Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • News

Ndryshim historik në Hungari, opozita në epërsi ndaj pro-rusit, Viktor Orban

The Geopost April 12, 2026 2 min read
Share the news

Dy sondazhe të fundit të opinionit publik në Hungari sugjerojnë një fitore të thellë të partisë opozitare Tisza, duke rritur mundësinë për largimin nga pushteti të kryeministrit Viktor Orbán pas 16 vitesh në detyrë.

Sipas raportimit të BBC, sondazhi i realizuar nga Median e vendos partinë e udhëhequr nga Péter Magyar në 57.1 për qind të votave, rezultat që do t’i siguronte rreth 135 ulëse në parlament – mjaftueshëm për një shumicë prej dy të tretash.

Një tjetër sondazh, i publikuar nga Qendra Kërkimore 21, i jep opozitës 55 për qind të votave dhe rreth 132 ulëse, shumë pranë pragut të nevojshëm për kontroll të plotë parlamentar.

Në të njëjtën kohë, të dy sondazhet tregojnë rënie të ndjeshme për partinë në pushtet Fidesz, me Median që e rendit atë në 37.1 për qind të votave, ndërsa Qendra Kërkimore 21 në rreth 38 për qind.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se këto mbeten sondazhe të opinionit dhe jo rezultate zyrtare apo sondazhe daljeje. Sondazhi i Median është realizuar në periudhën 7–11 prill, ndërsa ai i Qendrës Kërkimore 21 midis 8–11 prillit.

Nëse këto projeksione konfirmohen në rezultatet përfundimtare, Hungaria mund të përballet me një ndryshim të madh politik, duke i dhënë fund një epoke të gjatë të qeverisjes së Orbánit dhe duke hapur rrugën për një drejtim të ri politik nën udhëheqjen e opozitës.

The GeoPost

Tags: Hungari Sondazhe Viktor Orbán Zgjedhjet

Continue Reading

Previous: Paralajmërimi për ndaljen e fondeve të BE-së për Serbinë, Kearns: Brukseli më në fund po zgjohet
Next: Magyar shpall fitoren, Orban pranon humbjen: Fundi i një epoke 16-vjeçare në Hungari

“E turpshme”, raportuesi i PE-së i reagon ashpër Paunoviqit 2 min read
  • Botë
  • News

“E turpshme”, raportuesi i PE-së i reagon ashpër Paunoviqit

The Geopost July 17, 2026
Ministrja serbe përballet me padi në Kosovë dhe kërkesë për shkarkim në Serbi 3 min read
  • Ballkan
  • News

Ministrja serbe përballet me padi në Kosovë dhe kërkesë për shkarkim në Serbi

The Geopost July 17, 2026
Pse Vuçiqi s’e nënshkroi deklaratën për Ukrainën në Kiev? 5 min read
  • News

Pse Vuçiqi s’e nënshkroi deklaratën për Ukrainën në Kiev?

The Geopost July 17, 2026
Paunoviq vazhdon ofensivën me dezinformata, thotë se Kurti po “ndjek” serbët që nuk shesin pronat 2 min read
  • Ballkan
  • News

Paunoviq vazhdon ofensivën me dezinformata, thotë se Kurti po “ndjek” serbët që nuk shesin pronat

The Geopost July 17, 2026
Mali i Zi heq regjimin pa viza për rusët 2 min read
  • Ballkan
  • News

Mali i Zi heq regjimin pa viza për rusët

The Geopost July 17, 2026
Mbretëria e Bashkuar do të ndihmojë në financimin e programit Gripen për Ukrainën 2 min read
  • Botë
  • News

Mbretëria e Bashkuar do të ndihmojë në financimin e programit Gripen për Ukrainën

The Geopost July 17, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.