Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • News

Pasi SHBA-ja ndaloi 21 anije, Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit

The Geopost April 18, 2026 2 min read
Share the news

Transmetuesi shtetëror iranian IRIB ka raportuar se rruga kyçe detare “tani është mbyllur sërish dhe kalimi kërkon miratimin e Iranit”.

Në një deklaratë, ushtria pak minuta më parë kishte njoftuar se ngushtica ishte “rikthyer në gjendjen e saj të mëparshme”, sepse SHBA-ja refuzoi të heqë bllokadën detare ndaj porteve iraniane në Gjirin Persik.

Sipas një deklarate të Komandës së Përbashkët të Ushtrisë Iraniane, SHBA-të kanë vazhduar të mbajnë të ashtuquajturën bllokadë detare, pavarësisht marrëveshjeve të mëparshme që parashikonin kalim të kufizuar të anijeve tregtare dhe tankerëve të naftës.

Një zëdhënës i Shtabit Qendror “Hazrat Khatam al-Anbiya” tha se Irani kishte pranuar me mirëbesim lehtësimin e qarkullimit detar në kuadër të negociatave, por zhvillimet e fundit kanë ndryshuar situatën, shkruan skynews.

“Republika Islamike e Iranit, në vijim të marrëveshjeve të mëparshme gjatë negociatave, ka pranuar me mirëbesim kalimin e menaxhuar të një numri të kufizuar të anijeve cisterne të naftës dhe anijeve tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit. Fatkeqësisht, amerikanët vazhdojnë të ashtuquajturën bllokadë”, thuhet në deklaratë.

Sipas ushtrisë iraniane, për këtë arsye kontrolli mbi Ngushticën e Hormuzit është rikthyer në gjendjen e mëparshme dhe kalimi detar do të mbetet nën mbikëqyrje të rreptë të forcave të armatosura.

Teherani paralajmëroi gjithashtu se situata do të mbetet e tillë për sa kohë që SHBA-ja nuk garanton “lirinë e plotë të lëvizjes së anijeve” nga dhe drejt Iranit.

Ngushtica e Hormuzit është një nga pikat më strategjike të transportit global të naftës, ku kalon një pjesë e konsiderueshme e furnizimeve botërore me energji.

Tags: Irani Ngushtica e Hormuzit SHBA

Continue Reading

Previous: ‘Efekti domino’ i Kremlinit: Si po shembet rrjeti i aleatëve të Putinit
Next: Thikat pas shpine 2.0: Çfarë po ndodh në Ministrinë e Mbrojtjes të Rusisë?

Nga Maroviq te Radoiçiq: Të kërkuarit që nuk ekstradohen 8 min read
  • Ballkan
  • News

Nga Maroviq te Radoiçiq: Të kërkuarit që nuk ekstradohen

The Geopost October 17, 2026
Gjermania përkrah sulmet ukrainase brenda territorit rus 2 min read
  • Botë
  • News

Gjermania përkrah sulmet ukrainase brenda territorit rus

The Geopost October 17, 2026
Turqia rrit me 229 për qind fondet për armë dhe municione në vitin 2027 2 min read
  • Botë
  • News

Turqia rrit me 229 për qind fondet për armë dhe municione në vitin 2027

The Geopost October 17, 2026
Fico në tubimin e Vuçiqit: Sllovakia nuk do t’ju zhgënjejë për Kosovën 2 min read
  • Ballkan
  • News

Fico në tubimin e Vuçiqit: Sllovakia nuk do t’ju zhgënjejë për Kosovën

The Geopost October 17, 2026
Ukraina me sulme po paralizon aeroportet ruse 2 min read
  • Ballkan
  • News

Ukraina me sulme po paralizon aeroportet ruse

The Geopost October 17, 2026
Dronët ukrainas detyruan mbylljen e të katër aeroporteve të Moskës gjatë natës – u anuluan dhjetëra fluturime 2 min read
  • Botë
  • News

Dronët ukrainas detyruan mbylljen e të katër aeroporteve të Moskës gjatë natës – u anuluan dhjetëra fluturime

The Geopost October 17, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.