Rreth 600 irakianë të bllokuar prej javësh në kufirin Bjellorusi-Poloni janë kthyer në shtëpi, raportojnë mediat lokale. Qindra irakianë, shumica kurdë, u kthyen në shtëpi javën e kaluar me fluturimin e parë të riatdhesimit nga Bjellorusia, ku mijëra emigrantë kanë kampuar në temperatura të ulta gjatë një përplasjeje midis Bjellorusisë dhe Bashkimit Evropian, raporton Radio Evropa e Lirë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme irakiane, Ahmad al-Sahaf tha se 617 qytetarë po riatdhesoheshin vullnetarisht në dy fluturime të “Iraqi Airëays” nga kryeqyteti i Bjellorusisë, Minsk. Të dy avionët u ulën më vonë, më 26 nëntor, në Irbil, kryeqytetin e rajonit autonom kurd.
BE-ja akuzon burrin e fortë bjellorus, Aleksandër Lukashenko (Alyaksandr Lukashenka) se ka bartur emigrantë, kryesisht nga Lindja e Mesme dhe i ka dërguar në kufijtë e shteteve anëtare si Polonia, Letonia dhe Lituania për t’u hakmarrë ndaj sanksioneve që blloku vendosi për një goditje gjithëpërfshirëse pas zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale të vitit të kaluar.
Brukseli ka akuzuar Minskun për një “qasje çnjerëzore, të stilit gangster” ndaj krizës në kufi, ku të paktën 11 emigrantë kanë vdekur në muajt e fundit.
Si përgjigje, Polonia ka forcuar kufirin e saj për të parandaluar një shtimi të valës së emigrantëve, duke kërkuar t’i largojë ata me një politikë që është kritikuar nga grupet e të drejtave të njeriut.
Varshava thotë se grupet e emigrantëve vazhdojnë të kalojnë ilegalisht kufirin nga Bjellorusia dhe ka paralajmëruar se do të veprojë kundër interpretimit të lëvizjeve të fundit që janë bërë nga Minsku, për riatdhesimin e disa prej emigrantëve, që do të çonte në ri-përshkallëzim të krizës në kufirin lindor të BE-së.
Ndërkohë, BE po përgatit një paketë të pestë sanksionesh kundër Bjellorusisë për ngritjen e një “sulmi hibrid” duke përdorur emigrantë kundër bllokut. Poashtu, BE ka qenë në kontakt me Irakun dhe vendet e tjera për riatdhesimin e emigrantëve.

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete
Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit
Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës
Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan