Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Aktakuzë ndaj 21 personave për masakrën e Reçakut, Prokuroria kërkon gjykim në mungesë

The Geopost December 30, 2025 2 min read
Share the news

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 21 personave për veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, lidhur me masakrën e kryer më 15 janar 1999 në fshatin Reçak të Komunës së Shtimes. Prokuroria ka propozuar që procesi gjyqësor të zhvillohet në mungesë të të akuzuarve.

Sipas aktakuzës, të pandehurit akuzohen se, gjatë një operacioni të forcave policore dhe ushtarake serbe, kanë vrarë 42 civilë shqiptarë.

Ata dyshohet se kanë vepruar në bashkëkryerje gjatë viteve 1998–1999, si pjesëtarë të Ushtrisë së ish-Jugosllavisë, konkretisht Brigadës së Mekanizuar 243 të Armatës së Tretë, e njohur si Korpusi i Prishtinës, si dhe si pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se, përveç vrasjeve, të akuzuarit kanë kryer edhe trajtim çnjerëzor ndaj civilëve, shkatërrim të pasurisë, dëbim masiv dhe spastrim etnik të popullsisë civile shqiptare.

Sipas hetimeve, forcat serbe fillimisht e kanë rrethuar fshatin Reçak nga disa zona përreth dhe më pas kanë ndërhyrë në fshat, duke hyrë shtëpi më shtëpi.

Civilët janë ndarë nga njëri-tjetri, ndërsa burrat e ndaluar janë ekzekutuar. Prokuroria thekson gjithashtu se civilët janë keqtrajtuar gjatë operacionit.

Si pasojë e këtyre veprimeve, sipas Prokurorisë Speciale, rreth 20 mijë civilë nga Reçaku dhe fshatrat përreth, përfshirë Topillën, Petrovën, Kraishtin, Mullapolcin dhe Dremjakun, janë dëbuar nga shtëpitë e tyre.

Prokuroria ka kërkuar që gjykimi të mbahet në mungesë, me arsyetimin se të pandehurit ndodhen jashtë territorit të Kosovës dhe janë të paarritshëm për organet e drejtësisë./TheGeoPost.

Tags: Aktakuzë Masakra e Reçakut Serbia

Continue Reading

Previous: Daçiq dhe nipi i Millosheviqit këndojnë këngë nacionaliste në festën e SPS-së
Next: Emërimi kontrovers i Marko Kriçakut në krye të Policisë Kriminalistike: Shpërblim për lojalitet ndaj regjimit të Vuçiq

Stradner: Rusia po i jep Vuçiqit “paketën për mbijetesën e regjimit”, intelegjenca ruse do të ndërhyjë në zgjedhjet në Serbi 2 min read
  • Ballkan

Stradner: Rusia po i jep Vuçiqit “paketën për mbijetesën e regjimit”, intelegjenca ruse do të ndërhyjë në zgjedhjet në Serbi

The Geopost September 13, 2026
Nga “shfajësim” te “dënim i rëndë”: Si po manipulon Vuçiqi me deklaratat për aktgjykimin e ish-krerëve të UÇK-së 3 min read
  • Ballkan

Nga “shfajësim” te “dënim i rëndë”: Si po manipulon Vuçiqi me deklaratat për aktgjykimin e ish-krerëve të UÇK-së

The Geopost September 12, 2026
“Marshi për Liri” mbush sheshet në Prishtinë në prag të verdiktit të Gjykatës Speciale 4 min read
  • Ballkan
  • News

“Marshi për Liri” mbush sheshet në Prishtinë në prag të verdiktit të Gjykatës Speciale

The Geopost September 12, 2026
25 vjet pas 11 Shtatorit, Kosova në solidaritet me popullin amerikan 3 min read
  • Ballkan
  • News

25 vjet pas 11 Shtatorit, Kosova në solidaritet me popullin amerikan

The Geopost September 12, 2026
Eksperti gjerman: Serbia mbetet faktori kryesor destabilizues në Ballkan, Vuçiq përdor nacionalizmin për pushtet 6 min read
  • Ballkan

Eksperti gjerman: Serbia mbetet faktori kryesor destabilizues në Ballkan, Vuçiq përdor nacionalizmin për pushtet

The Geopost September 11, 2026
Spiunë kundër popullit: BIA në fushatën zgjedhore si instrument i Vuçiqit 4 min read
  • Ballkan

Spiunë kundër popullit: BIA në fushatën zgjedhore si instrument i Vuçiqit

The Geopost September 11, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.