Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Si po e mban Vuçiq në paraburgim avokatin që ngriti alarmin për rolin e presidentit serb në “Sarajevo Safari”

The Geopost March 7, 2026 3 min read
Share the news

Aktivistë, avokatë dhe kundërshtarë të regjimit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq u mblodhën të shtunën para Pallatit të Drejtësisë në Beograd, duke kërkuar lirimin e avokatit dhe aktivistit Çedomir Stojkoviq, i cili ndodhet në paraburgim.

Protestuesit e cilësuan Stojkoviqin si të burgosur politik, duke pretenduar se ndalimi i tij lidhet me aktivitetin e tij publik dhe me deklaratat kritike që ka bërë ndaj presidentit serb.

Sipas pjesëmarrësve në protestë, Stojkoviq kishte ngritur alarmin për rolin e mundshëm të Vuçiqit në të ashtuquajturin “Sarajevo Safari”, një çështje që po hetohet dhe që ka rikthyer debat në opinionin publik.

Në tubim morën pjesë disa figura të njohura nga shoqëria civile dhe politika opozitare, përfshirë avokatin dhe nënkryetarin e Lidhjes së Social Demokratëve të Vojvodinës Aleksandar Olenik, si dhe aktivisten për të drejtat e njeriut Natasha Kandiq.

Kandiq reagoi përmes rrjeteve sociale duke e cilësuar ndalimin e Stojkoviqit si të paligjshëm.

“Protestë për ndalimin e paligjshëm. Çeda Stojkoviq është në paraburgim sepse publikoi informacion se Škoda po ndërpret kontratën me BIA-n, dhe duket se kjo është një heshtje institucionale për shkak të hetimit për ‘Sarajevo Safari’”, shkroi ajo.

Organizatorët kërkuan lirimin e menjëhershëm të Stojkoviqit dhe zhvillimin e një hetimi të pavarur për rastin, duke deklaruar se arrestimi i tij është një përpjekje për të heshtur zërat kritikë ndaj pushtetit në Serbi.

Protesta u zhvillua pa incidente, ndërsa pjesëmarrësit paralajmëruan se do të vazhdojnë me tubime të tjera derisa avokati të lirohet.

Avokati nga Beogradi dhe aktivisti në rrjetet sociale, Stojkoviq, ishte arrestuar në dhjetor në Beograd dhe më pas ishte liruar për t’u mbrojtur në liri.

Pas lirimit, ai shkroi në Facebook për të sqaruar rrethanat e arrestimit, duke thënë se i ishte ndaluar postimi në rrjetin social X (Twitter) dhe në platformën YouTube, si dhe se i ishte konfiskuar telefoni celular, raportojnë mediat rajonale.

Sipas tij, arrestimi u justifikua zyrtarisht me postime të mëhershme në rrjetin X, ku ai kishte komentuar mbi protestat Euromaidan në Ukrainë dhe kishte përmendur presidentin serb.

Megjithatë, Stojkoviq pretendon se arsyeja e vërtetë e arrestimit lidhet me kallëzimin penal që ai ka paraqitur kundër Vuçiqit për shkak të pretendimeve mbi lidhjen e tij me të ashtuquajturin “Sarajevo Sniper Safari”.

Ai ka deklaruar se postimet e tij mbi këtë temë kishin tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare dhe se arrestimi përbën censurë politike.

Termi “Sarajevo Safari” i referohet pretendimeve se gjatë Rrethimi i Sarajevës (1992–1996), civilë në qytet u qëlluan nga snajperë, përfshirë edhe të huaj, një çështje që u rikthye në vëmendje pas publikimit të dokumentarit Sarajevo Safari.

Në nëntor të vitit 2025, Prokuroria e Milanos hapi një hetim për të shqyrtuar dyshimet se shtetas italianë mund të kenë qenë të përfshirë në këto ngjarje gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë.

The Geopost

Tags: Aleksandar Vuçiq Çedomir Stojkoviq Natasha Kandiq Serbia

Continue Reading

Previous: NATO mohon pretendimet për lëshime raketash nga Kosova drejt Iranit
Next: Retorika e Vuçiqit pro Iranit dhe kundër SHBA-së

Organizatori i sulmit në Banjskë, Radoiçiq, dhe Veselinoviq ndërtojnë pranë njëri-tjetrit vila milionëshe në Beograd 10 min read
  • Ballkan

Organizatori i sulmit në Banjskë, Radoiçiq, dhe Veselinoviq ndërtojnë pranë njëri-tjetrit vila milionëshe në Beograd

The Geopost April 23, 2026
Serbia mes Brukselit, Moskës dhe Uashingtonit: Po ngushtohet hapësira për “balancimin” e Vuçiqit 7 min read
  • Ballkan

Serbia mes Brukselit, Moskës dhe Uashingtonit: Po ngushtohet hapësira për “balancimin” e Vuçiqit

The Geopost April 23, 2026
Raportime për dhunë ndaj qytetarëve në Serbi që kritikojnë regjimin e Vuçiqit 2 min read
  • Ballkan

Raportime për dhunë ndaj qytetarëve në Serbi që kritikojnë regjimin e Vuçiqit

The Geopost April 22, 2026
Dronët kinezë dominojnë qiellin mbi Bosnjë dhe Hercegovinë 6 min read
  • Ballkan

Dronët kinezë dominojnë qiellin mbi Bosnjë dhe Hercegovinë

The Geopost April 22, 2026
Rrjeti i lidhur me Vuçiqin dhe Veselinoviqin nën hetim nga FBI për pastrim parash në SHBA 4 min read
  • Ballkan

Rrjeti i lidhur me Vuçiqin dhe Veselinoviqin nën hetim nga FBI për pastrim parash në SHBA

The Geopost April 21, 2026
Si po përpiqet Rusia të ndikojë në Bosnje përmes Republikës ‘Srpska’ 6 min read
  • Ballkan

Si po përpiqet Rusia të ndikojë në Bosnje përmes Republikës ‘Srpska’

The Geopost April 21, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.