Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Ministri i Mbrojtjes: Retorika e Vuçiqit për Kosovën synon të mbajë rajonin në tension

The Geopost March 9, 2026 2 min read
Share the news

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiq të bëra gjatë prezantimit të strategjisë “Serbia 2030”, ku ai tha se Kosova është pjesë e Serbisë dhe se aktualisht nuk ka partner për dialog në Kosovë.

Maqedonci tha se këto deklarata përbëjnë vazhdim të një narrative politike që mohon realitetin dhe që, sipas tij, synon të mbajë nën tension të gjithë rajonin.

Sipas tij, Republika e Kosovës është shtet i pavarur dhe sovran me institucione legjitime të dala nga vullneti demokratik i qytetarëve, duke theksuar se ky realitet është i pakthyeshëm dhe nuk mund të ndryshohet përmes deklaratave politike apo strategjive të brendshme të Serbisë.

Ministri i Mbrojtjes ngriti shqetësim edhe për planet e paralajmëruara në kuadër të strategjisë “Serbia 2030”, ku përfshihen rritje të shpenzimeve ushtarake, investime shumë miliardëshe në armatim, zhvillimi i industrisë së dronëve dhe krijimi i një ushtrie të avancuar digjitale.

Sipas Maqedoncit, kur këto zhvillime shoqërohen me pretendime territoriale ndaj Kosovës dhe me retorikë që mohon shtetësinë e saj, si dhe me projektin e ashtuquajtur “Bota Serbe”, ato krijojnë shqetësime reale për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Ai përmendi edhe zhvillimet e viteve të fundit, përfshirë sulmin e armatosur në Banjska, për të cilin autoritetet e Kosovës kanë akuzuar struktura të mbështetura nga Serbia.

Maqedonci theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar për paqe dhe stabilitet në rajon, si dhe për dialog të sinqertë që do të çonte drejt njohjes së ndërsjellë ndërmjet dy shteteve sovrane.

Ai shtoi se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë të forcojë kapacitetet mbrojtëse, të zhvillojë Forca e Sigurisë së Kosovës sipas standardeve profesionale dhe të thellojë bashkëpunimin strategjik me partnerët euro-atlantikë, duke theksuar se siguria dhe sovraniteti i vendit janë të panegociueshme.

Tags: Aleksandar Vuçiq FSK Ushtria e Kosovës

Continue Reading

Previous: Tre serbë që nxitën urrejtje fetare në Evropë morën udhëzime nga Rusia
Next: KFOR-i, siguria dhe e ardhmja e pranisë amerikane në Kosovë

Picula ngre çështjen e Serbisë në Parlamentin Evropian: A do të sjellë ndryshimi i pushtetit orientim të ri në politikën e jashtme? 2 min read
  • Ballkan

Picula ngre çështjen e Serbisë në Parlamentin Evropian: A do të sjellë ndryshimi i pushtetit orientim të ri në politikën e jashtme?

The Geopost November 5, 2026
Putin dekoron ministrin e Republika Srpskas me Medaljen Pushkin, Mujanoviq: Sanksionet ndaj Dodikut janë domosdoshmëri morale 2 min read
  • Ballkan

Putin dekoron ministrin e Republika Srpskas me Medaljen Pushkin, Mujanoviq: Sanksionet ndaj Dodikut janë domosdoshmëri morale

The Geopost November 4, 2026
Putin i ndan Medaljen Pushkin ministrit të Dodikut, Republika Srpska ruan afërsinë me Rusinë 3 min read
  • Ballkan

Putin i ndan Medaljen Pushkin ministrit të Dodikut, Republika Srpska ruan afërsinë me Rusinë

The Geopost November 4, 2026
Arrestohet komandanti i Njësisë Speciale të Serbisë, lidhet me keqtrajtimin e studentëve në protesta 2 min read
  • Ballkan

Arrestohet komandanti i Njësisë Speciale të Serbisë, lidhet me keqtrajtimin e studentëve në protesta

The Geopost November 4, 2026
Forcat pro-ruse dhe integrimi evropian: Cili do të jetë balanca e pushteteve në parlamentin e ri të BiH? 5 min read
  • Ballkan

Forcat pro-ruse dhe integrimi evropian: Cili do të jetë balanca e pushteteve në parlamentin e ri të BiH?

The Geopost November 4, 2026
Vulin dyshohet se provoi të arratisej në Moskë, avioni detyrohet të kthehet në Beograd 3 min read
  • Ballkan

Vulin dyshohet se provoi të arratisej në Moskë, avioni detyrohet të kthehet në Beograd

The Geopost November 4, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.