Një dron me origjinë të panjohur është gjetur në Turqi, pak më pak se një ditë pas rrëzimit të një tjetër mjeti ajror pa pilot, të dyshuar si rus, në veriperëndim të vendit, raporton media turke të shtunën.
Sipas rrjeteve televizive të pavarura dhe gazetës Cumhuriyet, droni u gjet në një fushë të zbrazët pranë qytetit Balikesir, rreth tre orë në jugperëndim të Stambollit.
Autoritetet turke ende nuk kanë dhënë një reagim zyrtar, por transmetuesit Halk TV dhe Haberturk raportuan se droni është transportuar në Ankara për analiza të mëtejshme.
Disa media, duke cituar fermerët vendas, shkruajnë se përplasja mund të ketë ndodhur disa ditë më parë.
Ky është incidenti i tretë i këtij lloji që nga e hëna, në një kohë kur Turqia ka paralajmëruar Rusinë dhe Ukrainën për të mos lejuar që konflikti i tyre të përhapej jashtë kufijve të tyre.
Autoritetet turke kanë drejtuar dyshimet ndaj Rusisë për një dron të zbuluar të premten pranë qytetit Izmit, rreth 30 kilometra në jug të Detit të Zi. Ky mjet ajror dyshohet se ka kryer sulme ndaj anijeve në javët e fundit.
Ministria e Brendshme turke, e cila ka hapur një hetim, deklaroi se droni “besohet të jetë i tipit Orlan-10, i prodhuar në Rusi dhe i përdorur për qëllime zbulimi dhe mbikëqyrjeje, sipas gjetjeve fillestare”.
Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka paralajmëruar se Deti i Zi mund të shndërrohet në një “zonë konfrontimi” midis Rusisë dhe Ukrainës, të cilat ndodhen në brigjet e kundërta të këtij pellgu me Turqinë./TheGeoPost.

Mladiqi vdiq, por ideologjia e tij mbeti gjallë – gazetari britanik me analizë për Serbinë
Presidenti i Finlandës: Rusia nuk do të rrezikonte të sulmonte NATO-n, aleancën më të fortë në botë
Venezuela synon miliarda nga nafta: Marrëveshja me SHBA-në mbetet në fuqi për 25 vjet
Bild dhe The Telegraph shkruajnë për skenarë të mundshëm të një sulmi rus ndaj NATO-s
Çështjet që mund të përcaktojnë se çfarë do të ndodhë në luftën në Iran
SHBA-të dhe Venezuela nënshkruajnë një marrëveshje historike për naftën