Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • News

Fjalët përmbyllëse të ish-udhëheqësve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë

The Geopost February 19, 2026 2 min read
Share the news

Afro tre vjet ka zgjatur procesi në Gjykata Speciale kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi.

Në seancën përmbyllëse, të katërtit u deklaruan të pafajshëm. Mbrojtja kërkoi lirimin e tyre, ndërsa Prokuroria kërkoi që ata të shpallen fajtorë dhe të dënohen me nga 45 vjet burgim secili.

Gjykatësit kanë tre muaj kohë për të marrë vendimin përfundimtar.

Fjalët e fundit të të akuzuarve

Ish-presidenti Hashim Thaçi theksoi se armik e kishte vetëm “kasapin e Ballkanit”, duke iu referuar Sllobodan Millosheviq.

Ai shtoi se UÇK-ja luftoi për liri dhe se shqiptarët nuk ushtronin pushtet gjatë luftës, por përballeshin me shtypjen e regjimit serb.

Kadri Veseli deklaroi se u kthye nga mërgimi në Kosovë për të mbrojtur popullin gjatë masakrave në Likoshan e Prekaz dhe shprehu besimin se drejtësia do të vendoset mbi të vërtetën, jo narrativat e Prokurorisë.

Rexhep Selimi gjykoi pretendimet e Prokurorisë si të pabaza, duke theksuar se qëllimi i akuzës ishte dënimi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ndërkohë që Jakup Krasniqi tha se akuzat janë të ngjashme me narrativat e atyre që shtypën shqiptarët dhe nuk mbështeten mbi prova të besueshme.

Fjalët e avokatëve

Avokatët e të akuzuarve kërkuan lirimin e klientëve të tyre. Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon, e konsideroi “bërllok” provat e Prokurorisë, duke thënë se dëshmitë bazoheshin në thashetheme dhe nuk e lidhnin Veselin me veprimet e pretenduara.

Luka Mishetiq, mbrojtës i Thaçit, tha se Prokuroria nuk kishte paraqitur prova konkrete, por vetëm referenca të përgjithshme që nuk vërtetojnë fajësinë.

Avokati i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts, e kritikoi Prokurorinë për paaftësi dhe mungesë qartësie në rast. Avokati i Jakup Krasniqit, Aidan Ellis, akuzoi Prokurorinë për shtrembërim të dëshmive dhe përzgjedhje të fragmentuar të provave.

Epilogu dhe akuzat

Kryegjykatësi Charles Smith III shpalli të mbyllur çështjen gjyqësore dhe njoftoi se do të kontaktojë palët për datën e shpalljes së aktgjykimit. Gjykatësit kanë tre muaj kohë për të vendosur, ose të kërkojnë zgjatje të afatit.

Zyra e Prokurorisë Speciale akuzon Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin për ndërmarrje të përbashkët kriminale lidhur me gjashtë akuza për krime lufte dhe katër akuza për krime kundër njerëzimit.

Sipas ZPS-së, të akuzuarit kanë qenë në dijeni të pretendimeve për krimet dhe kishin qëllim të merrnin pushtetin në Kosovë. Ish-drejtuesit e UÇK-së i kanë mohuar të gjitha akuzat.

Procesi gjyqësor ndaj tyre nisi në prill të vitit 2023, me dy vjet e gjysmë vonesë nga arrestimi i tyre më 4 dhe 5 nëntor 2020.

The Geopost

Tags: Gjykata Speciale Hagë

Continue Reading

Previous: Arrestohet Jugosllav Petroviq, i kërkuar për grabitje – dyshohet edhe për vrasjen e Shefko Sallkoviqit
Next: Trump përballet me opsionet e tij për Iranin – nga sulmet e synuara deri te përmbysja e mundshme e regjimit

Trump përballet me opsionet e tij për Iranin – nga sulmet e synuara deri te përmbysja e mundshme e regjimit 8 min read
  • News

Trump përballet me opsionet e tij për Iranin – nga sulmet e synuara deri te përmbysja e mundshme e regjimit

The Geopost February 20, 2026
Arrestohet Jugosllav Petroviq, i kërkuar për grabitje – dyshohet edhe për vrasjen e Shefko Sallkoviqit 2 min read
  • News

Arrestohet Jugosllav Petroviq, i kërkuar për grabitje – dyshohet edhe për vrasjen e Shefko Sallkoviqit

The Geopost February 18, 2026
A do të heqë dorë Irani nga programi raketor në këmbim të një marrëveshjeje? 4 min read
  • News

A do të heqë dorë Irani nga programi raketor në këmbim të një marrëveshjeje?

The Geopost February 18, 2026
Serbia shpërndan dezinformata për pavarësinë e Kosovës 3 min read
  • Fact Checking
  • News

Serbia shpërndan dezinformata për pavarësinë e Kosovës

The Geopost February 18, 2026
Mësuesi nga Nishi ndëshkohet pasi mbulon grafitin “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” 7 min read
  • News

Mësuesi nga Nishi ndëshkohet pasi mbulon grafitin “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”

The Geopost February 13, 2026
Kosova, Shqipëria dhe Kroacia do ta zhvillojnë stërvitjen e parë të përbashkët ushtarake 3 min read
  • News

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia do ta zhvillojnë stërvitjen e parë të përbashkët ushtarake

The Geopost February 11, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.