Ish-ministri kroat i Mbrojtjes, Ante Kotromanoviq, ka komentuar mbi riarmimin e Serbisë dhe rreziqet për sigurinë rajonale, duke paralajmëruar se Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, mund të kishte sulmuar Kosovën nëse situata në Ukrainë do të kishte qenë ndryshe.
Deklaratat e tij u dhanë gjatë një interviste për N1.
Kotromanoviq kujtoi marrëveshjen dypalëshe bashkëpunimi ushtarako-teknik mes Kroacisë dhe Serbisë, të nënshkruar në vitin 2009, duke theksuar se kjo bashkëpunim kishte përfshirë ndihmë gjatë përmbytjeve dhe rreth 10-15 ushtrime të përbashkëta ushtarake.
Sipas tij, veprimet e Vuçiqit për riarmatim janë kryesisht instrumente për konsolidimin e pushtetit të tij dhe të partisë së tij.
“Çdo gjë që Vuçiq po bën tani në lidhje me riarmatim është një instrument i brendshëm për të forcuar pozicionin e tij dhe atë të partisë së tij, së bashku me përpjekjet për të kontrolluar të gjitha segmentet e nevojshme për të qëndruar në pushtet.”
Ai shtoi se obsesioni i Beogradit me Kosovën tregon se Vuçiq nuk e ka kapërcyer kurrë këtë çështje.
“Unë besoj se Vuçiq, me forcat e tij dhe disa rusë, do të kishte përparuar në Kosovë nëse Rusia do ta kishte mundur Ukrainën brenda një muaji. Kush do ta kishte ndaluar atë atëherë?”
Kotromanoviq theksoi gjithashtu diferencat midis Kroacisë dhe Serbisë sa i përket armatimeve: Kroacia, si anëtare e NATO-s, ka detyrime që nuk përbëjnë kërcënim për fqinjët, dhe nuk ka asnjë mundësi që forcat kroate të përdoren për sulm ndaj Serbisë.
“Kjo do të ishte çmenduri e pastër,” përfundoi ai.

Serbia glorifikoi Mlladiqin, Vuçiqi viktimizohet pas reagimit të BE-së
Serbë nga fronti në Ukrainë me mesazhe kërcënuese për Kosovën (Video)
Alarm nga ish-ambasadori amerikan: Perëndimi duhet ta ndryshojë urgjentisht strategjinë ndaj Serbisë
“Koha që Serbia të përballet me pasojat”: Brukseli ndryshon ton pas funeralit të Mlladiqit
Bosnja dëbon dy diplomatë serbë për shkak të madhështimit të Mlladiqit
“Pamje tronditëse”: Udhëheqësit e BE-së dënojnë madhërimin e Mlladiqit në Beograd