Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e anijeve luftarake në Shqipëri

The Geopost April 29, 2026 3 min read
Share the news

Shqipëria dhe Italia kanë nënshkruar marrëveshje për prodhimin e anijeve luftarake, jo vetëm për ushtrinë shqiptare, por dhe për shtetet aleate.

Marrëveshja u firmos mes kompanisë shtetërore shqiptare Kayo, e cila operon në industrinë e mbrojtjes dhe sigurisë, dhe kompanisë italiane Fincantieri, që është një ndër ndërtuesit më të mëdhenj të anijeve tregtare dhe ushtarake në Evropë.

Të dyja kompanitë do të krijojnë një shoqëri të re për të prodhuar anije luftarake në Shqipëri, në kantierin e Pashalimanit, në jug të vendit.

Sipas marrëveshjes në këtë kantier të ri do të punësohen afër 400 persona. Kantieri do të transformohet në një aset kyç për Forcën Detare në Vlorë, me fokus në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e njësive deri në 80 metra gjatësi dhe 800 ton kapacitet.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë kompania Kayo do të vendosë në dispozicion kantierin dhe do të investojë në modernizimin e infrastrukturës, ndërsa Fincantieri do të sjellë ekspertizë dhe trajnim, furnizimin me materiale dhe mbështetje teknologjike për një proces prodhimi modern. Ministria shqiptare theksoi se ky është një plan ambicioz prej 1.2 miliard eurosh.

Pashalimani është baza më e rëndësishme e Forcës Detare Shqiptare, dhe ndodhet në Gjirin e Vlorës, në jug të Shqipërisë. Funksionon si bazë ushtarake detare dhe kantier riparimi dhe ndërtimi anijesh. Në kohën e Luftës së Ftohtë ishte një nga bazat më të rëndësishme në Mesdhe për Bashkimin Sovjetik. Pas viteve ‘90 u përdor nga Forcat Detare Shqiptare dhe u riorganizua me ndihmë ndërkombëtare.

Të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ishin edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ambasadori i Italisë në Tiranë, Marco Alberti, dhe përfaqësues të kompanive që operojnë në industrinë ushtarake në dy vendet.

Kryeministri Rama e cilësoi marrëveshjen si një moment të rëndësishëm për të ardhmen e sigurisë dhe ekonomisë së Shqipërisë – shtetit anëtar të NATO-s.

“Ne [Shqipëria] do të jemi të parët që do të përfitojmë nga produktet e shoqërisë në mënyrë konkrete nga dy anijet e para që do të ndërtohen për Forcat tona të Armatosura dhe që do të çojnë në shtatë numrin total të flotës tonë… dhe më pas sigurisht prodhimi do të vazhdojë më tej për të eksportuar këto anije, aty ku sigurisht është e qartë që teknologjia e re dhe inovacioni që do të shoqërojë këtë rrugëtim, do të implementohet”, tha ai.

Rama shtoi se zhvillimet e fundit e bëjnë të domosdoshëm investimin në industrinë ushtarake.

“Shpresoj që bota të përmirësohet dhe që luftërat të përfundojnë, por ndërkohë Shqipëria është shumë e vogël për të vendosur të ardhmen e botës dhe fatin e lojës së shahut gjeopolitike, por duhet të përshtatemi. Duhet të përshtatemi sigurisht në të voglën tonë për të pasur një mbrojtje dinjitoze dhe për të pasur gjithçka që nevojitet për të qenë në lartësinë e një vendi të vogël, por krenar në aleancën transatlantike, ku ne bëjmë pjesë”, u shpreh kryeministri shqiptar.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, theksoi se ky bashkëpunim e bën Shqipërinë një bazë të re evropiane të “Fincantieri- t” për anijet e vogla dhe të mesme.

“Modeli i biznesit është që mbi 90% e klientëve janë ndërkombëtarë, klientë ekzistues të Fincantier-it”, tha ai.

Më 10 prill, Qeveria shqiptare mori vendimin për të autorizuar shoqërinë shtetërore, Kayo, për të lidhur marrëveshje për prodhimin dhe tregtimin e dronëve luftarakë dhe mjeteve lundruese ushtarake dhe civile në Shqipëri.

Ndërkaq, pak ditë më parë Ambasada amerikane në Tiranë në një njoftim për mediat në lidhje me vizitën e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në NATO, Matthew Whitaker, në Shqipëri theksoi se u diskutuan “aftësinë e Shqipërisë për t’u bërë një nyje logjistike e NATO-s në rajon”.

Tags: Shqipëria

Continue Reading

Previous: Dezinformimi nga “Sputnik”: Rezoluta e Kuvendit për Luginën e Preshevës nuk parasheh ndryshim kufijsh
Next: Dënohet me dy vjet burg Sllobodan Radenkoviq për sulmin ndaj KFOR-it në Zveçan

Lirohet Mit’hat Llozhani, një tjetër rast arrestimi i ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Serbi 3 min read
  • Ballkan

Lirohet Mit’hat Llozhani, një tjetër rast arrestimi i ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Serbi

The Geopost April 29, 2026
Dënohet me dy vjet burg Sllobodan Radenkoviq për sulmin ndaj KFOR-it në Zveçan 3 min read
  • Ballkan

Dënohet me dy vjet burg Sllobodan Radenkoviq për sulmin ndaj KFOR-it në Zveçan

The Geopost April 29, 2026
Dezinformimi nga “Sputnik”: Rezoluta e Kuvendit për Luginën e Preshevës nuk parasheh ndryshim kufijsh 6 min read
  • Ballkan

Dezinformimi nga “Sputnik”: Rezoluta e Kuvendit për Luginën e Preshevës nuk parasheh ndryshim kufijsh

The Geopost April 29, 2026
A po rreshtohet Serbia me naftën ruse përmes Druzhbës? 8 min read
  • Ballkan

A po rreshtohet Serbia me naftën ruse përmes Druzhbës?

The Geopost April 29, 2026
Shqipëria nënshkruan me SHBA-në marrëveshje për gazin në vlerë prej 6 miliardë dollarësh 4 min read
  • Ballkan

Shqipëria nënshkruan me SHBA-në marrëveshje për gazin në vlerë prej 6 miliardë dollarësh

The Geopost April 29, 2026
Frankfurter Rundschau: Zgjedhjet mund të sfidojnë seriozisht pushtetin e Vuçiqit 3 min read
  • Ballkan

Frankfurter Rundschau: Zgjedhjet mund të sfidojnë seriozisht pushtetin e Vuçiqit

The Geopost April 28, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.