Në Prishtinë do të mbahet konferenca me temën “Demokracitë Rezistente në Epokën e Informacionit: Perspektivat Nordike mbi Kundërshtimin e Dezinformimit dhe Forcimin e Rezistencës Shoqërore”, e cila synon të trajtojë sfidat e përhapjes së dezinformimit dhe mënyrat për forcimin e qëndrueshmërisë demokratike.
Ngjarja do të zhvillohet më 15 prill në Swiss Diamond Hotel, duke filluar nga ora 09:30, dhe pritet të mbledhë politikëbërës, ekspertë të fushës, gazetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Konferenca do të fokusohet në adresimin e sfidave që lidhen me dezinformimin, duke theksuar rëndësinë e komunikimit strategjik, edukimit mediatik dhe bashkëpunimit ndërsektorial si mjete kyçe për forcimin e demokracisë.
Në program janë paraparë edhe fjalime nga ekspertë ndërkombëtarë, përfshirë Jessikka Aro dhe Markku Mantila, të cilët do të ndajnë përvojat dhe praktikat nordike në luftën kundër dezinformimit.
Pas sesioneve kryesore, konferenca do të vazhdojë me diskutime në panel dhe një seminar, ku pjesëmarrësit do të kenë mundësi të shkëmbejnë ide dhe të diskutojnë mbi strategjitë konkrete për rritjen e rezistencës shoqërore ndaj manipulimit të informacionit.
Konferenca organizohet në bashkëpunim me Hibrid.info dhe The Geopost.

Çerimagiq: Përmes Vulinit, Serbia promovon mbështetjen ruse për Vuçiqin dhe projektin e “Botës Serbe”
Rusia, BE-ja, Kina, SHBA-ja: Kah cili vend anojnë 18 listat zgjedhore në Serbi?
Nga Banjska deri te “Bota Serbe”, zbulohet plani i Vuçiqit dhe Vulinit për destabilizimin e Ballkanit!
Bosnje dhe Hercegovina pas zgjedhjeve: Mes Rusisë dhe Perëndimit
Ish-ministri gjerman për deklaratën e Daçiç-it: Kjo rrugë çon drejt luftës, jo BE-së
Studentët në protestë në Nish, Demokratët Evropianë: Vuçiqi po ndjek gjurmët e Orbanit