Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë

Trump thotë se është vrarë lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei

The Geopost March 1, 2026 2 min read
Share the news

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se lideri suprem i Iran, Ali Khamenei, është vrarë, përmes një postimi të publikuar në platformën e tij sociale, Truth Social.

Në reagimin e tij, Trump e cilësoi Khamenein si “një nga njerëzit më të këqij në histori”, duke thënë se vdekja e tij përbën “drejtësi jo vetëm për popullin iranian, por edhe për amerikanët dhe qytetarë nga shumë vende të botës” që, sipas tij, janë vrarë ose gjymtuar nga udhëheqja iraniane.

Trump pretendoi se operacioni ishte rezultat i “sistemeve shumë të sofistikuara të inteligjencës dhe gjurmimit” të SHBA-së, në bashkëpunim të ngushtë me Izrael, duke shtuar se Khamenei dhe “udhëheqës të tjerë” nuk kanë mundur t’i shmangen goditjes.

Presidenti amerikan e paraqiti këtë zhvillim si një “mundësi historike” për popullin iranian që, sipas tij, ta rimarrë kontrollin mbi vendin.

Ai deklaroi gjithashtu se po qarkullojnë informacione se pjesëtarë të IRGC-së, ushtrisë dhe forcave të sigurisë iraniane nuk dëshirojnë më të luftojnë dhe po kërkojnë imunitet.

“Nëse nuk veprojnë tani, më vonë do të përballen vetëm me vdekjen”, shkroi Trump, duke i bërë thirrje forcave të sigurisë iraniane që të bashkohen “në mënyrë paqësore” me atë që ai e quajti patriotë iranianë.

Në të njëjtin postim, Trump paralajmëroi se bombardimet “e rënda dhe të sakta” do të vazhdojnë gjatë ditëve në vijim, për aq kohë sa, sipas tij, të jetë e nevojshme për të arritur “paqen në të gjithë Lindjen e Mesme dhe në botë”.

Festë në Iran pas vrasjes së ajatollah Ali Khameneit

Sipas videove të publikuara nga llogaria Vahid Online, në mbrëmjen e së shtunës, shumë njerëz në Iran brohoritën dhe festuan pas raportimeve se Ali Khamenei, udhëheqësi suprem i republikës islamike, është vrarë.

Fillimisht kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu foli për vdekjen e Khameneit, e pastaj presidenti amerikan, Donald Trump tha se Khamenei është vrarë në sulmet e së shtunës.

The Geopost

 

View this post on Instagram

 

A post shared by راديو فردا‌ ‌‌| ‌‌‌Radio Farda (@radiofarda)

Tags: Ali Khamenei Donald Trump Irani SHBA

Continue Reading

Previous: SHBA-ja e Izraeli bombardojnë Iranin
Next: Nga aktivist në lider të përbuzur, kush ishte Ajatollah Ali Khamenei?

Estonia zhvendos trupat pranë kufirit me Rusinë, përgatitet për një sulm të mundshëm 4 min read
  • Botë

Estonia zhvendos trupat pranë kufirit me Rusinë, përgatitet për një sulm të mundshëm

The Geopost October 5, 2026
Putini po teston kufijtë e Perëndimit – MacMillan: Rusia po sillet si një shtet mashtrues 6 min read
  • Botë

Putini po teston kufijtë e Perëndimit – MacMillan: Rusia po sillet si një shtet mashtrues

The Geopost October 5, 2026
“Tela me gjemba inteligjentë”: Kurthi i ri i Ukrainës për dronët 4 min read
  • Botë
  • News

“Tela me gjemba inteligjentë”: Kurthi i ri i Ukrainës për dronët

The Geopost October 4, 2026
Sulmet ruse godasin Kievin gjatë vizitës së kancelarit Merz – publikohen pamjet e sulmit ndaj një prej urave kryesore të kryeqytetit ukrainas 3 min read
  • Botë
  • News

Sulmet ruse godasin Kievin gjatë vizitës së kancelarit Merz – publikohen pamjet e sulmit ndaj një prej urave kryesore të kryeqytetit ukrainas

The Geopost October 4, 2026
Shefi i NATO-s: Jemi më të fortë se Rusia 2 min read
  • Botë
  • News

Shefi i NATO-s: Jemi më të fortë se Rusia

The Geopost October 4, 2026
Ukraina përdori për herë të parë raketën balistike vendase – rëndësia e saj shkon përtej fushëbetejës 2 min read
  • Botë
  • News

Ukraina përdori për herë të parë raketën balistike vendase – rëndësia e saj shkon përtej fushëbetejës

The Geopost October 4, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.