Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë

NATO-ja nis zyrtarisht misionin ‘Roja e Arktikut’

The Geopost February 13, 2026 3 min read
Share the news

NATO-ja e ka nisur zyrtarisht misionin Roja e Arktikut, me qëllim që të përmirësojë pozicionin ushtarak të aleancës në rajonin e Arktikut.

Kjo lëvizje vjen pas tensioneve të fundit mes aleatëve të NATO-s, Danimarkës dhe Shteteve të Bashkuara, lidhur me të ardhmen politike të Grenlandës. Kur u përmend për herë të parë muajin e kaluar, disa diplomatë i thanë Radios Evropa e Lirë se një mision i mundshëm në Arktik mund të ishte një rrugëdalje nga një krizë në rritje.

Pas një takimi ndërmjet presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, muajin e kaluar në Davos të Zvicrës, u ra dakord që NATO-ja të luajë një rol më të madh rreth Grenlandës, për të zmbrapsur ndërhyrjet e mundshme kineze dhe ruse rreth ishullit dhe në Arktik në përgjithësi.

Gjatë një konference për media në Bruksel më 11 shkurt, Rutte tha se “për herë të parë do ta sjellim nën një komandë të vetme gjithçka që bëjmë në Arktik. Jo vetëm që do t’i shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet që kemi, por do të shohim edhe se cilat janë boshllëqet dhe do t’i mbushim ato”, duke shtuar se “këtë e bëjmë sepse kemi një ndjenjë të qartë se rusët dhe kinezët po bëhen gjithnjë e më aktivë atje”.

Në një komunikatë për media lidhur me nisjen e misionit, komandanti suprem i forcave aleate të NATO-s për Evropë, Alexus Grynkewich, tha se “Roja a Arktikut vë në pah përkushtimin e aleancës për të mbrojtur anëtarët e saj dhe për të ruajtur stabilitetin në një nga zonat që në aspektin strategjik janë më të rëndësishme dhe më sfiduese nga aspekti mjedisor në botë”, duke shtuar se misioni do të “shfrytëzojë fuqinë e NATO-s për të mbrojtur territorin tonë dhe për të siguruar që Arktiku dhe Veriu i Lartë të mbeten të sigurt”.

Deri më tani nuk janë publikuar detaje se sa shtete të NATO-s janë të përfshira në mision apo edhe për nivelin e trupave, edhe pse aleanca ushtarake perëndimore ka konfirmuar se misioni është “shumëdimensional”, që nënkupton se do të përfshijë ajrin, detin dhe tokën.

NATO ka bërë gjithashtu të ditur se stërvitja Qëndresa e Arktikut e Danimarkës, së bashku me 11 vende të tjera evropiane anëtare të NATO-s që po zhvillohet aktualisht në dhe përreth Grenlandës, si dhe stërvitja e ardhshme e titulluar Përgjigja e Akullt në veri të Norvegjisë dhe Finlandës, që përfshin 25.000 ushtarë, përfshirë trupa amerikane, do të jenë pjesë e misionit Roja e Arktikut.

Shtatë nga tetë vendet e quajtura “arktike” janë anëtare të NATO-s, me vetëm Rusinë që bën përjashtim.

me Rusinë si përjashtimin më të dukshëm. Dhe ndonëse aktualisht ujërat rreth Grenlandës nuk janë të mbushura me anije ruse dhe kineze, kjo mund të ndryshojë kur akulli i Detit Arktik shkrihet dhe hapen rrugë të reja detare.

Misioni Roja e Arktikut vjen pasi NATO ka formuar misione të ngjashme në vitin 2025 që janë ende në zhvillim e sipër në Detin Baltik – si përgjigje ndaj sabotimit të dyshuar rus të kabllove nënujore – dhe në krahun lindor të aleancës, pas inkursioneve me dronë rusë në Poloni në shtator të vitit të kaluar.

The Geopost

Tags: Danimarka Grenlanda SHBA

Continue Reading

Previous: Trump paralajmëron Iranin për pasoja “shumë traumatike” nëse dështon marrëveshja bërthamore
Next: Presidenti finlandez: Putin donte ta bënte Ukrainën ruse, ajo u bë evropiane

FT: Ekonomia ruse përballet me katastrofë financiare, Moska po manipulon statistikat ekonomike 2 min read
  • Botë
  • News

FT: Ekonomia ruse përballet me katastrofë financiare, Moska po manipulon statistikat ekonomike

The Geopost April 21, 2026
Britania në OKB: Rusia është agresorja, të ndalë sulmet dhe të ulet në negociata 3 min read
  • Botë

Britania në OKB: Rusia është agresorja, të ndalë sulmet dhe të ulet në negociata

The Geopost April 21, 2026
Kremlini kijon një formë të re propagande: Përmes Sputnik trajnon gazetarë të huaj për AI 2 min read
  • Botë

Kremlini kijon një formë të re propagande: Përmes Sputnik trajnon gazetarë të huaj për AI

The Geopost April 20, 2026
Lituania dhe Letonia bllokojnë rrugën e fluturimit të Ficos për në Paradën e Ditës së Fitores në Moskë 2 min read
  • Botë

Lituania dhe Letonia bllokojnë rrugën e fluturimit të Ficos për në Paradën e Ditës së Fitores në Moskë

The Geopost April 20, 2026
Torturë, rrahje, përdhunim: Sadizmi i një brigade artilerie ruse 8 min read
  • Botë

Torturë, rrahje, përdhunim: Sadizmi i një brigade artilerie ruse

The Geopost April 20, 2026
Trump: Pranoni marrëveshjen ose Shtetet e Bashkuara do të shkatërrojnë çdo central energjie dhe çdo urë në Iran 3 min read
  • Botë
  • News

Trump: Pranoni marrëveshjen ose Shtetet e Bashkuara do të shkatërrojnë çdo central energjie dhe çdo urë në Iran

The Geopost April 19, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.