Shërbimet e sigurisë ushtarake dhe Agjencia e Inteligjencës së Serbisë (BIA) i kanë dorëzuar Presidentit të Republikës së Serbisë një raport lidhur me vdekjen e dyshimtë të Radomir Kurtiq, përfaqësues i kompanisë shtetërore serbe Jugoimport SDPR në Moskë.
Sipas raportit, Kurtiq ka ndërruar jetë më 17 nëntor 2025, në një rrugë në Moskë.
Autoritetet serbe kanë bërë të ditur se deri më tani kanë pritur raportet mjeko-ligjore nga autoritetet ruse, por këto ende nuk u janë dorëzuar.
Radomir Kurtiq ndodhej në Moskë në kuadër të mandatit të tij të dytë si përfaqësues i Jugoimport SDPR. (Jugoimport SDPR është një ndërmarrje shtetërore e Serbisë që vepron kryesisht në industrinë e mbrojtjes dhe armëve).
Një komision i kësaj kompanie, pas vdekjes së tij, ka vizituar zyrat e përfaqësisë në Moskë, ku është konstatuar mungesa e një numri të madh dokumentesh, si dhe e disqeve të forta nga kompjuterët.
Autoritetet serbe po kërkojnë sqarime zyrtare nga pala ruse, pasi, sipas tyre, organet hetuese të Rusisë nuk kanë dhënë asnjë informacion zyrtar për rastin as për Ambasadën e Serbisë në Moskë, as për zyrën përfaqësuese të Jugoimport SDPR dhe as për shërbimet e sigurisë në Serbi.
Vuçiq gjatë një takimi me përfaqësuesit e shërbimeve të sigurisë dhe të Jugoimport SDPR, ka deklaruar se nuk duhet të fajësohet askush pa prova të forta, por ka theksuar se Serbia kërkon të gjitha informacionet e nevojshme nga autoritetet shtetërore dhe të sigurisë së Federatës Ruse lidhur me këtë rast, raporton N1.

BE-ja drejt ndryshimit historik: 11 vende kërkojnë t’i jepet fund vetos “obstruktive” në politikën e jashtme
Vizita e shefit të CIA-s në Moskë dhe dështimi i diplomacisë sekrete të Kremlinit
Evropianët kundërshtojnë rikthimin e Rusisë në G20 – refuzuan të bënin foto me ministrin Anton Siluanov
Eurodeputeti polak paralajmëron për kërcënimin rus: Nuk po përballemi më vetëm me luftë hibride
Trump: SHBA-ja do ta godasë ashpër Iranin
Polonia nis hetim për terrorizëm pas zjarrit në fabrikën e prodhimit të dronëve