Drejtori i Institutit për Studime të Luftës Hibride “Octopus”, Arben Fetoshi, e ka quajtur konfirmim të shtrimit të rrugës së paqes nga BE në Ballkanin Perëndimor rezolutën e kongresistëve amerikanë për anëtarësimin e Kosovës në NATO.
“Përballë kërcënimeve hibride nga Serbia dhe ndikimit potencial të Rusisë në Ballkan, Kosova në NATO është zgjidhja më e sigurt. Është neutralizim i burimit të destabilizimit, që provokon me qëllime hegjemoniste të ‘Botës Serbe’. Pas Aktit Autorizues të Mbrojtjes Kombëtare (NDAA), Ligjit për Vlerësimin e Diskriminimit në Luginën e Preshevës (PVDAA) dhe vendimit për FSK-në në Forcën Stabilizuese Ndërkombëtare, rezoluta përfaqëson ‘hartën e rrugës’ drejt paqes së qëndrueshme në Ballkan”, ka shkruar Fetoshi në Facebook.
Fetoshi ka vlerësuar se, në kontekstin aktual gjeopolitik, SHBA-të po i tregojnë BE-së se paqartësia vetëm sa krijon terren për ambiciet revizioniste të Putinit.
“Pra, Kosova në NATO nuk është vetëm aspiratë kombëtare, por edhe instrument parandalues, që eliminon kalkulimet destabilizuese të Serbisë dhe mbyll hapësirën e ndikimit rus në Ballkan”, ka thënë ai.

Picula ngre çështjen e Serbisë në Parlamentin Evropian: A do të sjellë ndryshimi i pushtetit orientim të ri në politikën e jashtme?
Putin dekoron ministrin e Republika Srpskas me Medaljen Pushkin, Mujanoviq: Sanksionet ndaj Dodikut janë domosdoshmëri morale
Putin i ndan Medaljen Pushkin ministrit të Dodikut, Republika Srpska ruan afërsinë me Rusinë
Arrestohet komandanti i Njësisë Speciale të Serbisë, lidhet me keqtrajtimin e studentëve në protesta
Forcat pro-ruse dhe integrimi evropian: Cili do të jetë balanca e pushteteve në parlamentin e ri të BiH?
Si mund të ndikojë fitorja e demokratëve në politikat e Trumpit ndaj Rusisë, Ukrainës dhe Iranit?