Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, në mënyrën e tij diktatoriale, më 18 dhjetor, gjatë shënimit të Ditës së Njësitë Speciale Antiterroriste (SAJ) në bazën e Batajnicës, përsëri tregoi se për të Kushtetuta, ligjet dhe ndarja e pushteteve nuk kanë asnjë kuptim.
Vuçiq, i cili sipas Kushtetutës nuk ka asnjë kompetencë mbi Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), e aq më pak mbi SAJ-në, shfaqet, mban ligjërata dhe, si zakonisht, gënjen.
Dekreti për njësitë speciale dhe të veçanta të policisë thotë se “me urdhër të drejtorit të policisë, pas marrjes së pëlqimit paraprak të ministrit të Punëve të Brendshme, SAJ-i merr pjesë edhe në kryerjen e punëve të tjera policore dhe të brendshme, të cilat, për shkak të specifikës, kompleksitetit ose rrezikut të lartë, njësitë e tjera organizative të MPB-së nuk janë në gjendje t’i kryejnë vetë“. Presidenti i shtetit, që ka vetëm kompetenca protokollare, askund nuk përmendet.
Në shënimin e Ditës së SAJ-it nuk ishte as kryeministri Djuro Macut, i cili, sipas ligjit, do të duhej të kishte kompetenca mbi MPB-në. Kur Vuçiq ishte kryeministër i Serbisë, ai vinte në shënimin e Ditës së SAJ-it, por këtë nuk e bëri presidenti Tomislav Nikoliq, sepse respektonte ligjin, raporton Nova.
Pastaj Vuçiq ngatërrohet në gënjeshtrat e veta, sepse, sipas shkrimit të gazetës Politika, tha se shteti është më i vjetër dhe më i madh se çdo politikë ditore. Me këtë ai ka shkelur jo vetëm Kushtetutën, por edhe një sërë ligjesh, sepse kush është ai që e fton komandantin e SAJ-it, vallë a ka ky i fundit shefin e vet ligjor, por guxon dhe e fton pa dijeninë e komandantit.
A do të thotë kjo se gradualisht po e kthen këtë njësi elitare, të themeluar më 1978, në një falangë partiake, ku nuk i beson komandantit, por ka „njerëzit e vet të besueshëm“? A është emërimi i Igor Zhmiriqit për komandant, person që dikur u nxorr nga SAJ-i, provë e këtij veprimi? Kur një herë largohesh nga një njësi elitare e tillë, kthim nuk ka, pavarësisht arsyes: qoftë lëndim, qoftë dëmtim i figurës morale të anëtarit, qoftë mosplotësim i kritereve fizike.
Emërimi i Zhmiriqit për komandant pati jehonë negative brenda njësisë, pritej që në atë post të vinte zëvendësi Vladan Mirkoviq. Por jo, sepse Vuçiqit dhe bashkëpunëtorëve të tij qartazi u duhet të kenë njeriun e tyre në krye të njësisë. Dhe Zhmiriq u „veçua“ në aksionet e rrahjes së pjesëmarrësve në protestat studentore, gjë që është dokumentuar me video dhe foto.
Spasoje Vuleviqin të cilin tani e lëvdon si profesionist, Vuçiq iu hakmor ngase i kundërvu urdhrit të paligjshëm për nxjerrjen e njësisë në rrugë. I diplomuar në Gjimnazin Ushtarak, pastaj në Akademinë Ushtarake, plus kurs shtesë për polici.
Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq dhe drejtori i policisë Dragan Vasiljeviq, në bazën e SAJ-it, me qetësi shikojnë këtë “tërbim të Vuçiqit mbi ligjet dhe Kushtetutën”./TheGeoPost.

Vuçiq vazhdon me pretendime për Kosovën: S’kemi qëllim të përdorim armë për “atë që i përket Serbisë”
Shqipëria dhe Kroacia thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje, hedhin poshtë pretendimet e Serbisë
Narrativat ruse dhe ndikimi në Serbi: Mesazhe që nxisin mosbesim ndaj BE-së
Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për të akuzuarit në rastin Banjska
Në Prishtinë u mbajt konferenca “Demokracitë rezistente në epokën e informacionit”
Konjufca: Dezinformimi kërcënon stabilitetin demokratik, Kosova përballet me fushata nga Rusia dhe Serbia