Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Një muaj paraburgim ndaj ish-pjesëtarit të MPB-së serbe, i dyshuar për krime lufte në Kosovë

The Geopost April 7, 2026 2 min read
Share the news

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për një ish-pjesëtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, i arrestuar nën dyshime për krime lufte në Kaçanik.

A.D. u arrestua më 4 prill dhe sipas Prokurorisë Speciale të Kosovës, ai ishte pjesëtar i MPB-së serbe në Ferizaj dhe polic i trafikut në rajonin e Kaçanikut në kohën kur dyshohet se ka kryer krime në mars të vitit 1999 në fshatin Ivajë dhe fshatrat përreth të Kaçanikut.

Sipas Prokurorisë, ai dyshohet se “në bashkëkryerje me persona të tjerë ende të paidentifikuar të forcave policore, ushtarake serbe, më 09.03.1999, gjatë një aksioni të organizuar policor ushtarak kundër popullsisë civile shqiptare, i detyroi banorët të largohen nga shtëpitë e tyre, të cilat më pas u dogjën dhe u shkatërruan”.

Prokuroria po ashtu ka thënë se ai dyshohet për rrahjen dhe torturimin “në mënyrë brutale, çnjerëzore, fizike dhe psikike” dhe shkaktimin e “lëndimeve të rënda trupore” të 13 civilëve gjatë marrjes në pyetje në stacionin policor në Kaçanik.

Këta civilë ishin në mesin e 91 meshkuj që forcat serbe i kishin ndarë prej rreth 400 burrave, grave, pleqve e fëmijëve të grumbulluar për t’u dërguar në stacionin policor në Kaçanik, sipas Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Arrestimi i A.D. nxiti reagime nga Zyra për Kosovën në Qeverinë serbe, që tha se ai ishte një polic në pension nga një fshat i Prizrenit, duke e cilësuar arrestimin e tij si të motivuar “politikisht”.

Arrestimi i fundit vjen pak javë pasi Gjykata në Prishtinë shqiptoi dënim me burgim ndaj dy ish-pjesëtarëve të forcave policore dhe ushtarake të Serbisë për krime lufte në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-99.

Gjykata në Prishtinë i dënoi më 18 mars Zoran Kostiqit me 15 vjet burgim, ndërsa Dragan Milloviqin me 7 vjet burgim.

Së voni, autoritetet kosovare kanë arrestuar të dyshuar të shumtë dhe kanë ngritur një sërë aktakuzash për krime lufte në Kosovë.

Ndërkaq, që nga përfundimi i luftës, dhjetëra të dyshuar janë dënuar për këto krime para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Fillimisht pas luftës, përkatësisht nga viti 2000 dhe 2008, krimet e luftës në Kosovë u hetuan nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX).

Më 2018, EULEX-i ia dorëzoi lëndët organeve vendore të drejtësisë.

Gjatë luftës në Kosovë janë vrarë më shumë se 13.000 civilë – shumica shqiptarë – ndërsa mijëra të tjerë janë zhdukur.

Më shumë se 1.500 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.

Tags: Kosova Krime Lufte Serbia

Continue Reading

Previous: Ish-ministri kroat: Vuçiq do ta kishte sulmuar Kosovën nëse Rusia do të kishte fituar shpejt në Ukrainë
Next: Shpërndanin dërgesa në mënyrë të paligjshme, ndalohen punonjës të Postës së Serbisë në veri të Kosovës

Republikani Joe Wilson: Serbia nën Vuçiqin po kërcënon stabilitetin e rajonit 2 min read
  • Ballkan
  • News

Republikani Joe Wilson: Serbia nën Vuçiqin po kërcënon stabilitetin e rajonit

The Geopost August 28, 2026
Ligjvënësit amerikanë shtojnë presionin ndaj presidentit serb ndërsa zgjedhjet afrohen 3 min read
  • Ballkan
  • News

Ligjvënësit amerikanë shtojnë presionin ndaj presidentit serb ndërsa zgjedhjet afrohen

The Geopost August 28, 2026
Serbia glorifikon kriminelët e dënuar për gjenocid, Vulin kërkon funeral shtetëror dhe ushtarak për Ratko Mladiqin 3 min read
  • Ballkan

Serbia glorifikon kriminelët e dënuar për gjenocid, Vulin kërkon funeral shtetëror dhe ushtarak për Ratko Mladiqin

The Geopost August 28, 2026
Spajiq: Një operacion hibrid po përgatitet nga rajoni për të destabilizuar Malin e Zi 2 min read
  • Ballkan
  • Siguri

Spajiq: Një operacion hibrid po përgatitet nga rajoni për të destabilizuar Malin e Zi

The Geopost August 27, 2026
Krimineli i luftës Ratko Mladiq dhe rruga e tij drejt rrethimit të Sarajevës dhe gjenocidit në Srebrenicë 7 min read
  • Ballkan

Krimineli i luftës Ratko Mladiq dhe rruga e tij drejt rrethimit të Sarajevës dhe gjenocidit në Srebrenicë

The Geopost August 27, 2026
Vdiq krimineli i luftës, Ratko Mladiq – i dënuar për gjenocid në Srebrenicë 5 min read
  • Ballkan
  • News

Vdiq krimineli i luftës, Ratko Mladiq – i dënuar për gjenocid në Srebrenicë

The Geopost August 27, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.