Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • Lajme

Estonia gati për t’u mbrojtur që nga momenti i parë i ndonjë agresioni rus

The Geopost December 17, 2025 2 min read
Share the news

Estonia ka adoptuar një qasje të re dhe më vendimtare ndaj sigurisë kombëtare, duke u përgatitur për t’u mbrojtur që nga momenti i parë i çdo konflikti të mundshëm dhe me objektivin për të fituar, jo thjesht për të mbijetuar.

Në një intervistë për Defence24, gjeneralmajori në pension Veiko-Vello Palm thekson se mjedisi i sigurisë në Evropë ka ndryshuar rrënjësisht pas agresionit rus ndaj Ukrainës, duke e detyruar Estoninë dhe vendet e tjera të NATO-s të rishikojnë doktrinën e tyre mbrojtëse.

Sipas Palm, strategjia e Estonisë bazohet në konceptin e “parandalimit përmes mohimit”, që nënkupton aftësinë për ta ndalur agresorin që në fazat e para të konfliktit, duke mos i lënë hapësirë për fitime territoriale apo avantazh strategjik.

Mësime nga lufta në Ukrainë

Lufta në Ukrainë ka treguar se teknologjia e avancuar nuk mjafton. Palm thekson se lufta moderne me intensitet të lartë kërkon masa të mëdha forcash, rezistencë afatgjatë, mobilizim të shpejtë dhe përfshirje të rezervave, si dhe një shoqëri të përgatitur për krizë.

“Qëllimi nuk është të fitohet kohë duke u tërhequr, por të luftohet që në fillim,” nënvizon ai.

Modeli estonez i mbrojtjes përfshin jo vetëm forcat e armatosura, por edhe institucionet civile, autoritetet lokale, infrastrukturën kritike dhe vullnetarët, duke krijuar një sistem të ashtuquajtur “mbrojtje totale”.

Estonia po ashtu mbështetet fuqishëm në bashkëpunimin me aleatët e NATO-s dhe vendet e rajonit, veçanërisht shtetet baltike dhe Poloninë, për të garantuar një përgjigje të koordinuar dhe të menjëhershme në rast kërcënimi.

Rusia mbetet kërcënim afatgjatë

Sipas Palm, pavarësisht zhvillimeve në Ukrainë, Rusia mbetet një kërcënim i vazhdueshëm për sigurinë evropiane për shkak të kulturës së saj strategjike dhe përdorimit të forcës si mjet politik.

“Për këtë arsye, përgatitja për luftë është mënyra më e mirë për ta parandaluar atë,” përfundon ai./TheGeopost.

Tags: Estonia Rusia

Continue Reading

Previous: Si u vra në Moskë përfaqësuesi serb i industrisë së armëve
Next: Polonia do të fillojë prodhimin e minave për t’i vendosur përgjatë kufirit lindor

Shtohet presioni gjerman pas deklaratës skandaloze për Kosovën të ministres serbe 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Shtohet presioni gjerman pas deklaratës skandaloze për Kosovën të ministres serbe

The Geopost July 17, 2026
“E turpshme”, raportuesi i PE-së i reagon ashpër Paunoviqit 2 min read
  • Botë
  • News

“E turpshme”, raportuesi i PE-së i reagon ashpër Paunoviqit

The Geopost July 17, 2026
Mbretëria e Bashkuar do të ndihmojë në financimin e programit Gripen për Ukrainën 2 min read
  • Botë
  • News

Mbretëria e Bashkuar do të ndihmojë në financimin e programit Gripen për Ukrainën

The Geopost July 17, 2026
Turqia zgjeron industrinë e mbrojtjes 1 min read
  • Botë
  • News

Turqia zgjeron industrinë e mbrojtjes

The Geopost July 17, 2026
Mesazhi i Evropës për Rusinë: ESA hap qendrën e re strategjike të sigurisë në Poloni 3 min read
  • Botë
  • News

Mesazhi i Evropës për Rusinë: ESA hap qendrën e re strategjike të sigurisë në Poloni

The Geopost July 17, 2026
Dy fytyrat e Vuçiqit në Kiev: Serbia e vetmja që refuzoi të nënshkruajë deklaratën për Ukrainën 2 min read
  • Botë

Dy fytyrat e Vuçiqit në Kiev: Serbia e vetmja që refuzoi të nënshkruajë deklaratën për Ukrainën

The Geopost July 16, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.