Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Parlamenti serb miraton raportin propagandistik për Kosovën

The Geopost March 10, 2026 3 min read
Share the news

Komisioni për Kosovën i Parlamentit të Serbisë ka miratuar Raportin mbi punën e Zyrës Qeveritare për Kosovën për vitin 2025, në një seancë të mbyllur për publikun.

Raporti përdor termin tendencioz “Metohi” dhe shërben si mjet propagandistik për të paraqitur Kosovën si një rrezik për komunitetin serb.

(Nocioni “Metohija”, pavarësisht se daton që nga mesjeta apo shekulli 11-të dhe është term kishtar, ky nocion vazhdon edhe sot të përdoret në diskursin publik, formal dhe joformal, nga popullsia serbe që jeton në Kosovë, por edhe nga drejtuesit e lartë të institucioneve të Kosovës që përfaqësojnë bashkësinë serbe).

Në dokument përmenden pretendime për aktivitete “sistematik represive dhe terror” nga institucionet në Prishtinë, duke akuzuar se këto veprime kërcënojnë jetën, pronën dhe të drejtat themelore të serbëve lokalë, si dhe institucionet arsimore dhe shëndetësore.

Komiteti serb e shfrytëzon raportin për të përhapur perceptimin se situata në Kosovë është e rrezikshme për serbët dhe se problemet mund të zgjidhen vetëm përmes dialogut të ndërmjetësuar nga Beogradi, duke lënë anash qëndrimet dhe ligjshmërinë e institucioneve kosovare.

Raporti përfshin edhe akuzat e njëanshme ndaj Prishtinës, ndërsa dialogu Beograd-Prishtinë paraqitet si i vonuar dhe i pasuksesshëm në raport.

Formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe shihet si “zgjidhja” e vetme e propozuar nga Beogradi për të mbrojtur të drejtat e serbëve, duke e paraqitur Kosovën si autoritet agresor.

Seancën e kryesoi kryetarja e Komisionit, Danijela Nikoliq, ndërsa në të morën pjesë anëtarët e Komisionit dhe deputetë të tjerë jo anëtarë, duke e shndërruar mbledhjen në një instrument për përcjelljen e narrativës serbe mbi Kosovën.

Ky raport pasqyron qartë përpjekjet e Serbisë për të propaganduar rrezikun ndaj serbëve dhe për të legjitimuar politikat e saj ndaj Kosovës.

Serbët lokalë gëzojnë të drejta të barabarta si gjithë qytetarët e tjerë të Kosovës.

Kurti: Kosova s’ka probleme me serbët lokalë, por me Beogradin që s’u distancua nga Putini

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më parë ka përmendur të gjitha benefitet që serbët e Kosovës i kanë të garantuara me Kushtetutë dhe ka thënë se Kosova dëshiron integrimin e serbëve.

Ai ka thënë se Republika e Kosovës s’ka probleme me serbët që jetojnë në Kosovë por me politikën zyrtare të Beogradit që asnjëherë s’është distancuar nga Sllobodan Millosheviqi dhe Vladimir Putini.

Kurti ka thënë se Kosova duhet të jetë republikë demokratike e qytetarëve dhe jo e ndarë mbi baza etnike.

“Kosova është republikë demokratike. Kemi të drejta për minoritetet shumë të avancuara. Ka dhjetë vende rezervë në parlament, gjuha serbe është gjuhë zyrtare. 10 nga 38 komuna janë me shumicë serbe. 17 % e anëtarëve të Kuvendeve komunale në gjithë Kosovën janë serbë. Bashkëpunojnë mirë”.

“Kam ministrin Nenad Rashiq, kam tre zv.ministra dhe duam integrimin e serbëve. Po shqiptarët janë pothuajse 93 % e popullsisë, por kemi edhe pakicat e tjera që duam t’i respektojmë. Duam të bashkëpunojmë mirë me të gjithë. Duam të krijojmë republikë demokratike në bazë të qytetarëve dhe jo në baza etnike. Nevojitet të bashkëpunoj rinia dhe biznesmenët”, ka thënë Kurti.

Serbët lokalë gëzojnë të drejta të barabarta si gjithë qytetarët e tjerë të Kosovës.

The Geopost

Tags: Kosova Sebia

Continue Reading

Previous: Dezinformimi i Kremlinit mbi Ukrainën dhe Kosovën përhapet përmes mediave në gjuhën shqipe
Next: Kuvendi i Shqipërisë është goditur nga një sulm kibernetik – përfshihen hakerë të lidhur me Iranin

Ushtarakët e FSK-së diplomojnë në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar 2 min read
  • Ballkan

Ushtarakët e FSK-së diplomojnë në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar

The Geopost April 26, 2026
Kosova sërish në qarkullimin politik: Si Moska dhe Beogradi në mënyrë të sinkronizuar po e ngrohin konfliktin e vjetër 3 min read
  • Ballkan
  • News

Kosova sërish në qarkullimin politik: Si Moska dhe Beogradi në mënyrë të sinkronizuar po e ngrohin konfliktin e vjetër

The Geopost April 26, 2026
Bashkëpunimi ushtarak Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Vuçiq nën hijen e fantazmës së rrethimit 8 min read
  • Ballkan
  • News

Bashkëpunimi ushtarak Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Vuçiq nën hijen e fantazmës së rrethimit

The Geopost April 26, 2026
Deklarata nxitëse e Vuçeviqit: Serbia “nuk do të qetësohet” derisa të lirohen serbët e dënuar në Kosovë 3 min read
  • Ballkan
  • News

Deklarata nxitëse e Vuçeviqit: Serbia “nuk do të qetësohet” derisa të lirohen serbët e dënuar në Kosovë

The Geopost April 26, 2026
FSK dërgon ekip në Gaza për vlerësim paraprak të misionit paqeruajtës 1 min read
  • Ballkan
  • News

FSK dërgon ekip në Gaza për vlerësim paraprak të misionit paqeruajtës

The Geopost April 26, 2026
Ekspertët në Serbi: Vuçiq e përdor marrëveshjen Kosovë–Shqipëri–Kroaci për rikthimin e shërbimit ushtarak 2 min read
  • Ballkan
  • News

Ekspertët në Serbi: Vuçiq e përdor marrëveshjen Kosovë–Shqipëri–Kroaci për rikthimin e shërbimit ushtarak

The Geopost April 26, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.