Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Edhe në rigjykim Dushko Arsiq dënohet me 13 vjet burgim për krime lufte

The Geopost February 24, 2026 3 min read
Share the news

Në procesin e rigjykimit, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 13 vjet burgim Dushko Arsiqin, i akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë.

Trupi gjykues bëri të ditur se në dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Edhe në procesin e parë gjyqësor, më 2 shkurt 2024, Arsiqi ishte shpallur fajtor dhe ishte dënuar po ashtu me 13 vjet burgim, mirëpo Gjykata e Apelit e kishte kthyer më pas lëndën në rigjykim.

Avokati i Arsiqit, Nebojsha Vllaiq, kishte deklaruar më herët se klienti i tij ishte akuzuar dhe dënuar për krime lufte për shkak të, siç tha ai, përpjekjeve për të rikthyer pronën e uzurpuar në territorin e Prishtinës dhe për t’u kthyer për të jetuar në Kosovë.

Sipas aktakuzës, Arsiqi ishte arrestuar më 8 dhjetor 2021, nën dyshimet për krime të kryera në periudhën janar–qershor 1999 në rajonin e Prishtinës.

Aktakuza ndaj tij u ngrit në nëntor të vitit 2022.

Në dokumentet e prokurorisë thuhet se Arsiqi kishte marrë pjesë në vrasjen e një civili me inicialet B.Sh., më 20 prill 1999, në fshatin Butovc të Prishtinës. Po ashtu, ai akuzohet se kishte maltretuar fizikisht dhe psikologjikisht A.K., atëbotë 15 vjeç.

Sipas aktakuzës, Arsiqi, së bashku me pjesëtarë të policisë serbe dhe grupeve paramilitare, kishte marrë pjesë në dëbimin dhe shpërnguljen e qytetarëve nga Prishtina dhe rrethina gjatë periudhës janar–qershor 1999.

Ai po ashtu akuzohet për plaçkitjen e pronave të shqiptarëve dhe më pas për djegien e tyre.

Arsiqi akuzohet për keqtrajtim të civilëve shqiptarë, plagosje dhe vrasje. Ai ishte arrestuar në veri të Kosovës në dhjetor të vitit 2022, ndërsa në atë kohë Zyra e Prokurorisë Speciale nuk kishte dhënë detaje shtesë, duke u thirrur në “ndjeshmërinë e rastit”.

Ai është me origjinë nga Matiqani, në periferi të Prishtinës, ndërsa pas përfundimit të luftës kishte jetuar në Kralevë të Serbisë, sipas deklarimeve të ekipit të tij mbrojtës për REL.

Pas shpalljes së aktgjykimit, Lista Serbe reagoi ashpër, duke e cilësuar vendimin si të padrejtë dhe etnikisht të motivuar.

“Ky aktgjykim i trupit gjykues, i përbërë ekskluzivisht nga gjyqtarë të nacionalitetit shqiptar, përbën edhe një dëshmi tjetër të praktikës thellësisht të padrejtë të sistemit të drejtësisë në Prishtinë, i cili në mënyrë sistematike ka problem me trajtimin objektiv dhe të drejtë të serbëve në Kosovë dhe Metohi”, thuhet në reagimin e kësaj partie.

Kohëve të fundit, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur një numër të konsiderueshëm aktakuzash për krime lufte. Që nga përfundimi i luftës, dhjetëra persona janë dënuar për krime lufte para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Fillimisht, nga viti 2000 deri më 2008, krimet e luftës në Kosovë u hetuan nga UNMIK, ndërsa më pas nga EULEX. Në vitin 2018, EULEX-i ua dorëzoi lëndët organeve vendore të drejtësisë.

Gjatë luftës në Kosovë, në periudhën 1998–1999, janë vrarë më shumë se 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë janë zhdukur. Më shumë se 1.500 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur, pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.

The Geopost

Tags: Kosovë Krime Lufte Serbia

Continue Reading

Previous: Biserko mbështet idenë e Kurtit për gjykatë të posaçme për krimet me snajper në Bosnje
Next: “Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer: Gjykata në Hagë ka tejkaluar mandatin dhe po diskreditohet

Dosja e përgjimeve: Vuçiq i lidhur me bosin e drogës, dha garanci edhe për lirimin e tij nga burgu 2 min read
  • Ballkan

Dosja e përgjimeve: Vuçiq i lidhur me bosin e drogës, dha garanci edhe për lirimin e tij nga burgu

The Geopost October 15, 2026
Eurodeputeti kroat: Asnjë politikë s’e ndryshon faktin historik që Kosova, Kroacia e Bosnja ishin viktima të agresionit serb 2 min read
  • Ballkan

Eurodeputeti kroat: Asnjë politikë s’e ndryshon faktin historik që Kosova, Kroacia e Bosnja ishin viktima të agresionit serb

The Geopost October 15, 2026
Lazar Radulloviq e quan Listën Serbe organizatë kriminale: Mund të më vrisni, por nuk mund të më frikësoni 2 min read
  • Ballkan

Lazar Radulloviq e quan Listën Serbe organizatë kriminale: Mund të më vrisni, por nuk mund të më frikësoni

The Geopost October 15, 2026
Lista zgjedhore e Serbisë në Kosovë rritet për mbi 20 mijë votues – parregullsi dhe emra të përsëritur 12 min read
  • Ballkan

Lista zgjedhore e Serbisë në Kosovë rritet për mbi 20 mijë votues – parregullsi dhe emra të përsëritur

The Geopost October 15, 2026
Samiti i BE-së në Bruksel: Ukraina, sanksionet ndaj Rusisë dhe zgjerimi në qendër të diskutimeve 10 min read
  • Ballkan

Samiti i BE-së në Bruksel: Ukraina, sanksionet ndaj Rusisë dhe zgjerimi në qendër të diskutimeve

The Geopost October 14, 2026
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete 5 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete

The Geopost October 14, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.