Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • News

Rektori i Universitetit të Beogradit kritikon ashpër regjimin e Vuçiqit: Asnjë qeveri s’ka qenë kaq armiqësore

The Geopost January 31, 2026 3 min read
Share the news

Edhe pse studentët që protestojnë kundër regjimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për më shumë se një vit ende nuk kanë shpallur asnjë emër nga lista e mundshme për zgjedhjet parlamentare, të cilat Vuçiq pretendon se do të mbahen këtë vit, në opinionin publik gjithnjë e më shumë përmendet emri i rektorit të Universitetit të Beogradit, Vladan Gjokiq, si figura kryesore akademike dhe politike që mund të dalë hapur kundër pushtetit aktual.

Vëmendje e veçantë u kushtua fjalimit të Gjokiqit në protestën studentore “Fuqia është në Dituri”, e mbajtur më 27 janar në Beograd. Fjalimi u vlerësua si më i drejtpërdrejtë dhe më i ashpër se çdo paraqitje e tij e mëparshme publike, duke shënuar një kthesë të qartë në qëndrimin e tij ndaj autoriteteve.

Në fjalën e tij, rektori i Universitetit të Beogradit theksoi se, historikisht, “asnjë qeveri, si kjo e sotmja, nuk i ka trajtuar anëtarët e komunitetit akademik në një mënyrë kaq armiqësore, hakmarrëse dhe keqdashëse, vetëm sepse komuniteti akademik nuk pranoi të heshtë”.

Sipas tij, autoritetet po sulmojnë drejtpërdrejt universitetet, duke përdorur, siç u shpreh ai, “ligësi dhe perversitet”.

Gjokiq deklaroi se në shënjestër janë vënë dy kategoritë më të vlefshme të shoqërisë: të rinjtë dhe të arsimuarit.

“Ata po i shqetësojnë më të rinjtë dhe më të arsimuarit sepse nuk duan të heshtin, sepse duan të qëndrojnë në këtë vend dhe të jetojnë një jetë normale”, tha ai para mijëra protestuesve.

Rektori akuzoi pushtetin se po përdor forma të ndryshme presioni për të shtypur rezistencën akademike dhe studentore, përfshirë presionin fizik, financiar, mediatik dhe administrativ.

Si shembuj konkretë, ai përmendi bastisjen e policisë dhe xhandarmërisë në kampusin e Universitetit të Novi Sadit, përdorimin e tepruar të forcës, arrestimin dhe rrahjen e studentëve dhe profesorëve para ndërtesave të fakulteteve, si dhe miratimin e rregulloreve që kufizojnë punën kërkimore shkencore të profesorëve universitarë.

Gjokiq foli gjithashtu për shënjestrimin sistematik të studentëve dhe profesorëve nga mediat pro-qeveritare dhe nga përfaqësues të lartë të autoriteteve shtetërore, duke e cilësuar këtë si një përpjekje për frikësim dhe delegjitimim të universiteteve.

“Në vend të frikës, ne i përgjigjemi gjithë forcës dhe arrogancës së këtij regjimi me gjithë fuqinë e arsimit”, deklaroi ai, duke marrë duartrokitje të forta nga të pranishmit.

Sipas rektorit të Universitetit të Beogradit, një shoqëri e fortë dhe e suksesshme nuk mund të ekzistojë pa një sistem të fortë arsimor dhe institucione që mbrojnë të gjithë qytetarët, e jo vetëm të privilegjuarit.

Ai theksoi se investimi në arsimin e lartë është thelbësor për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të çdo vendi dhe se nevoja për ndryshim është tashmë e qartë.

Gjokiq u bëri thirrje institucioneve kompetente të respektojnë dhe garantojnë autonominë ligjore të universiteteve, duke theksuar se kushtetuta, të drejtat e njeriut dhe arritjet themelore të qytetërimit nuk duhet të shkelen në hapësirën publike dhe mediatike.

Në fund të fjalimit, ai dërgoi një mesazh të drejtpërdrejtë për qeverinë aktuale dhe çdo qeveri të ardhshme: “Nuk është në keqdashje, ka fuqi në dije”.

The Geo Post

Tags: Aleksandar Vuçiq Protesta e studentëve Serbia Vladan Gjokiq

Continue Reading

Previous: Ukraina në Bashkimin Evropian në 2027?
Next: Bisedimet SHBA–Iran në Oman “pozitive”, por pa garanci kundër një përshkallëzimi ushtarak

Një raund i ri bisedimesh për paqe mund të zhvillohet në fillim të tetorit – thotë Budanov i Ukrainës 2 min read
  • Botë
  • News

Një raund i ri bisedimesh për paqe mund të zhvillohet në fillim të tetorit – thotë Budanov i Ukrainës

The Geopost September 13, 2026
Zelensky i gatshëm për takim me Putinin në samitin e G20-ës në Miami 2 min read
  • Botë
  • News

Zelensky i gatshëm për takim me Putinin në samitin e G20-ës në Miami

The Geopost September 13, 2026
Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë shumë shpejt 2 min read
  • Botë
  • News

Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë shumë shpejt

The Geopost September 13, 2026
Ukraina i dorëzon SHBA-së një listë me “nevoja ushtarake”, përfshirë kërkesat për mbrojtjen ajrore 2 min read
  • Botë
  • News

Ukraina i dorëzon SHBA-së një listë me “nevoja ushtarake”, përfshirë kërkesat për mbrojtjen ajrore

The Geopost September 12, 2026
“Marshi për Liri” mbush sheshet në Prishtinë në prag të verdiktit të Gjykatës Speciale 4 min read
  • Ballkan
  • News

“Marshi për Liri” mbush sheshet në Prishtinë në prag të verdiktit të Gjykatës Speciale

The Geopost September 12, 2026
Studentë iranianë kthehen nga Rusia me njohuri mbase vdekjeprurëse rreth dronëve dhe IA-së 10 min read
  • Botë
  • News

Studentë iranianë kthehen nga Rusia me njohuri mbase vdekjeprurëse rreth dronëve dhe IA-së

The Geopost September 12, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.