Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

Universiteti i Beogradit apel urgjent BE-së: Të ndërpriten arrestimet dhe presioni ndaj studentëve në Serbi

The Geopost April 4, 2026 2 min read
Share the news

Universiteti i Beogradit i është drejtuar me një apel urgjent institucioneve evropiane, duke shprehur shqetësim për arrestimet e fundit të studentëve në Beograd, të cilat i cilëson si pjesë të një presioni në rritje ndaj komunitetit akademik dhe një përpjekje për të shtypur protestat studentore.

Sipas dokumentit të publikuar, më 3 prill policia serbe ka zhvilluar një operacion “nga dera te dera”, vetëm një ditë para shënimit të Ditës së Studentit. Studentët që kanë bllokuar institucionet e arsimit të lartë raportojnë se disa prej kolegëve të tyre janë shoqëruar nga policia që në mbrëmjen paraprake, në shtëpitë e tyre.

Universiteti e konsideron këtë zhvillim si pjesë të një presioni më të gjerë ndaj akademisë, duke përmendur edhe incidente të mëparshme.

Mes tyre janë hyrja e policisë në Rektorat më 31 mars pa paralajmërim, si dhe protestat e qytetarëve dhe studentëve po atë ditë, gjatë të cilave, sipas pjesëmarrësve, është përdorur dhunë.

Protestat studentore në Serbi kanë vazhduar për rreth 15 muaj, me kërkesa për përgjegjësi lidhur me tragjedinë në Novi Sad, ku 16 persona humbën jetën pas rrëzimit të një çatie në stacionin hekurudhor.

Sipas raportimeve të cituara nga universiteti, në vend të përgjigjeve institucionale, studentët janë përballur me denoncime, presione dhe arrestime.

Rektori Vladan Dokiq reagoi ashpër ndaj zhvillimeve të fundit.

“Me arrestimin e studentëve para Ditës së Studentit të nesërme është shkruar fjalia e fundit e historisë së këtij regjimi që përballet me Universitetin. Çdo studenti që u arrestua sot i them – nuk je vetëm, Universiteti qëndron pranë teje, profesorët dhe kolegët tuaj qëndrojnë pranë jush. Çdo mjet ligjor që ka ky Universitet do të vendoset në dispozicionin tuaj për mbrojtjen tuaj.”

Në njoftim theksohet se të arrestuarit janë “fëmijët e këtij vendi që për 15 muaj kanë protestuar paqësisht”, ndërsa dërgohet mesazhi se “për këtë nuk arrestohesh, për këtë falënderohesh”.

Njëkohësisht, universiteti u ka bërë thirrje Komisioni Evropian, Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Evropës që të reagojnë menjëherë, të dënojnë arrestimet dhe të shqyrtojnë gjendjen e lirisë akademike dhe të drejtave qytetare në Serbi./TheGeopost

 

Continue Reading

Previous: Arrestimin për krime lufte, Serbia e paraqet si përndjekje të serbëve në Kosovë
Next: Vuçiqi dramatizon pretendimet për “sabotim” të gazsjellësit, pa ofruar prova publike

Mali i Zi po i afrohet anëtarësimit në BE: Ekspertët paralajmërojnë se Serbia mund të tentojë destabilizimin për ta penguar procesin 6 min read
  • Ballkan

Mali i Zi po i afrohet anëtarësimit në BE: Ekspertët paralajmërojnë se Serbia mund të tentojë destabilizimin për ta penguar procesin

The Geopost September 1, 2026
Plenkoviq dënon mundësinë e funeralit shtetëror për Mladiqin: Serbia po i mbyll dyert e BE-së 2 min read
  • Ballkan
  • News

Plenkoviq dënon mundësinë e funeralit shtetëror për Mladiqin: Serbia po i mbyll dyert e BE-së

The Geopost September 1, 2026
Shtetasi rus dyshohet për vrasje të trefishtë në Mal të Zi – policia paralajmëron se është i armatosur 1 min read
  • News

Shtetasi rus dyshohet për vrasje të trefishtë në Mal të Zi – policia paralajmëron se është i armatosur

The Geopost August 31, 2026
Çanak: Ratko Mlladiqi nuk është hero, por kriminel lufte – Serbia po tenton ta glorifikojë 2 min read
  • Ballkan

Çanak: Ratko Mlladiqi nuk është hero, por kriminel lufte – Serbia po tenton ta glorifikojë

The Geopost August 31, 2026
Kongresi amerikan kërkon masa ndaj Serbisë së Vuçiqit: Në shënjestër lidhjet me Rusinë dhe Kinën 5 min read
  • News

Kongresi amerikan kërkon masa ndaj Serbisë së Vuçiqit: Në shënjestër lidhjet me Rusinë dhe Kinën

The Geopost August 31, 2026
Nga Moska te Pekini: Kina po merr rol kyç në energjinë e Serbisë 13 min read
  • Ballkan

Nga Moska te Pekini: Kina po merr rol kyç në energjinë e Serbisë

The Geopost August 31, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.