëron për një realitet të ri strategjik 3 min read
  • Botë
  • Siguri

Nga Irani te Rusia e Kina – Profesori amerikan paralajmëron për një realitet të ri strategjik

The Geopost August 17, 2026
Fotografimi i varreve të ushtarëve të vrarë po ndiqet penalisht në Rusi 4 min read
  • Botë
  • News

Fotografimi i varreve të ushtarëve të vrarë po ndiqet penalisht në Rusi

The Geopost August 16, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.