Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Kosova e shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare Islamike të Iranit

The Geopost April 20, 2026 2 min read
Share the news

Qeveria e Kosovës ka shpallur si organizatë terroriste Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike, në një mbledhje të mbajtur të hënën në Prishtinë.

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se vendimi përfaqëson një qëndrim të qartë të shtetit në mbrojtje të sigurisë ndërkombëtare dhe vlerave demokratike.

“Përmes këtij vendimi, Kosova e forcon qëndrimin e saj në mbrojtjen e sigurisë ndërkombëtare, vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut. Ky është rreshtim i qartë përkrah aleatëve tanë strategjikë në luftën kundër terrorizmit”, tha Kurti.

Ai e cilësoi IRGC-në si një strukturë që përdor terrorizmin dhe dhunën e organizuar si instrument të politikës së jashtme, duke kontribuar në destabilizimin rajonal dhe global.

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike është krahu ideologjik i ushtrisë së Iranit dhe u themelua pas Revolucionit Iranian, me qëllim mbrojtjen e rendit klerikal në vend. Përveç rolit ushtarak, Garda ka ndikim të gjerë edhe në ekonomi, duke kontrolluar sektorë strategjikë në Iran.

Disa vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kanë shpallur më herët IRGC-në organizatë terroriste. Së fundmi, edhe Bashkimi Evropian ndërmori një hap të ngjashëm pas shtypjes së protestave antiqeveritare në Iran.

Sipas organizatave për të drejtat e njeriut, mbi 6 mijë persona janë vrarë gjatë këtyre protestave, ku forcat e sigurisë – përfshirë Gardën Revolucionare – akuzohen për përdorim të dhunës vdekjeprurëse ndaj protestuesve.

Irani, me mbi 91 milionë banorë, nuk e njeh Kosovën si shtet dhe nuk ka marrëdhënie diplomatike zyrtare me Prishtinën.

Përfshirja e një organizate në listën e zezë zakonisht nënkupton ngrirjen e aseteve dhe vendosjen e kufizimeve të vizave për drejtuesit dhe anëtarët e saj.

The Geopost

Tags: Irani Kosova SHBA

Continue Reading

Previous: Ministri i Jashtëm boshnjak kritikon ashpër Serbinë: Po fshihni kriminelët
Next: Shtrirja e Kinës përmes kompanive dhe investimeve në Serbi

Avokati Niniq: Rasti i Tivatit ekspozon rrjete të kriminalizuara politike në Serbi nën udhëheqjen e Vuçiqit 3 min read
  • Ballkan

Avokati Niniq: Rasti i Tivatit ekspozon rrjete të kriminalizuara politike në Serbi nën udhëheqjen e Vuçiqit

The Geopost June 8, 2026
Vuçiq, masha politike e Pekinit në Ballkan 6 min read
  • Ballkan

Vuçiq, masha politike e Pekinit në Ballkan

The Geopost June 8, 2026
Policia bastis dy lokacione në Zubin Potok, konfiskohen katër armë pas rastit të kanosjes ndaj ministrit Sveçla 1 min read
  • Ballkan
  • News

Policia bastis dy lokacione në Zubin Potok, konfiskohen katër armë pas rastit të kanosjes ndaj ministrit Sveçla

The Geopost June 7, 2026
Zgjedhjet në Kosovë: KQZ ndalon votimin me dokumente të Serbisë në Graçanicë 1 min read
  • Ballkan
  • News

Zgjedhjet në Kosovë: KQZ ndalon votimin me dokumente të Serbisë në Graçanicë

The Geopost June 7, 2026
Kos paralajmëron Serbinë: Sundimi i ligjit dhe zgjedhjet e lira mbeten test kyç për BE-në 8 min read
  • Ballkan
  • News

Kos paralajmëron Serbinë: Sundimi i ligjit dhe zgjedhjet e lira mbeten test kyç për BE-në

The Geopost June 7, 2026
Nga Banjska deri te Kongresi i SHBA-së: Kosova gjithnjë e më afër NATO-s, Serbia po zhytet në vetizolim 7 min read
  • Ballkan
  • News

Nga Banjska deri te Kongresi i SHBA-së: Kosova gjithnjë e më afër NATO-s, Serbia po zhytet në vetizolim

The Geopost June 6, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.