Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • News

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia do ta zhvillojnë stërvitjen e parë të përbashkët ushtarake

The Geopost February 11, 2026 3 min read
Share the news

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia do të zhvillojnë këtë vit stërvitjen e parë të përbashkët trepalëshe, që do të jetë në përputhje me konceptin strategjik të NATO-s “dhe objektivave euroatlantike”.

Kështu ka thënë ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, pasi sot u zhvillua një takim trepalësh i shefave të mbrojtjes të tri shteteve, në kuadër të një deklarate që kanë arritur vitin e kaluar për fushën e mbrojtjes.

Takimi në Shqipëri kishte në fokus diskutimet për zgjerimin e bashkëpunimit përmes trajnimeve dhe ushtrimeve të përbashkëta, tha Forca e Sigurisë së Kosovës.

Përmes një njoftimi, Forca e Sigurisë së Kosovës tha se gjenerali Bashkim Jashari përfaqësoi Kosovën në këtë takim trepalësh, ku u diskutua për sfidat e sigurisë, thellimin e bashkëpunimit ushtarak, rritjen e ndërveprueshmërisë dhe avancimin e kapaciteteve të mbrojtjes në përputhje me standardet euroatlantike.

Shqipërinë në takim e përfaqësoi gjenerali Arben Kingji, ndërkaq Kroacinë gjenerali Tihomir Kundid.

“Takimi konfirmoi përkushtimin e përbashkët për paqe, stabilitet dhe siguri të qëndrueshme në rajon. Po ashtu, ky takim potencoi gatishmërinë për të zgjeruar bashkëpunimin përmes trajnimeve dhe ushtrimeve të përbashkëta, shkëmbimit të përvojave dhe koordinimit strategjik”, u tha në njoftim.

Ndërkaq, ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, e cilësoi si hap të rëndësishëm këtë takim, që është në kuadër të deklaratës trepalëshe për fushën e mbrojtjes.

“Më shumë bashkëpunim ushtarak, më shumë ndërveprueshmëri, më shumë gatishmëri operacionale”, shkroi Vengu në rrjetet sociale.

FSK-ja tha se kjo deklaratë për mbrojtjen përfaqëson një “shembull të partneritetit të fortë” dhe vizionit të përbashkët të tri shteteve për një rajon më të sigurt dhe më të qëndrueshëm.

Sipas deklaratës së fushës së mbrojtjes të arritur vitin e kaluar, janë katër fusha kryesore të bashkëpunimit, që përfshijnë promovimin e bashkëpunimit në fushën e aftësive mbrojtëse dhe industrisë mbrojtëse, rritjen e ndërveprueshmërisë përmes arsimit, trajnimit dhe ushtrimeve të përbashkëta, adresimin e kërcënimeve hibride dhe forcimin e qëndrueshmërisë, si dhe ofrimin e mbështetjes së vazhdueshme dhe të plotë për integrimin euroatlantik.

Ky pakt i mbrojtjes thotë se të tri shtetet do të bashkëpunojnë për të rritur sigurinë dhe stabilitetin në Evropën Juglindore.

Ministrat e Mbrojtjes të tri shteteve më herët gjatë shkurtit zhvilluan një takim ku biseduan për zbatimin e kësaj deklarate.

Deklarata për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, e nënshkruar në mars të vitit të kaluar u cilësua si “aleancë ushtarake dhe sulmuese kundër serbëve dhe Serbisë” nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Nënshkruesit e deklaratës thonë se ajo nuk është kundër askujt, as ndaj Serbisë, teksa ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, tha në fund të janarit të këtij viti se e ka ftuar Serbinë që të bëhet pjesë e këtij pakti, por Beogradi nuk i është përgjigjur kësaj ftese.

Kroacia dhe Shqipëria janë pjesë e aleancës ushtarake perëndimore të NATO-s, aty ku Kosova shpreson të anëtarësohet.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, veç tjerash, Prishtina, Tirana dhe Zagrebi parashohin të bëjnë blerje të përbashkëta të armatimit nga Shtetet e Bashkuara.

 

 

Tags: Kosova Kroacia Shqipëria

Continue Reading

Previous: Kongresmeni amerikan Kieth Self: Anëtarësimi i Kosovës në NATO është kyç për stabilitetin e Ballkanit
Next: Mësuesi nga Nishi ndëshkohet pasi mbulon grafitin “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”

“Shpresë dhe frikë”: Familjarët e të zhdukurve presin me ankth rezultatet e zhvarrimeve 7 min read
  • Ballkan
  • News

“Shpresë dhe frikë”: Familjarët e të zhdukurve presin me ankth rezultatet e zhvarrimeve

The Geopost August 31, 2026
Kërcënim i rëndë nga një kanal serb në Telegram: “Novi Pazari do të bëhet Vukovari i ri, Sjenica Srebrenica e dytë” 2 min read
  • Ballkan
  • News

Kërcënim i rëndë nga një kanal serb në Telegram: “Novi Pazari do të bëhet Vukovari i ri, Sjenica Srebrenica e dytë”

The Geopost August 30, 2026
Përleshje dhe gaz lotsjellës në Serbi, Demokratët Evropianë godasin Vuçiqin: Nuk është gati për zgjedhje të ndershme 2 min read
  • Ballkan
  • News

Përleshje dhe gaz lotsjellës në Serbi, Demokratët Evropianë godasin Vuçiqin: Nuk është gati për zgjedhje të ndershme

The Geopost August 30, 2026
Venezuela synon miliarda nga nafta: Marrëveshja me SHBA-në mbetet në fuqi për 25 vjet 2 min read
  • Botë
  • News

Venezuela synon miliarda nga nafta: Marrëveshja me SHBA-në mbetet në fuqi për 25 vjet

The Geopost August 30, 2026
Avokati nga Beogradi në shënjestër të Ministrisë së Brendshme të Serbisë: Arsyeja është lidhja midis Vuçiqit dhe Sarajevo Safari? 2 min read
  • Ballkan
  • News

Avokati nga Beogradi në shënjestër të Ministrisë së Brendshme të Serbisë: Arsyeja është lidhja midis Vuçiqit dhe Sarajevo Safari?

The Geopost August 30, 2026
Kush është i vetmi politikan në botë që shprehu ngushëllime për vdekjen e kriminelit të luftës Ratko Mladiq? 6 min read
  • Ballkan
  • News

Kush është i vetmi politikan në botë që shprehu ngushëllime për vdekjen e kriminelit të luftës Ratko Mladiq?

The Geopost August 30, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.